Connect with Us

Temperatura ekstreme në Australi/ Pritet të shënohet rekordi i ditës më të nxehtë

Bota

Temperatura ekstreme në Australi/ Pritet të shënohet rekordi i ditës më të nxehtë

Publikuar

-

Temperaturat ka të ngjarë që nga e Mërkura të të kalojnë 40C në shumë zona të Australisë, thotë Byroja e Meteorologjisë (BOM). Rekordi aktual është 50.7C dhe u vendos më 2 janar të vitit 1960 në qytetin Oodnadatta në Australinë e Jugut.

Për javën e ardhshme janë lëshuar paralajmërime për temperatura tejet të larta që me gjasa do të mbizotërojnë në Australinë Perëndimore dhe në Queensland.

Në Perth, në Australinë Perëndimore, temperaturat parashikohet të mbesin të larta gjatë fundjavës, duke arritur në 40C të Shtunën dhe 41C të Dielën. Javën tjetër, nxehtësia ekstreme ka të ngjarë të vazhdojë në një pjesë të Australisë Perëndimore dhe gjithashtu do të prekë pjesën më të madhe të Australisë së Jugut, ku Adelaide duket se do të përjetojë 40C të martën dhe të mërkurën, 41C të enjten dhe 42C të premten. Në Melburn, Victoria, temperaturat parashikohen të arrijnë në 41C të Premten. Vala e të nxehtit pritet gjithashtu të prekë zonat e Uellsit të Ri Jugor dhe pjesët jugore të Territorit Verior.

“Presim ditë tepër të ngrohta në javën e ardhshme, duke thyer potencialisht rekorde për një numër zonash në të gjithë Australinë Jugore. Nuk është jashtë sferës së mundësisë që ne të mund të thyejmë temperaturën tonë më të lartë të regjistruar ndonjëherë”, tha meteorologia BOM.”

LEXO EDHE:  Foto/Demi Rose “ngre temperaturat” në Tajlandë

“Javën e ardhshme, shtoi ajo, mund të shënohet rekordin më i lartë mesatar i temperaturës që është parë ndonjëherë në këtë vend. Ky rekord është 40.3C nga 7 janari 2013.”/Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kosova & Rajoni

Rritja e rasteve me Covid/ Rikthehet karantina totale në shumë qytete të Greqisë

Publikuar

-

Nga

Rritja e rasteve me Covid/ Rikthehet karantina totale në shumë qytete të Greqisë

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias ka njoftuar masat e reja anti-covid në Greqi.

Duke filluar që nga data 6 Mars deri më 16 Mars në 6 të mëngjesit do të futen në karantinë qytetet përfshin Atikën, Akainë, Arkadinë, Selanikun, Larisën, Lefkadën jashtë Meganisi, Fthiotida, Argolida, Korinth, Thesprotia, Arta, Samos, Boeotia, Chios, Etoloakarnania, Rodos, Evia jashtë Skyros si dhe Komunat e Kalymnia, raportojnë mediat greke.

Kështu, në të gjitha zonat me “të kuqe të thellë “, operacioni i shitjes me pakicë është pezulluar, si dhe funksionimi i drejtpërdrejtë i shkollave në të gjitha nivelet, me përjashtim të arsimit special. Mësimi tashmë do të jetë online.

Në zonat që janë në “të kuqe “, mësimi në shkollat ​​e mesme do të bëhet në distancë, ndërsa në nivelet e tjera do të zhvillohet normalisht në klasa.

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Si pritet të jenë temperaturat sot

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për nesër

Hardalias deklaroi se ndryshimet e mëposhtme zbatohen për SMS në të gjithë Greqinë, pavarësisht nga rreziku epidemiologjik:

Në SMS 2 për lëvizjen për furnizimin e mallrave bazë, por edhe në SMS 3 për degët bankare, lëvizja do të bëhet vetëm brenda komunave përkatëse ose në një distancë deri në 2 km.

Për SMS 6 në lidhje me sportin ose ecjen me një kafshë shtëpiake, do të bëhet ekskluzivisht në këmbë ose me biçikletë. Me fjalë të tjera, askush nuk do të jetë në gjendje të dërgojë kodin 6 në të gjithë Greqinë për të lëvizur me makinë ose motor.

Kush do të udhëtojë me SMS 4, organet mbikëqyrëse duhet t’i kërkojnë prova shtesë në mënyrë që të përcaktohet përshtatshmëria e udhëtimeve të jashtëzakonshme për qytetarët.

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Partia AfD e ekstremit të djathtë, nën vëzhgim nga agjencia gjermane e zbulimit

Publikuar

-

Nga

Partia AfD e ekstremit të djathtë, nën vëzhgim nga agjencia gjermane e zbulimit

Media gjermane njoftoi të mërkurën se agjencia e zbulimit të brendshëm ka vënë nën vëzhgim partinë Alternativa për Gjermaninë për shkak të dyshimeve se ka shfaqur simpati për ekstremin e djathtë. Veprimi kundër partisë më të madhe të opozitës në parlament, vjen vetëm gjashtë muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.

