Connect with Us

Vogëlushja 5-vjeçare shet kakao dhe biskota në rrugë/ Mbledh para për nxënësit e varfër

Bota

Vogëlushja 5-vjeçare shet kakao dhe biskota në rrugë/ Mbledh para për nxënësit e varfër

Publikuar

-

Katelynn Hardee është një vajzë 5-vjeçare nga Kalifornia e cila shet në rrugë biskota dhe kakao të nxehtë, për të fituar para dhe për të paguar ushqimin në shkollë për nxënësit që nuk kanë mundësi ekonomike.

Një ditë vogëlushja kishte dëgjuar nënën e një fëmije në shkollë, e cila thonte se i paguante shpenzimet me shumë vështirësi. Pas kësaj vogëlushja kishte shkuar në shtëpi dhe i kishte treguar gjithçka mamasë.

“Ajo është shumë kureshtare. Dhe kështu ajo filloi të më bënte një mori pyetjesh dhe unë u përpoqa t’i përgjigjesha sa më mirë që të mundja për një pesë-vjeçare dhe thjesht i shpjegova asaj që disa njerëz nuk janë aq me fat sa ne”, tregoi Karina Hardee, nëna e Katelynn.

LEXO EDHE:  Sipas shenjës suaj të horoskopit/ Sa kursimtar dhe ‘armik’ i parasë jeni

5-vjeçarja vendosi t’i ndihmonte këta nxënës në klasën e saj në Shkollën Fillore Breeze Hill. Nëna e saj tha se vogëlushja u ul në një rrugë për tre orë dhe shiti të gjitha biskotat dhe kakaon e nxehtë

“Unë lashë vetëm një shënim duke thënë që vajza ime po shiste kakao të nxehtë gjatë fundjavës për të mbledhur fonde për personat që nuk kanë mundësi ekonomike”, tregoi Karina, raporton “Kron 4”.

Me paratë e mbledhura, Katelynn pagoi drekën për 123 nxënës, ndërsa po shikon si ta zgjerojë këtë veprimtari bamirësie.

Këtë javë, vogëlushja u nderua nga shkolla e saj edhe me një çmim për aktin e saj të bujarisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Koronavirusi/ Koreja e Veriut ekzekuton zyrtarin që shmangu karantinën

Publikuar

-

Nga

Zyrtarët e Koresë së Veriut kanë ekzekutuar një zyrtar të lartë të tregtisë, i cili dyshohej se kishte koronavirus për shkak se ai ka shkuar në VC publike ndërsa do të duhej të ishte në karantinë.

Zyrtarët e Koresë së Veriut kanë arrestuar dhe menjëherë e kanë ekzekutuar atë, për shkak të frikës së shpërndarjes së koronavirusit, raporton dailymail.

Zyrtarët shtetërorë së fundi kanë vendosur në vende të izoluara të gjithë ata që kanë vizituar Kinën apo që kanë pasur kontakte me njerëz nga Kina.

LEXO EDHE:  Franca në ndihmë të Shqipërisë/ Macron: Po dërgojmë menjëherë ekipet tona të shpëtimit

LEXO EDHE:  Sipas shenjës suaj të horoskopit/ Sa kursimtar dhe ‘armik’ i parasë jeni

Lideri suprem Kim Jong-un ka vendosur që të përdor “ligjin ushtarak”, pra për të ekzekutuar menjëherë, çdo këndë që largohet nga vendi i izoluar pa leje.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Të shtëna me armë zjarri/ Plagosen dy persona

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, një person është arrestuar lidhur me ngjarjen, ndërsa po punohet për kapjen e personave të tjerë.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa dy të plagosurit po marrin trajtimin e nevojshëm mjeksorë në spital.

“Rreth orës 17:00 kemi marrë informatën se në lagjen Kolovicë në Prishtinë ka pas të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Në këtë rast nga arma e zjarrit janë plagosur dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

LEXO EDHE:  Si një furçë e fortë dhe asgjë tjetër mund të na ndihmojë në luftën kundër celulitit

LEXO EDHE:  Si një furçë e fortë dhe asgjë tjetër mund të na ndihmojë në luftën kundër celulitit

Lidhur me këtë rast Policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka konfiskuar armën që dyshohet të jetë përdorur në rast. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rast”, është shprehur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Dy javë pas Brexit/ Ishujt Kajman futen në listën e zezë të BE

Publikuar

-

Nga

Në kohën kur Britania e Madhe po bën rreth dy javë që ka dalë nga Bashkimi Europian, Ishujt Kajman do të futen në listën e zezë të BE për parajsat fiskale.

Sipas mediave britanike, ky vendim do të firmoset për të hyrë në fuqi javën e ardhshme. Vendimi u mor si një masë për të pakësuar humbjet nga evazioni fiskal, që në vit llogaritet të jenë rreth 608 miliardë euro.

Ishujt Kajman nuk ishin llogaritur deri më tani në listën e zezë të BE, pasi janë pjesë e territorit të Britanisë së Madhe dhe ligji nuk përfshin vendet anëtare.

LEXO EDHE:  Franca në ndihmë të Shqipërisë/ Macron: Po dërgojmë menjëherë ekipet tona të shpëtimit

LEXO EDHE:  50 Cent i rrethuar me para (FOTO)

Në këtë listë përfshihen edhe Ishujt Fixhi, Omani, Samoa, Trinidad dhe Tobago, Vanuatu dhe tre territoret amerikane Samoa, Guami dhe Ishujt e Virgjër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE