Connect with Us

Video-Adi Krasta rikthehet në një tjetër ekran/ Monologu brilant që i “theu turinjtë” pushtetit

Politikë

Video-Adi Krasta rikthehet në një tjetër ekran/ Monologu brilant që i “theu turinjtë” pushtetit

Publikuar

-

Pas një shkëputje disa mujore, moderatori dhe gazetari i njohur, Adi Krasta është rikthyer në ekran, në një tjetër televizion, edhe pse jo në Tiranë, por në Prishtinë.

Mbrëmjen e djeshme, Adi Krasta është shfaqur në  televizionin “T7” në Kosovë, ku do të transmetojë emisionin i tij mjaft të ndjekur “A-Shoë”.

Puntatën e parë në Prishinë, Krasta e ka nisur me një monolog për tërmetin e 26 nëntorit dhe mungesën e reagimit të shtetit shqiptar, duke i dhënë një leksion dhe “shuplakë” mjaft të fortë qeverisë.

Po ashtu, Krasta nuk ka lënë pa përmendur edhe luftën që po bën qeveria kundër mediave dhe ligjin e censurës duke deklaruar se është koha që të mos e presim reagimin nga jashtë.

“30 vjet është shumë për të kuptuar se ky vend do ketë një fund të trishtë nëse shqiptari i zakonshëm nuk do reagoje fort për demokracinë, ligjin dhe llogaridhënien. Një fund vjen natyrshëm. Por nuk duhet të na mjaftoje. Të bëjmë presion për rithemelimin serioz të Republikës. Ky atdhe duhet të prodhoje një zgjidhje te sigurte e afatgjate”.-u shpreh ndër të tjera Adi Krasta.

Monologu i plotë i Adi Krastës:

“Përshëndetje! Për mua nuk ka rëndësi ku flas. Për mua ka rëndësi që të mbërrijë te ju.

Nëse fakti është një informacion i verifikueshëm atëherë mosekzisteenca e shtetit shqiptar pas tërmeteve është fakt. Dhe diletantizmi dramatik i qeverisjes, madje dhe nervozizmi i skajshëm ne fytyrën e lodhur e të deformuar të saj. Kur sheh kronikat që i shpëtojnë policisë së informacionit dhe agresivitetit te dështimit, sheh fytyra te lodhura ku lexohet pa fjale trauma jo vetëm nga tërmeti por edhe nga njeriu.

E kaluara e tashme na bën të qeshim hidhur e me shpoti. Sytë i kemi tek e ardhmja. Ajo që qëndron si vatër e ndezur e alarmit të brendshëm është Shqipëria e pas disa muajve. Shqipëria, edhe kur lëkundet nga tërmetet, edhe kur abuzohet nga fjalët e gjestet, edhe kur vidhet e tallet, është e njerëzve te zakonshëm. Ata, ne, nuk duhet të lodhemi e të frikësohemi. Një kryetar bashkie hajdut dhe mashtrues duhet ta dije çfarë mendohet për të. Propagandë të shfrenuar ata, të vërtetën kokëfortë ne. Ne rrethana të jashtëzakonshme duhen marrë masa të jashtëzakonshme.

Ndëshkimi për një krim ndaj popullit dhe atdheut duhet bërë edhe përtej votës. Vota tanimë është bërë e pamjaftueshme. Sikurse jetike dhe e pashmangshme të rrisim aktivizmin, përtej militantizmit të partive. Dikur ndaj një skandali publik kishte reagim njerëzor të menjëhershëm.

Sot pafytyrësia populiste na ka bërë të pandjeshëm. Shoqëria shqiptare është e detyruar të reagojë mençurisht. Le ta kalojmë luftën mediatike online. Këto rrjete nuk mund të jenë terroriste vetëm kundër njeriut të ndershëm, por pa pushtet. Si në median tradicionale, por sidomos në gazetarinë popullore online emërtimi dhe turpërimi. Publikimi i faktit dhe diskutimi e analiza e gjallë jo partiake është më e fortë se vota. Narrativa e të vërtetës nuk i përket vetëm gazetareve, madje tani pa Bryli Broadëay, JOQ, Lolita, pa Gencin, Kriston e shume të tjerë, pa grupin e stërmadh për mbrojtjen e Teatrit, puna jonë si gazetarë është e paplotë, e pambrojtur dhe shpesh e pakuptuar plotësisht.

LEXO EDHE:  U arrestua për përhapje paniku/ Lihet e lirë 25-vjeçarja Xhuliana Aliaj

Mbyllja e faqeve, sulmet ad hominem, mbyllja e programeve televizive realiste dhe promovimi e financimi i shërbëtorëve të pushtetit është reale. Ka një zgjim të vëmendjes nga jashtë. Në një letërkëmbim me presidentin e parlamentit europian David Maria Sassoli, ai dha garanci se është shumë i ndjeshëm për standardet demokratike në vend. Por ne e dimë se reagimi i brendshëm është zgjidhja.

Ndaj tallja publike, diskretitimi i propagandës, leximi e dekodimi i dyfytyrësisë dhe i veseve që drejtojnë sot Shqipërinë është më i fortë se vetë vota. Vota ka treguar se blihet. Shpirti i lire demokratik jo. Le la leme këtë pushtet pushtues të thërrmohet. Është e tepërt ta bëjmë ngjarje. Le të forcojmë qytetarin. Të bëhen padi të mëdha si të Nurembergut për pushtetarët pushtues që dehja e momentit dhe mosndëshkimi i paraardhësve të tyre u krijoi bindjen e rreme se nuk do paguajnë. Të vazhdojë diskretitimi i hajdutërisë dhe karagjozllëkut.