Partia Alternativa për Gjermaninë, ose AfD, ka luftuar në gjykatë kundër kësaj mase, duke argumentuar se publiciteti që pason një lëvizje e tillë kaq pranë zgjedhjeve të 26 shtatorit, do të dëmtonte shanset e partisë në zgjedhje.

Pas njoftimit të lajmit nga agjencia gjermane e lajmeve DPA, gazeta Der Spiegel, televizioni publik ARD dhe media të tjera, bashkëkryetari i partisë AfD, Tino Chrupalla akuzoi Zyrën Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, që njihet shkurtimisht si BfV, për nxjerrje të qëllimshme të informacionit në një përpjekje për të ndikuar opinionin publik për partinë.

Sjellja e BfV-së është “skandaloze”, tha ai për agjencinë e lajmeve DPA.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Steve Alter nuk i konfirmoi dhe as i mohoi njoftimet dhe nuk komentoi për shkak të “procedurave në vazhdim”. BfV-ja gjithashtu refuzoi të komentonte për njoftimin.

Udhëheqësit e grupit parlamentarë të partisë AfD, Alexander Gauland dhe Alice Weidel thanë se vënia nën vëzhgim ishte “plotësisht e pajustifikuar dhe nuk kishte asnjë bazë”.

“Nuk është rastësi që ky informacion u nxorr për shtypin gjatë vitit të zgjedhjeve federale dhe vetëm disa ditë para dy zgjedhjeve të rëndësishme shtetërore”, thanë ata përmes një deklarate. “Po bëhet një përpjekje që synon të zvogëlojë shanset e AfD-së me ndihmën e agjencisë së brendshme të zbulimit”.

Partia AfD hyri në parlamentin e Gjermanisë si partia e tretë më e madhe në zgjedhjet e vitit 2017, duke përfituar nga një reagim kundër fluksit të më shumë se 1 milion azilkërkuesve në atë kohë. Aktualisht ajo është më e madhja nga katër partitë e opozitës në parlamentin e vendit dhe ka deputetë në të 16 asambletë shtetërore të vendit.

Partia është zhvendosur vazhdimisht në krahun e djathtë që kur u themelua në vitin 2013 me kritikat kundër monedhës së përbashkët evropiane. Disa figura të shquara janë larguar gjatë viteve të fundit, duke paralajmëruar se partia po merrej në kontroll nga ekstremistët e djathtë.

LEXO EDHE:  Foto/Demi Rose “ngre temperaturat” në Tajlandë

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Si pritet të jenë temperaturat sot

Sondazhet e fundit tregojnë një mbështetje nga 9 deri në 11% për AfD-në, e cila fitoi 12.6% të votave në vitin 2017.

Masa e re për ta vënë gjithë partinë nën vëzhgim erdhi më shumë se dy vjet pasi agjencia BfV njoftoi se po shqyrtonte më nga afër komentet publike të bëra nga anëtarët e partisë dhe lidhjet e saj me grupet ekstremiste.

Në janar të vitit 2019, agjencia vuri degën e të rinjve të partisë, si dhe një fraksion të partisë të lidhur me një udhëheqës të shquar në Gjermaninë lindore, Bjoern Hoecke, në mbikëqyrje të fshehtë nën akuza për ekstremizëm.

Në atë kohë, agjencia BfV citoi qëllimin e deklaruar të organizatës rinore për krijimin e një vendi etnikisht të pastër dhe përpjekjet e fraksionit Hoecke – i njohur si “Krahu” – për të minimizuar të kaluarën naziste të Gjermanisë.

“Krahu” – tani zyrtarisht i shpërbërë, megjithëse përfaqësuesit e tij qëndrojnë në parti – ka sugjeruar gjithashtu se mund të përdorte mjete “revolucionare” për të arritur qëllimet e tij politike, duke garantuar kështu vëzhgimin e BfV-së.

Këshilli Qendror i Hebrenjve të Gjermanisë përshëndeti masën për ta klasifikuar të gjithë partinë si një “rast të dyshuar” të ekstremizmit dhe për ta vërë atë nën mbikëqyrje./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Përfundon numërimi i të gjitha votave në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Përfundon numërimi i të gjitha votave në Kosovë

Pasditen e së mërkurës në Kosovë përfundoi numërimi i të gjitha votave nga zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, bëri të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Në këto momente është përmbyllur edhe numërimi i votave nga jashtë Kosovës”, shkroi Elezi në një postim në Facebook.

“KQZ-ja do t’i shpallë të enjten rezultatet përfundimtare, në ditën e 18-të pas ditës së zgjedhjeve”, tha Elezi, duke e cilësuar si “rekorde” kohën e numërimit të votave.

Në bazë të rezultateve preliminare, zgjedhjet i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

LEXO EDHE:  Diell e temperatura të larta/ Parashikimi i motit për sot

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Si pritet të jenë temperaturat sot

Sipas projeksioneve aktuale, Vetëvendosje vështirë se do të mund ta formojë e vetme Qeverinë e re të Kosovës, pasi për të nevojiten 61 vota.

Por, disa nga partitë e komuniteteve joshumicë, duke përjashtuar Listën Serbe, kanë shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar./rel

LEXO TE PLOTE