Connect with Us

Ulje e temperaturave, reshje shiu dhe dëbore/ Mësoni si do jetë moti në vijim

Sociale

Ulje e temperaturave, reshje shiu dhe dëbore/ Mësoni si do jetë moti në vijim

Publikuar

-

Orët e para të mëngjesit të ditës së së sotme u shoqëruan me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet mesatar dhe në jugperëndim dhe veriperëndim deri të lartë.

Por, duke nisur nga orët e mesditës situata ndryshon plotësisht me mot me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër , Lezhë dhe Durrës priten reshje lokalisht mesatare. Në terrenet malore, reshjet do të jenë kryesisht në formë dëbore.

LEXO EDHE:  Lajme te mira nga moti, freskohet te premten, te henen ka shi

Temperaturat në vlerat e mëngjesit pritet të arrijnë nga 2ºC në zonat malore deri në 10ºC në ato të ulta e bregdetare.

Në vlerat e mesditës temperaturat pritet të arrijnë nga 12ºC në zonat malore deri në 17ºC në ato të ulta e ato bregdetare./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ulen ndjeshëm temperaturat/ E diela pritet të shoqërohet nga bora

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme, moti në vend parashikohet me vranësira mesatare e të dendura përgjatë lindjes. Gjatë ditës do të bëhen të pranishme reshje të lehta bore në veri, verilindje, jug dhe juglindje, ndërsa në bregdetin jugor reshje shiu të dobëta.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri, e prej orëve të mesditës fiton shpejtësi e vrullshme dhe me rrahje në të gjithë bregdetin, zonat e ulëta e lugina.

Në brigjet e Jonit do të ketë stuhi ere dhe kjo situatë, do të sjellë shtim të dallgëzimit të forcës 6-7 ballë.
Kujdes i veçantë duhet të tregohet nga ngricat që do të jenë të pranishme në të gjithë vendin në mëngjes e kryesisht në mbrëmje.

LEXO EDHE:  Temperaturat bien ndjeshëm/ Ja në cilat zona priten reshje   

LEXO EDHE:  "Çmendet" moti/ Temperaturat bien në -10 gradë celsius

Temperaturat, do të pësojnë rënie e cila do të jetë e ndjeshme në orët e pasdites e të mbrëmjes, më konkretisht në:
zonat malore -6ºC deri në 0ºC
zonat e ulëta -2ºC deri në 10ºC
zonat bregdetare -1ºC deri në 11ºC.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 5 janar 2020

Publikuar

-

Nga

Dashi
21 Mars – 19 Prill
Nëse keni një lidhje te qëndrueshme, ne vend qe te mendoni për aventura te rrezikshme, kushtojani çdo çast personit qe keni ne krah dhe keni për t’u ndier shume mire. Beqaret do kenë mundësi për takime mjaft emocionuese. Ne planin financiar do e pranoni qe ndodheni ne një situate delikate dhe do mundoheni ta përmirësoni sa me shpejt gjendjen.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Çiftet do afrohen edhe me tepër sot me atë qe kane ne krah dhe do mund te flasin për çdo gjë pa dorashka. Gjithçka do shkoje me se miri. Beqaret do jene shume te acaruar me disa çështje dhe nuk do e kenë aspak mendjen te mendojnë për dashurinë. Financat do jene përgjithësisht te qëndrueshme. Nuk do keni për çfarë te qaheni ne këtë sektor.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Mos bëni premtime qe nuk mund t’i mbani gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sepse do e zhgënjeni tej mase partnerin. Me mire merrini gjerat shtruar dhe lërjani gjithçka kohës. Beqaret do kalojnë një dite pozitive, me flirti, emocione dhe mbase ndonjë aventure. Financat duhen pasur me ne vëmendje. Po bëtë gabime do përballeni me shume vështirësi.

Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Dita për ata qe janë ne një lidhje do jete pozitive dhe aspak e mërzitshme. Secili prej jush do respektoje mendimet dhe dëshirat e tjetrit dhe do merreni vesh për mrekulli. Beqareve me ne fund mund t’iu konkretizohen disa nga ëndrrat me te bukura te dashurisë dhe do ndihen te përkëdhelur nga yjet. Financat do jene te qëndrueshme, Mundohuni sa me pare te shlyeni borxhet.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Pas një periudhe te gjate me probleme, me ne fund do arrini t’i zgjidhni ato një nga një. Si ju edhe partneri do toleroni ne mënyrë qe te behet me e mira. Fale mbështetjes se Merkurit edhe beqaret do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe do ndihen me te plotësuar. Financat nuk do jene aspak te qëndrueshme duke qene se nuk do arrini dot t’iu vini fre shpenzimeve.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Qielli i dashurisë do jete i zymte dhe plot me re gjate kësaj dite. Do keni edhe përballje te forta me atë qe keni ne krah. Gjithsesi për këto çështje nuk duhet te flisni me miqtë, por duhet te mundoheni t’i zgjidhni ne çift. Beqaret do kenë mundësi pa fund, por do hezitojnë te marrin vendime. Ne planin financiar duhet sa me shume maturi qe te mos keni vështirësi.

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

LEXO EDHE:  "Çmendet" moti/ Temperaturat bien në -10 gradë celsius

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Dite mjaft premtuese kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Venusi dhe jo vetëm ai do jene planetët qe do ju mbështesin dhe do ua qartësojnë me se miri mendimet. Priten çaste fantastike. Për beqaret, jeta sentimentale do ketë ndryshime pozitive. Përfitoni nga çdo mundësi qe do iu jepet. Për mirëqenien financiare duhet patjetër te flisni me ndonjë specialist.

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Do kërkoni shume ndryshime sot ne jetën tuaj ne çift ndërkohë qe partneri nuk do jete ne humorin e duhur për t’ua plotësuar çdo dëshirë. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe te presin qe gjithçka te ece siç është programuar nga yjet. Buxhetin do e menaxhoni me maturi dhe kujdes. Fatmirësisht nuk do ketë asnjë problem apo vështirësi.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Do afroheni me shume me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do e keni me te lehte për te folur me te. bashkëpunimi dhe mirëqenia do mbizotërojnë ne çdo moment. Beqaret do gjejnë personin për te cilin kane ëndërruar gjithë këtë kohe. Financat do jene te mira, por gjendja e mëvonshme do varet nga mënyra sesi ju do silleni dhe sa do shpenzoni.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Dite goxha e animuar kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni ndjesi te reja dhe do dashuroheni si kurrë me pare me atë qe keni ne krah. Për beqaret do filloje një tape e re edhe me e bukur sesa ajo çka qene. Me shume gjase do krijoni një lidhje serioze. Te ardhurat do jene te mira. Do jeni shume te kujdesshëm me shpenzimet qe do kryeni.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Dite plot diell dhe shkëlqim kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ja kaloni mire me atë qe keni ne krah. Edhe çiftet qe kane pasur probleme do i zgjidhin ato një e nga një. Beqaret do afrohen edhe me shume me një person qe e kane njohur para disa kohesh. Shume shpejt mund te merren edhe vendime te rëndësishme. Ekuilibri financiar do ketë goxha tronditje.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Dite e mbushur me turbullira kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ju duhet pak mund dhe durim për te vendosur një gjendje te qëndrueshme. Beqaret do realizojnë disa takime, por me pas nuk do dine se çfarë hapash te hedhin. Me financat gjithçka do shkoje për mrekulli. Gjendja do jete aq e qëndrueshme sa do arrini te kryeni edhe ndonjë investim.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ndalohet kalimi i kamionëve në Kapshticë/ Shkak prezenca e akullit në rrugë

Publikuar

-

Nga

Për dy ditë, nga data 5 janar deri në 6 janar të orës 23:59 nuk do të lejohet kalimi në doganën e Kapshticës të mjeteve të tonazhit të lartë drejt Greqisë.

Kjo për të shmangur  problemet dhe vështirësitë në qarkullim, si pasojë e prezencës të akullit në rrugë.

Ndërkaq, në njoftimin zyrtar, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, sqaron se do të lejohet kalimi i autoveturave dhe autobusëve të cilët duhet të jenë të pajisur me zinxhirë.

“Njoftohemi nga pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, se në datën 05.01.2020, nga ora 06:00 deri në orën 23:59 të datës 06.01.2020, nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) në drejtim të Greqisë,

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Mos dilni pa çadër nga shtëpia

LEXO EDHE:  Moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Policia Kufitare, apelon drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta shmangin ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës.”, thuhet në njoftimin e plotë./CNA.al

LEXO TE PLOTE