“Nisma Thurje”, vajza e djem të rinj kurajozë, juristë, mjekë, mësues që duan më shumë Shqipërinë se partinë, momenti i duhur është tani.

30 vjet është shume për të kuptuar se ky vend do të këtë një fund të trishtë nëse shqiptari i zakonshëm nuk do reagojë fort për demokracinë, ligjin dhe llogaridhënien.

Një fund vjen natyrshëm. Por nuk duhet të na mjaftojë. Të bëjmë presion për rithemelimin serioz të Republikës.

Ky atdhe duhet të prodhoje një zgjidhje të sigurtë e afatgjatë”./ CNA.al

Krasta, dëshmia e kontrollit të medias nga droga dhe korrupsioni

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Komunizmi është tashmë midis nesh!”/ Manjani: Rilindja ja arriti qëllimit

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani mbështet deklaratën e avokatit Spartak Ngjela i cili thotë se: “Rama po e quan kapitalizmin si krim të organizuar. Fiks si në komunizëm.”

Sipas Manjanit “Rilindja ja arriti qëllimit, risolli midis nesh kulturën komuniste të luftës kundër kulakëve, borgjezëve dhe të gjithë atyre që punojnë për rehatinë personale…!!!

Ish ministri thekson se nuk mjatojnë të fortët, as politikanët, por cilido që ka një pasuri duhet ti japë llogari portalofonisë së organizuar e cila kërkon llogari, në emër të popullit. Manjani shprehet i sigurt se komunizmi është tashmë midis nesh..!

“Rilindja e Frontit dhe kontrollit punëtor. Jam dakort me Spartak Ngjelën, kur thotë se “Rama po e quan kapitalizmin si krim të organizuar. Fiks si në komunizëm..”
Pyetja me e përdorur masivisht në rrjete, media e portalofoni është: “ku i mori lekët filani/nia që ka blerë shtëpi”?
Ja arriti qëllimit Rilindja! Risolli midis nesh kulturën komuniste të luftës kundër kulakëve, borgjezëve dhe të gjithë atyre që punojnë për rehatinë personale…!!!
Portalofonia ngjajnë si këshillat e frontit. OFL si kontrolli punëtor e fshatar.
Nuk mjatojnë të fortët, as politikanët, por cilido që ka një pasuri duhet ti japë llogari portalofonisë së organizuar e cila kërkon llogari, në emër të popullit.
I kërkonin llogari, fjala vjen, një drejtoreshe banke “ku i gjete paratë që blen vilë”?!!! Kulmi! Vetëm opsioni që një drejtor banke ka aq para sa për të blerë një vilë nuk thuhet..!!!
Zonat rezidenciale të njohura në vend shpallen si vendstrehime borgjezësh dhe se duhen mallkuar, sharë e mundësisht sekuestruar nga OFL, SPAK e dreqi e di se kush!! Ka disa që këtë detyrë ja ngarkojnë edhe Ambasadës Amerikane!!!
Prona, paraja e liria e të drejtat nuk vlejnë..!
Dashakeqësi?! Jo thjesht ndaj personit, por duan ta kthejnë në sistem populist. Do ta përdorin derisa të kuptojnë se do u bjerë në kokë! Se një drejtues portali apo medie paska të drejtë të ketë shtëpi e vilë, kurse një drejtor banke jo!! Llogjika 0. Fiks si në komunizëm. Ndërkohë, nuk është krejt pa gjë kjo punë.
Njerëzit bërtasin: “borgjezët e ndyrë”, “gjakpirësit”, “kulakët”!!! Udhëheqja është e qetë se populli ka marrë inatë pasurinë dhe të pasurit, jo atë vetë (dmth udhëheqjen). Formulë e njohur që garanton sukses, për fat të keq! E varfëron aq keq popullin sa ky i fundit e kërkon të keqen tek cilido që ka shtëpi, makinë e rroba. Vetëm te qeveria që.e varfëroi jo! E ka ngrënë kaq thellë vërtetë ky popull?!
Mbetet për t’u parë. Shenjat nuk janë të mira… Komunizmi është tashmë midis nesh..”, shkruan Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha përfundon takimin me delegacionin e Venecias/ Kemi 2 rrugëdalje

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha ka përfunduar takimin me delegacionin e Komisionit të Venecias.

Basha u shpreh se gjatë takimit diksutuan për problematikën në vend, e cila sipas tij, është rënduar nga muaji në muaj.

Kreu i PD u shpreh se vendi është në kolaps total dhe jeta e qytetarëve shqiptarë është në rrezik.

“Vendi është në kolaps total, jeta e qytetarëve shqiptarë është e kërcënuar. Sot Republika e Shqipërisë nuk është e shqiptarëve. Gjithçka në këtë vend kontrollohet nga një grup njerëzish. Me Komisionin e Venecias disutuam problematikën dhe gjendjen e Shqipërisë që është rënduar nga muaji në muaj.
Dy janë rrugëdaljet, do të vazhdojmë me Shqipërinë e 12 pushtetarëve apo do kthejemë Shqipërinë shqiptarëve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”, tha Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasjet për Kushtetuesen/ Delegacioni i Venecias takon përfaqësuesit e opozitës

Publikuar

-

Nga

Delegacioni i Venecias që ndodhet në vendin tonë për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese do të ketë një takim dhe me përfaqësues të opozitës jo parlamentare.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i shoqëruar edhe nga Petrit Vasili i LSI, Gazment Bardhi dhe Oerd Bylykbashi po zhvillojnë një mëngjes pune me delegacionin e Venecias te Rogneri. Në mbyllje, kryedemokrati Basha ka njoftuar se do të ketë një komunikim me gazetarët.

Pas takimit me Bashën, delegacioni i Venecias do të takohet me kreun e KED, Ardian Dvorani.

LEXO TE PLOTE