Connect with Us

Tre “killera” të mirëpaguar po vrasin pa lënë asnjë gjurmë/ Artan Hoxha tregon skemën mafioze

Kronika

Tre “killera” të mirëpaguar po vrasin pa lënë asnjë gjurmë/ Artan Hoxha tregon skemën mafioze

Publikuar

-

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka folur sot edhe për kapjen e 670 kilogramëve kokainë pak muaj më parë në Brazil, të cilat kishin logon e KF Elbasanit.

I ftuar në studion e Abc Neës, gazetari Hoxha tha se sasia e kokainës nuk do të vinte në Shqipëri, por në Belgjikë dhe atje do të shpërndahej sipas interesave të grupeve kriminale.

“670 kg në kokainë u kapën Brazil me logon e Elbasanit. Ishte një rrugë tjetër nga ajo që sjell kokainën në Shqipëri. Dyshimet të çojnë që kemi të bëjmë me një njëjtin grup. Ajo ngarkesë nuk do të vinte në Shqipëri, por do të shkonte në Belgjike”, tha Hoxha duke theksuar se kemi të bëjmë me grupe kriminale që kanë para pa fund dhe mund të sigurojnë vrasës me pagesë dhe armë pa asnjë problemi”-tha Artan Hoxha.

Më tej, ai tha se “Grupi që po bën ekzekutimet në Elbasan është shumë i organizuar sa merr vesh çdo gjë, kur hyjnë dhe kur dalin. Viktimat janë vrarë sapo kanë ardhur në Shqipëri. Maksimumi ka shkuar 48 orë dhe më pas janë vrarë. Skuadra e ekzekutorëve dhe organizatorëve në raste të tilla nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën”.

Gazetari Hoxha, shtoi se vrasjet në Elbasan dyshohet se po i bëjnë tre persona, të cilët janë të panjohur.

LEXO EDHE:  Armando Sadiku merr "Qytetar Nderi i Elbasanit"/ Çmimi do i niset në Zvicër pasi të dizifektohet

“Ne e dimë për shembull cili grup është në Vlorë dhe kush vret, kush është në konflikt në Shkodër dhe kush vret, po ashtue dhe në Lushnje. Në Elbasan nuk dihet ende se kush janë këta ekzekutorë që ka vrarë katër atentate duke vrarë gjashtë njerëz dhe të mos zbulohet. Kush na suguron që nukj do të ketë vrasje të tjera”, tha Artan Hoxha.

Po ashtu ai ka folur edhe në lidhje me vrasjen e 52-vjeçarit Enver Borici, mëngjesin e sotëm në Lushnje.

Artan Hoxha renditi disa ngjarje kriminale, ndërsa theksoi se vrasjet duken të jenë bërë nga e njëjta dorë.

“11 tetor 2017, njerez të armatosur hapin zjarr duke lënë dy të vdekur, tre të plagosur dhe ikin në mes të ditës.

Në tetor 2019, në verandën e lokalit, ekzekutohet një person duke pirë kafen e mëngjesit. Edhe ngjarja e sotme ka ndodhur kur personi ka qënë duke pirë kafen.

Ngjarjet janë bërë ditën që të merren vesh, që t’iu fusin tmerrin atyre që janë gjallë. Është e njëjta dorë që po vret në Lushnje.

Është e njëjta dorë që forcat speciale sa herë shkojnë ta arrestojnë dështojnë, dikush i dekonspiron.”-tha Artan Hoxha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U kap me kokainë në makinë/ Arrestohet 41 vjeçari në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Policia e Elbasanit ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza me heroinë dhe kokainë, si dhe automjetin me të cilin ai lëvizte.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Artan Hoxha kërcënohet me jetë/ Gazetari publikon mesazhin

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar mesazhet kërcënuese, që kanë ardhur në drejtim të tij nga Anglia.

Gazetari Hoxha theksoi se kërcënimi ndaj tij është bërë nga krimi i organizuar, ndërsa shtoi se e kanë fotografuar kur ka dalë nga shtëpia në mëngjes, por edhe lëvizjet gjatë ditës.

“Dëgjoni me vëmendje të gjithë ju si televizion bastard me në krye bastardin Tan Hoxha. Ka ardhur koha që të mbani përgjegjësi për baltën që hidhni ndaj familjes tonë. Nuk është familja jonë si na prezantoni ju me tan kurvën keni një javë për një foto na ngatërroni me politikën. Të jeni të sigurtë që ne s’do falim asnjë që na sulmon padrejtësisht, neve nëse doni e kthejmë dhe personale”.- Ky është mesazhi kërcënues që ka mbërritur në adresë të gazetarit Artan Hoxha, ditën e djeshme.

Hoxha tha se kërcënuesi dinte çdo lëvizje të tij, që kishte bërë gjatë ditës së djeshme, që kur kishte dalë nga shtëpia e mandej në punë.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës/ Një çështje është ajsberg, do ketë zhvillime

LEXO EDHE:  Armando Sadiku merr "Qytetar Nderi i Elbasanit"/ Çmimi do i niset në Zvicër pasi të dizifektohet

“Krimi i organizuar sot është ai që ka marrë kufomën në 17 janar dhe kemi një muaj që e kërkojmë dhe se gjejmë ai është krimi i organizuar. Ta ka rrëmbyer atë Jan Prengën në mes të Tiranës në mes të ditës dhe ta ka zhdukur dhe ne nuk e gjejmë dot dhe unë lidhem nga Ekuadori deri në Britani për të kërkuar kufomën e një njeriu. Dhe fundit sot para se të vija në emision më kanë ardhur disa mesazhe. Kam bërë denoncimin në polici normal që e kam bërë më kishin fotografuar nga mëngjesi kur kam dalë nga shtëpia, ku kam lëvizur gjatë ditës se unë besoj tek ky vend dhe mi kanë sjellë me mesazh nga Anglia dhe ky është një krim i organizuar. Me ata kam mbaruar punë unë krimi i organizuar është ky sot që fsheh para që ndikon dhe e buxhetin më të madh se ministria jote e Brendshme”, tha Artan Hoxha, në studion e emisionit “Opinion./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërthen bombula e gazit/ Plagoset rëndë një person

Publikuar

-

Nga

Një 62-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë mbremjen e sotme sipasojë e shpërthimit të një bombule gazi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stajke të Vaut të Dejës ku nga pakujdesia ka marrë zjarr bombola e gazit në banesë.

Në përpjekje për të shuar zjarrin shtetasi me inicialet  F. L. 62 vjeç,  ka pësuar djegie të rënda.

LEXO EDHE:  Armando Sadiku merr “Qytetar Nderi i Elbasanit”/ Çmimi do i niset në Zvicër pasi të dizifektohet

LEXO EDHE:  Artan Hoxha flet me emra/ Zbulon dy deputetët që kërcënoi me armë Shullazi

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE