LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Viktimat e tërmetit/ Shoqëria Civile protestë para Prokurorisë së Përgjithshme

14 Dhjetor 2019, 19:26, Aktualitet CNA
Viktimat e tërmetit/ Shoqëria Civile protestë para

Një protestë është zhvilluar mbrëmjen e sotme për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit para Prokurorisë së Përgjithshme.

Protesta u organizua nga Shoqëria civile, ndërsa dhanë një mesazh të qartë për Prokurorinë me anë të pankartave apo edhe mënyrave të tjera më kreative.

?Duam drejtësi?, ishte fjala e formuar nga disa qirinj të ndezur në asfalt, ndërsa aktivisti Pano Soko i kërkoi kryeprokurorit të ri Olsian Çelës të vërë para drejtësisë përgjegjësit.

?Prokurori i ri t?i dalë në themel problemit. Të mos e shikojë problemin tek tullat, por tek guri i themelit. Guri i themelit të kësaj katrahure është tek politika dhe ne shpresojmë shumë që prokuror i përgjithsjëm të shkojë tek guri i themelit.

Përgjegjësit kanë emra. Janë njerëz që kanë mbajtur pushtet politik. Kultura e pandëshkueshmërisë duhet të marrë fund këtu në Shqipëri. Nëse nuk merr fund, atëherë ne nuk kemi mësuar asgjë. Përgjegjësit duhet të kapen nga koka, duhet të shkojnë tek kryetari i Bashkisë së Durrësit, tek përgjegjësi i Bashkisë së Klavajës, etj.

Nuk vret tërmeti, por vret njeriu kur neglzishon punën e vet, kur është makut dhe kërkon sa më shumë përfitime. Nxisim kryeprokuroin që punën që nisi sot të mos e lërë këtu, por ta nxjerrë në krye. Sepse kjo do të jetë edhe një shpresë për ne që kjo politikë ku asnjë nuk dënohet të marrë fund?, tha Pano Soko, teksa paralajëmroi edhe protesta të tjera./ CNA.al

Lajmet e fundit nga