Connect with Us

Zbardhen detaje të reja nga atentati në Peqin/ Autorët, pjesë e grupit të strukturuar kriminal, ku po heton policia

Kronika

Zbardhen detaje të reja nga atentati në Peqin/ Autorët, pjesë e grupit të strukturuar kriminal, ku po heton policia

Publikuar

-

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e  mbrëmjes së djeshme në Peqin, ku mbeti i vrarë Andi Zylyfi. Krimet e Rënda kanë nisur tashmë një hetim për ngjarjen e rëndë, ku po hetojnë për lidhje të viktimës, apo edhe të Ardit Uruçit, i cili mbeti i plagosur në atentatin e mbrëmshëm. Andi Zylyfi kishte vetëm një ditë që ishte kthyer në Shqipëri.

Ai u ekzekutuar me breshëri kallashnikovi, ndërsa shoku i tij mbeti i plagosur. Sipas ‘BW’ policia ka identifikuar llojin e automjetit të përdorur nga autorët e vrasjes pas sekuestrimit të pamjeve filmike të kamerave të bizneseve të zonës ku u krye atentati.

LEXO EDHE:  Policia favorizon mediat klienteliste

Viktimës Zylyfi rreth një vit më parë iu ekzekutua në të njëjtat rrethana djali i hallës dhe dy miqtë e tij pothuajse në të njëjtën orë po me kallashnikov. Mënyra e organizimit dhe e ekzekutimit të 23-vjeçarit Zylyfi shumë e ngjashme me ngjarjen e fundvitit të kaluar te Rrethrrotullimi i Bradasheshit ku u ekzekutuan tre persona.

Atentatorët dyshohet se janë pjesë e një grupi mjaft të strukturuar kriminal me aktivitet tē fuqishëm të paligjshëm kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës. Ekzekutimet e viteve të fundit të kryera në Elbasan lidhen me larjen e hesapeve mes grupeve kriminale.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë në Itali/ Shoferi i dehur merr përpara grupin e turistëve

Publikuar

-

Nga

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur rëndë sipasojë e një aksidenti që ndodhi gjatë natës në Lutago të Italisë.

Sipas mediave vendase, mësohet se një makinë që po lëvizte me shpejtësi të lartë goditi një grup turistash gjerman që po ecnin buzë rrugës.

Makina drejtohej nga një 28-vjeçar i cili, pas kontrollit ka rezultur se kishte konsumuar sasi të madhe alkooli.

LEXO EDHE:  Shpërndanin kokainë në Tiranë/ Në pranga katër persona

LEXO EDHE:  Lezhe, policia asgjeson 120 rrenje kanabis ne fshatin Ungrej

Nga 11 të plagosurit, tre janë në gjendje të rëndë, mes tyre një grua. Kjo e fundit u transportua me helikopter natën drejt klinikës universitare të Innsbruck, Austri shkruajnë mediat vendase./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosën me thikë dy vëllezër/ Një i arrestuar, dy të tjerë në kërkim

Publikuar

-

Nga

Plagosin me thikë dy vëllezër, arrestohet një nga autorët e dyshuar të ngjarjes dhe dy të tjerë shpallen në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
A.N., 28 vjeç, banues në fshatin Shelli, Njësia Administrative Macukull, Bashkia Mat.
Si dhe bënë shpalljen në kërkim policor të shtetasve:
L. L., 26 vjeç dhe Xh. M, 24 vjeç, të dy banues në Burrel.

Ky shtetas në bashkëpunim me dy shtetasit e shpallur në kërkim, pas një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Kuvendi i Dukagjinit”, lagjia “Partizani”, Burrel, kanë plagosur me thikë dy vëllezërit A.Sh., 25 vjeç dhe A.Sh., 22 vjeç, banues në Burrel, të cilët ndodhen në Spital jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Policia sulmoi me shkelma të ndaluarit?/Sqarohet zyrtarisht e vërteta e asaj që ndodhi në Durrës

LEXO EDHE:  Trafiku i drogës/ Arrestohet një shtetas italian

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit për konfliktin që po ndodhte, kanë ndërhyrë menjëherë duke neutralizuar përshkallëzimin e mëtejshëm të konflikit, ku dy prej autorëve kanë mundur të largohen por janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për ndjekje të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kapen me 37 doza lëndë narkotike gati për shitje/ Arrestohen dy vëllezër

Publikuar

-

Nga

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin Lezhë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se dy vëllezër shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla, kanë ushtruar kontroll ndaj tyrë në lagjen “Besëlidhja” Lezhë.

Si rezultat i kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në 37 doza të vogla, gati për shitje si dhe një sasi lekësh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

LEXO EDHE:  Dhunë në protestë/ Policia i “tërheq veshin” Gazmend Bardhit

LEXO EDHE:  Tentoi të përdhunonte turisten/ Autorit i vihen prangat

Në vijim të veprimeve Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve: K.Gj., 20 vjeç dhe E.Gj., 22 vjeç, banues në Lezhë
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë në ngarkim të tyre për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./CNA.al

LEXO TE PLOTE