Connect with Us

U ekzekutua në një atentat mafioz/ Lidhja e viktimës me Bandën e Lushnjes

Kronika

U ekzekutua në një atentat mafioz/ Lidhja e viktimës me Bandën e Lushnjes

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lushnjen mëngjesin e sotëm, ku është vrarë me armë zjarri 52-vjeçari Enver Boriçi.

Sipas uniformave blu, Boriçi është gjetur i vrarë në lokalin e tij.

Burimet bëjnë të ditur se dyshohet se një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar në drejtim të 52-vjeçarit.

Por, kush është Enver Boriçi.

52-vjeçari Enver Boriçi është një ndër ish-anëtarët e Bandës së Lushnjes, pikënisje e së cilës ishte vrasja e Ramadan Shkurtit, vëllai i Alfred Shkurtit (Aldo Bares), deri atëherë efektiv i Forcave RENEA.

Ramadan Shkurti u ekzekutua në vitin 1997 nga Artur Daja dhe bashkëpunëtorët e tij. Në datë 21.10.1998 në fshatin Grabian të qytetit të Lushnjës, pasi është dëgjuar një plasje eksplozivi, janë gjetur në vendngjarje pjesë të një trupi njerëzor të shpërndara.

Pas vrasjes së vëllait të tij, Bare, me qëllim hakmarrjen ndaj shtetasit Artur Daja, shokëve, miqve dhe të afërmve të tij, krijoi të ashtuquajturën “Bandë e Lushnjes”, e cila solli përplasje të përgjakshme.

Aldo Bare hakmerret ndaj Artur Dajës, të cilin pasi e ekzekuton i pret kokën dhe e shkelmon atë rrugëve të qytetit të Lushnjes.

LEXO EDHE:  Vrasja në Bularat/ Deklarata e fortë e ish-kryeministrit Berisha

Ditën e vrasjes së Artur Dajës, në sheshin e qytetit të Lushnjës, pjesëtarë të grupit kriminal, të drejtuar nga Aldo Bare, kanë shëtitur nëpër shesh kokën e prerë të kufomës, Artur Daja.

Ndërmjet tyre, në ngjarjen kriminale të ekspozimit të kokës së prerë kanë qenë edhe Ilir Stergu, Arben Borici, Erion Cici, Arjan Alico, Enver Dondollaku, Leonard Prifti si dhe Enver Borici, i cili u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm.

Enver Borici është vëllai i Arben Boriçit, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm./ CNA.al

Tronditet Lushnja/ Ekzekutohet me armë zjarri 52-vjeçari

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U kap me kokainë në makinë/ Arrestohet 41 vjeçari në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Policia e Elbasanit ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza me heroinë dhe kokainë, si dhe automjetin me të cilin ai lëvizte.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Artan Hoxha kërcënohet me jetë/ Gazetari publikon mesazhin

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar mesazhet kërcënuese, që kanë ardhur në drejtim të tij nga Anglia.

Gazetari Hoxha theksoi se kërcënimi ndaj tij është bërë nga krimi i organizuar, ndërsa shtoi se e kanë fotografuar kur ka dalë nga shtëpia në mëngjes, por edhe lëvizjet gjatë ditës.

“Dëgjoni me vëmendje të gjithë ju si televizion bastard me në krye bastardin Tan Hoxha. Ka ardhur koha që të mbani përgjegjësi për baltën që hidhni ndaj familjes tonë. Nuk është familja jonë si na prezantoni ju me tan kurvën keni një javë për një foto na ngatërroni me politikën. Të jeni të sigurtë që ne s’do falim asnjë që na sulmon padrejtësisht, neve nëse doni e kthejmë dhe personale”.- Ky është mesazhi kërcënues që ka mbërritur në adresë të gazetarit Artan Hoxha, ditën e djeshme.

Hoxha tha se kërcënuesi dinte çdo lëvizje të tij, që kishte bërë gjatë ditës së djeshme, që kur kishte dalë nga shtëpia e mandej në punë.

LEXO EDHE:  Vrasja e Jurgen Kurtit/ Klodiana Lala: Pistat kryesore ku po heton policia

LEXO EDHE:  U gjet e mbytur në banjon e mobilierisë/ Zbardhen telefonatat e viktimës

“Krimi i organizuar sot është ai që ka marrë kufomën në 17 janar dhe kemi një muaj që e kërkojmë dhe se gjejmë ai është krimi i organizuar. Ta ka rrëmbyer atë Jan Prengën në mes të Tiranës në mes të ditës dhe ta ka zhdukur dhe ne nuk e gjejmë dot dhe unë lidhem nga Ekuadori deri në Britani për të kërkuar kufomën e një njeriu. Dhe fundit sot para se të vija në emision më kanë ardhur disa mesazhe. Kam bërë denoncimin në polici normal që e kam bërë më kishin fotografuar nga mëngjesi kur kam dalë nga shtëpia, ku kam lëvizur gjatë ditës se unë besoj tek ky vend dhe mi kanë sjellë me mesazh nga Anglia dhe ky është një krim i organizuar. Me ata kam mbaruar punë unë krimi i organizuar është ky sot që fsheh para që ndikon dhe e buxhetin më të madh se ministria jote e Brendshme”, tha Artan Hoxha, në studion e emisionit “Opinion./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërthen bombula e gazit/ Plagoset rëndë një person

Publikuar

-

Nga

Një 62-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë mbremjen e sotme sipasojë e shpërthimit të një bombule gazi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stajke të Vaut të Dejës ku nga pakujdesia ka marrë zjarr bombola e gazit në banesë.

Në përpjekje për të shuar zjarrin shtetasi me inicialet  F. L. 62 vjeç,  ka pësuar djegie të rënda.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Humb jetën një person, plagosen dy të tjerë

LEXO EDHE:  Vrasja e 21-vjeçares/ Zbardhen detaje të reja

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE