Connect with Us

Si mund ta udhëheqin NATO-n Gjermania dhe SHBA-ja

Blog

Si mund ta udhëheqin NATO-n Gjermania dhe SHBA-ja

Publikuar

-

Nga James Jay Carafano, “National Interest”

* Shumëkush pretendon sot, se marrëdhëniet gjermano-amerikane, kanë prekur fundin, dhe se ato do të mbeten të tilla deri pas presidencës Trump. Por ky konstatim mund të jetë i gabuar. Takimi i liderëve të NATO-s në Londër, zbuloi se kancelarja gjermane Angela Markel dhe presidenti amerikan Donald Trump, bien dakord të paktën për një gjë:që NATO nuk është aq rëndë, sa sugjeroi më herët presidenti francez, Emanuel Makron.

Dhe nga kjo qasje mund të jetë një gur themeli për të ecur përpara. Ja çfarë duhet të bëjnë liderët e aleancës, për të forcuar më tej NATO-n. Së pari, ata duhet të mësohen të harmonizojnë pikëpamjet e ndryshme, sesi e shohin botën anëtarë të ndryshëm të aleancës.

Kohët e fundit, kur po bisedoja me disa analistë evropianë, nënvizova faktin që Bush, Obama dhe Trump – edhe pse 3 presidentë amerikanë shumë të ndryshëm – kishin një perceptim të përbashkët mbi kërcënimin kryesor. Të gjithë ata kishin të njëjtën listë të “djemve të këqij”:Rusia, Kina, Irani, Koreja e Veriut dhe terrorizmi islamik transnacional.

Secili prej tyre, kishte edhe tema të tjera në listën e tij. Ndryshimi i klimës për Obamën, siguria kufitare për Trumpin. Ndërkohë, secili ka një qasje të ndryshme për t’u përballur me forcat më të mëdha destabilizuese në botë. E megjithatë, lista ishte identike. Dhe ajo pasqyron një konsensus të fortë bipartizan që ka lindur në Uashington.

Në kundërpërgjigje, një gjerman më tha që “ne gjermanët nuk e shohim kështu botën”. Ai ka të drejtë. Ata janë evropianë. Por prania e pikëpamjeve të ndryshme mbi botën, nuk është një sfidë e pakapërcyeshme për të ardhmen e komunitetit transatlantik.

Dh në fakt, kur evropianët e kanë parë ndonjëherë botën, madje edhe në kulmin e Luftës së Ftohtë, njëlloj si amerikanët? Përgjigja:asnjëherë. Kërkesa për të harmonizuar perceptimet tona, nuk do të thotë t’u thuash gjermanëve të mendojnë si amerikanët, dhe as që amerikanët të imitojnë evropianët e mirë.

Përkundrazi, konsensusi për veprim, ndërtohet mbi interesat e përbashkëta. Gjermanëve, nuk u pëlqen ta shohin botën si të ndarë midis miqve dhe armiqve. Në Gjermani, vazhdon të ketë një debat të brendshëm mbi atë se kush janë shqetësimet e vërteta për sigurinë kombëtare.

Shumë gjermanë nuk e perceptojnë kërcënimin rus si aq kritik, sa amerikanët apo edhe fqinjët e tyre në Evropën Qendrore. Nga ana tjetër, gjermanët kanë një konsensus të gjerë mbi respektimin e ligjeve ndërkombëtare; vlerave evropiane, integrimin në BE, ngushtimin e hendekut të mosbesimit midis Lindjes dhe Perëndimit por edhe komunitetit transatlantik.

LEXO EDHE:  Çfarë ndodhi me veshin e piktorit të famshëm holandez Vinsent Van Gog?

Kjo mund të jetë baza, për ndërtimin e një vizioni të veprimit të përbashkët me Shtetet e Bashkuara. Që të dyja vendet duan një Evropë të plotë, të zhvilluar, të lirë dhe në paqe. Dhe që të dyja e njohin rrezikun e një skenari të “luftës së shkurtër” – diçka të ngjashme me atë që ndodhi në Gjeorgji ose Ukrainë – në krahun lindor të aleancës.

Si një vend lider në NATO, Gjermania mund të bëjë shumë, për të garantuar që Moska ta shohë si të tmerrshme, perspektivën e fillimit të një lufte tjetër të shkurtër. Një element tjetër, është ndarja efektive e barrës. Gjermanët nuk mund të rrisin shpenzimet e tyre vjetore të mbrojtjes në 2 përqind të PBB-së deri në vitin 2031, pasi ushtria gjermane nuk mund të thithë më shpejt atë nivel investimesh.

Kjo çështje ka qenë burim sherresh mes Uashingtonit dhe Berlinit. Një propozim është që Gjermania të kontribuojë çdo vit me 0.5 përqind të PBB-së saj për gjysmëshekullin tjetër, që të ndihmojë edhe anëtarët e tjerë të Evropës Qendrore. Në këtë proces bashkëpunimi, duhet me patjetër edhe një lloj “durimi strategjik”.

SHBA-ja duhet të jenë praktike për atë që mund të arrijë ky partneritet. Edhe për një të ardhme të parashikueshme, Gjermania do të ketë qeveri të dobëta të koalicionit. Gjithsesi, ajo nuk është një aleate e dobët. Gjermanët janë pjesëmarrës në misionin paqeruajtës në Mali. Ata po punojnë në Ukrainë dhe Ballkan. Dhe kanë trupa në Balltik.

Ndaj vlen të vlerësohet ajo çka po bën Berlini. Ndërkohë, nëse gjermanët dhe polakët do të kishin një koncept të dakordësuar mbi të ardhmen e sigurisë së Evropës Qendrore, atëherë do të kishin një ndikim të fuqishëm në Uashington. Gjithsesi samiti i Londrës, u mbyll me njoftimin se anëtarët do të ndërmarrin një “proces reflektimi strategjik”, dhe se pjesë e tij do jetë boshti bashkëpunues gjermano-polak.

Dhe së fundmi po jo më pak e rëndësishme, Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të jenë liderja kryesore e aleancës. Ajo duhet të vazhdojë të bëjë punën e saj, dhe të përmbushë përgjegjësitë e veta brenda aleancës. Detyra kryesore, është të sigurohemi që një skenar i luftës së shkurtër, të mos shihet kurrë si një opsion i favorshëm nga Rusia apo dikush tjetër./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Kërkime dhe zbulime: Çfarë pritet nga shkenca në vitin 2020

Publikuar

-

Nga

Nga fushën e shkencës, 2020-ta premton të jetë një vit i rëndësishëm në shumë fronte. Ja cilat janë në mënyrë të përmbledhur disa prej tyre:

Shihemi në planetin Mars!

Në vitin 2020, në planetin e kuq do të zbarkojnë disa sonda hapësinore. Kështu në korrik NASA do të nisë misionin “Mars 2020”, që do të kërkojë gjurmët e jetës mikrobike dhe kushtet e dikurshme të jetës në këtë planet, si dhe testimin e disa teknologjive për të ardhmen e misioneve njerëzore.
Në këtë planet, pritet të zbarkojë vitin e ri edhe sonda “Rozalind Frenklin” e misionit ExoMars 2020 të Agjensisë Evropiane të Hapësirës. Ndërkohë në muajin korrik ose gusht, do të niset drejt Marsit sonda e parë kineze “Huoxing-1”. Dhe në fund, anija “Hope” e Emirateve të Bashkuara Arabe, do të niset nga Japonia në verën e vitit 2020. Ajo parshikohet të mbërrijë në Mars 9 muaj më vonë.

Gurët jashtëtokësorë

Në vitin 2020, njerëzimi do të grumbullojë mostra të tjerë shkëmborë nga trupa të ndryshëm qiellorë. Kina do të dërgojë misionin “Change-5” në Hënë, që do të kthehet me mostrat nga sateliti i Tokës pas më shumë se 4 dekadash. Ndërkohë anija hapësinore japoneze “Hayabusa 2”, është duke u rrikthyer në Tokë me mostrat e asteroidit “Ryugu”. Ndërsa sonda e NASA “OSIRIS-Rex”, duhet që në gjysmën e dytë të vitit 2020 të marrë mostra shkëmbore nga asteroidi “Bennu”.

Klima dhe biodiversiteti

2020-ta do të jetë një vit vendimtar për të ardhmen e planetit. COP26, samiti i ardhshëm mbi klimën i Kombeve të Bashkuara, do të zhvillohet në 9 nëntor 2020 në qytetin e Glasgout në Skoci. Para tij, vendet nënshkruese të Marrëveshjes së Parisit, të duhet të rishikojnë premtimet e tyre për një ulje të emetimeve të CO2, duke qëndruar brenda rritjes prej 2 gradë Celsius të ngrohjes globale në krahasim me epokën para-industriale.
Çështja e klimës, do të jetë një pjesë thelbësore e fushatës zgjedhore në SHBA, teksa zgjedhjet mbahen më 3 nëntor 2020. Pikërisht në të njëjtën ditë, SHBA mund të dalë përfundimisht
nga Marrëveshja e Parisit. Në tetor të vitit 2020, Kina do të organizojë samitin e OKB-së për biodiversitetin, me synim ngadalësimin e masakrës ndaj specieve të ndryshme. Në mesin e masave që do diskutohen, do të jetë zgjerimi i sipërfaqes së Tokës që konsiderohet zonë e mbrojtur, nga 15 për qind aktualisht në 30 për qind.

LEXO EDHE:  Sulmi në SHBA, policia mbyll 5 shkolla

LEXO EDHE:  Rama refuzoi se Shqipëria është vend me kriminelë sepse ai qeveris bashkë me ta

Lufta kundër epidemive

Viti 2020 mund të sjellë një progres të madh në luftën kundër infeksioneve të shkaktuara nga mushkonjat. Në Indonezi, një test i rëndësishëm kundër përhapjes së sëmundjeve vektoriale, do të zhvillojë fazën e tij përfundimtare. Një vaksinë që mund të sigurojë mbrojtje të plotë kundër malaries, do të testohet për herë të parë në kushte reale në vitin 2020, mbi 2.100 banorë të ishullit afrikan të Biokos, pranë bregut të Guinesë Ekuatoriale. Ndërkohë më 2020-ën, mund të rivihet nën kontroll epidemia e Ebolës në Afrikën Qendrore, ndërsa një vaksinë e re kundër tuberkulozit do të testohet në shkallë të gjerë.

Më shumë organe për transplant, do shpiket ilaçi kundër plakjes

Në frontin më eksperimental dhe më të diskutueshëm të mjekësisë, do të vihet re një përparim i madh në kërkimet, se si të “kultivohen” në trupat e kafshëve të tjera, organet e transplantimit për njerëzit. Në vitin 2020 shkencëtarët nga Universiteti i Tokios në Japoni, do të rrisin inde të marra nga qelizat burimore të njeriut në embrione miu, dhe më pas do t’i transplantojnë ato embrione hibride në kafshë surrogate.
Synimi i hulumtimit mbi këto hibridë njerëz-kafshë, që po shkaktojnë debate të mëdha etike, është rritja e disponueshmërisë së organeve që përdoren për transplant. Vitin që vjen do të dëgjojmë me siguri edhe për 2 ilaçe që ngadalësojnë plakjen, dhe që së shpejti do të jenë në fazën e fundit të testeve klinike.

Makinat e para elektrike me bateri litiumi

Sektori energjitik, do të bëjë një hap para në Lojërat Olimpike Tokio 2020, kur kompania “Toyota”, të prezantojë prototipin e parë të një makine me bateri, të përbërë nga jonet e litiumit në gjendje të ngurtë. Në këto bateri, elektroliti i lëngshëm zëvendësohet nga një material i ngurtë, që rrit sasinë e energjisë që mund të ruhet, autonominë e automjetit, dhe diapazonin e funksionimit të tij termik./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Qytetarët në Perëndim, kundër përdorimit në masë të kamerave të njohjes së fytyrës

Publikuar

-

Nga

Nga Janosch Delcker & Cristiano Lima “Politico.eu”

Teknologjia e skanimit dhe njohjes së fytyrës, po frymëzon një valë të madhe frike për shkeljen e privatësisë, teksa ky program ka nisur të përdoren gjerësisht në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Kështu ajo përdoret sot në vendkalimet kufitare, në automjetet e policisë, në stadiume, aeroporte dhe shkolla.

Por përpjekjet për të kontrolluar përhapjen e kësaj teknologjie, po hasin në rezistencën e qeverive në të dyja brigjet e Atlantikut. Arsyeja kryesore:qeveritë perëndimore po e përdorin këtë teknologji për të garantuar sigurinë publike, edhe pse e bëjnë këtë duke mbledhur të dhëna mbi jetën private të qytetarëve.

Në Uashington, impeachmenti ndaj presidentit amerikan Donald Trump, ka zbehur pritshmëritë për një nismë të Kongresit për të miratuar disa kufizime në përdorimin e kësaj teknologjie. Një qasje e njëjtë vërehet edhe në vendet evrpiane, që e kanë zakonisht shumë merak çështjen e privatësisë, siç është Gjermania.

Ata që mbrojnë rregullore më të rrepta mbi përdorimin e kësaj teknologjie, e tregojnë Kinën
si një shembull negativ të potencialit që ka kjo teknologji për t’u shndërruar në një makth për qytetarët. Dhe kjo pas raporteve mediatike, se autoritetet po e përdorin këtë teknologji për të gjurmuar pa dallim qytetarët në ambjente publike, për të identifikuar protestuesit pro-demokracisë në Hong Kong, dhe për të shtypur miliona ujgurë myslimane në provincën e Xinjiangut.

Sipas një studimi të vetë qeverisë amerikane, softueri aktual i njohjes së fytyrës e përjetëson paragjykimin racor, pasi është vënë re se ai identifikon në mënyrë të gabuar më shpesh njerëzit me ngjyrë, në krahasim me ata të bardhë. “Teknologjia e njohjës së fytyrës duhet të ndalet, përpara se të jetë vonë”- thotë për “Politico” Patrik Brejer, anëtar i Parlamentit Evropian.
“Ka dëshmi në rritje se SHBA-ja po e përdor gjithnjë e më shumë Inteligjencën Artficiale në mënyra represive dhe të dëmshme, që të kujtojnë modelin kinez”- thuhet ndërkohë në studimin e organizatës “AI Now”.

Senatori demokrat Ed Edej, që po përgatit një ligj të posaçëm për të kufizuar përdorimin e kësaj teknologjie, tha në qershor të këtij viti, se përdorimi i teknologjisë së njohjes së fytyrës, “paraqet një kërcënim të madh për privatësinë e amerikanëve. Megjithatë policia dhe forcat e sigurisë në të gjithë Perëndimin, janë duke e testuar me shpejtësi, apo përdorur de fakto këtë teknologji, si një mënyrë shumë më e lirë për të mbledhur të dhëna për grupe të mëdha njerëzish.

Kamerat e njohjes së fytyrës, që mund të identifikojnë njerëzit bazuar në tiparet e fytyrës së tyre, po shfaqen tashmë edhe në vendkalimet kufitare, në automjetet e policisë, në hyrje të stadiumeve dhe madje në disa shkolla të mesme në SHBA dhe në Evropë, ku ato përdoren për të identifikuar nxënësit.
Shembuj të tillë, i tejkalojnë kufizimet e kësaj teknologjie që janë miratuar në San Francisko, dhe disa qytete të tjera të SHBA-së. Ndërkohë, aktivistët e mbrojtjes së privatësisë janë duke nxjerrë një mësim goxha të mirë nga dështimi i qeverive, për të kontrolluar përhapjen e teknologjisë.

Ata thonë se tashmë po zhduken dallimet midis mënyrës se si qeveritë perëndimore dhe Kina i qasen mbikëqyrjes publike. Disa ligjvënës demokratë dhe republikanë në SHBA, thonë se çështja e fajësimit të Trump, ka lënë në plan të dytë çështjet e tjera.

LEXO EDHE:  Bregu: Bisedimet më të frytshme janë ato të kafeneve. Ja shembulli

LEXO EDHE:  Çelja e negociatave/ Lu: Koha për të festuar, po "peshqit e mëdhenj"

“Mjerisht, impeachment-i ka thithur të gjithë energjinë e mundshme”- shprehet senatori republikan Stefën Linç, që drejton Nënkomitetin e Sigurisë Kombëtare të Mbikëqyrjes, duke shtuar se ndikoi jo pak edhe vdekja e senatorit të njohur demokrat Elia Kamings.
Ndërkohë edhe në Bashkimin Evropian, thirrjet e liderëve kryeroë për veprime të shpejta, për disiplinimin e përdorimit të Inteligjencës Artificiale, nuk garantojnë të sjellin ndonjë kufizim detyrues në mbarë BE-në. Edhe kufizimi dikur i rreptë për mbledhjen e “të dhënave të ndjeshme”, në ligjin kryesor të privatësisë që ka aktualisht BE-ja, përmban një arsyetim të gjerë se përse autoritetet publike mund të mbledhin të dhëna biometrike të ndjeshme, nëse mund ta justifikojnë këtë gjë.

Teknologjia e njohjes së fytyrës, është shfaqur në vende të tilla si në stacionin kryesor të trenit në Berlin, ku një projekt eksperimental nga autoritetet, ka skanuar fytyrat e dhjetëra mijëra kalimtarëve. Gjithsesi, Brejer ka bindjen se Evropa do të ketë kufizime më të rrepta sesa SHBA në përdorimin e kësaj teknologjie.

Eurodeputeti thotë se Karta e të Drejtave Themelore të BE-së, e cila i jep çdo qytetari evropian “të drejtën e mbrojtjes së të dhënave të tij personale”, do t’i mbrojë evropianët nga përdorimi pa dallim i kamrave të njohjes së fytyrës, ndërsa Kushtetuta e SHBA nuk thotë asgjë për këtë gjë.
Ndërkohë vetë drejtuesit e industrisë së kësaj teknologjie, po shfrytëzojnë rastin për të diktuar rregullat globale mbi këtë fushë.

Shefi i politikave publike në “Amazon”, Majkëll Panke, u bëri thirrje ligjvënësve amerikanë të miratojnë një ligj që “mbron të drejtat civile, por lejon nga ana tjetër inovacionin e vazhdueshëm dhe zbatimin praktik të kësaj teknologjie” . Sot për sot, mjetet e skanimit të fytyrës po bëhen me shpejtësi mëse të zakonshme.

Kompani si Facebook, Apple dhe Google, kanë vendosur njohjen e fytyrës në pajisjet e tyre
më të njohura, për shembull si një mjet për zhbllokimin e telefonave. Ndërkohë tek autoritetet publike, oreksi për sistemet e njohjes së fytyrës, duket se nuk ka kufij.
Në të gjithë Shtetet e Bashkuara, agjensitë federale, shtetërore dhe vendore, kanë realizuar për vite me radhë të ashtuquajturat eksperimente. Administrata e Sigurisë së Transportit dhe Doganave, dhe ajo e Mbrojtjes së Kufijve, e përdorin njohjen e fytyrës në pika të caktura.

Në nivel shtetëror dhe lokal, departamentet e policisë në Florida, Kolorado dhe Oregon kanë filluar ta përvetësojnë këtë teknologji, ndërsa të tjerët janë duke e shqyrtuar si mundësi.
Situata nuk është më ndryshe në Evropë. Në Britani, dy njësi policore e kanë testuar teknologjinë e njohjes së fytyrës, për të identifikuar kalimtarët në kohë reale. Ndërkohë, Ministria e Brendshme në Hungari, po instalon 35.000 kamera në kryeqytetin Budapest dhe pjesën tjetër të vendit, për të regjistruar fytyrat e njerëzve dhe targat e makinave.
Njohja e fytyrës, është duke funksionuar në disa aeroporte evropiane nga Lisbona në Pragë. “Kjo praktikë është shqetësuese”-thotë Mathias Monroi, një aktivist gjerman i të drejtave civile.

“Një teknologji e tillë, mund ta bëjë së shpejti të pamundur të lëvizësh në mënyrë anonime në një hapësirë publike”- thekson ai. Në Bruksel, udhëheqësja e re e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, ka premtuar ta vërë nën kontroll këtë teknologji. Ekspertët janë në pritje se çfarë do të ndodhë./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Kush është Forca Kuds, njësia elitare ushtarake e Iranit?

Publikuar

-

Nga

Nga Frank Miles “Fox News”

Forca Kuds, të cilën SHBA-ja e ka klasifikuar si një organizatë terroriste, ka kryer prej dekadash punët e pista në prapaskenë për llogari të Iranit, duke luajtur lojën “përça e sundo”.

Krahu paramilitar i trupave elitë të Korpusit Islamik të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC), ka ndërtuar një rrjet të gjerë në Irak, vendin e shkatërruar nga lufta, duke rekrutuar mijëra irakenë dhe duke mbështetur jo vetëm militantët shiitë atje, por edhe shiitët që janë aleatë me Uashingtonin në Afganistan.

Forca Kuds dhe elementë të tjerë, veprojnë fshehtas ose nganjëherë edhe hapur jashtë Iranit, duke bashkëpunuar me Hezbollahun në Liban, militantët shiitë në Irak, dhe shiitët në Afganistan. Ali Alfoneh, studiues me origjinë iraniane në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, e cilëson strategjinë e Forcës Kuds, si pasqyrim të një prirje më të gjerë në shoqërinë iraniane:shndërrimin e saj të ngadaltë nga një teokraci radikale islamike, në një diktaturë ushtarake, me IRGC që po merr një pushtet gjithnjë e më të madh.

“Kjo është një organizatë e angazhuar në përhapjen e terrorit sektar në Irak. Dhe tani, ajo është forca së cilës qeveria irakiene i është drejtuar për ndihmë, në mënyrë që të çlirojë Tikritin nga terroristët e Shtetit Islamik”- u shpreh Alfoneh për “Fox Neës” në vitin 2015 . “Pra kemi të bëjme me një organizatë terroriste, që po e ndihmon qeverinë e Irakut të shkatërrojë një organizatë tjetër terroriste”.

Thuhet se Forcat Kuds, kanë në përbërje mbi 15.000 trupa. Presidenti amerikan Donald Trump, urdhëroi të premten sulmin ajror që vrau udhëheqësin e Forcës Kuds, gjeneralin iranian Kasëm Sulejmani. Ky lajm, u konfirmua zyrtarisht nga Pentagoni.
S

ulejmani ka qenë “truri” i ushtrisë iraniane. Ai kishte drejtuar për një kohë të gjatë shërbimin e inteligjencës, që është etiketuar sërish nga SHBA-ja që nga viti 2007 si një grup terrorist. Kjo njësi llogaritet të ketë në shërbim mbi 20.000 njerëz.
I konsideruar si një nga njerëzit më të pushtetshëm në Iran, ai thirrej shpesh si “komandanti hije” ose si “mjeshtër i spiunazhit”. “Ai është individi më përgjegjës për destabilizimin dhe thellimin e tensioneve sektare, që Irani ka mbjellë në mbarë Lindjen e Mesme. Sulejmani cilësohej nga kundërshtarët e tij si një strateg i shkëlqyer, për shkak të hartimit të doktrinës asimetrike të luftës”-tha në majin e vitit 2019 Xhordan Stekler, analist në grupimin “United Against Nuclear Iran” (UANI).

LEXO EDHE:  “Nxitoni! Afati përfundon në 31 Dhjetor”/ Ambasada e SHBA ka një njoftim të rëndësishëm

LEXO EDHE:  Çelja e negociatave/ Lu: Koha për të festuar, po "peshqit e mëdhenj"

“Pavarësisht se është kërcënuar shpesh nga kundërshtarët e tij, Sulejmani ka përdorur taktika brutale, përfshirë sulme terroriste, operacione të fshehta, dhe ka financuar milicitë e huaja, për të minuar sovranitetin e shteteve fqinje, dhe për të zgjeruar ndikimin ushtarak dhe diplomatik të Iranit”- shtoi ai.
Forca Kuds u shpall një Organizatë Terroriste e Huaj (FTO) nga Shtetet e Bashkuara në prillin e vitit të shkuar.

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, e kanë akuzuar Forcën Kuds për ndihmën në armë dhe mbështetje tjetër materiale ndaj presidentin sirian Bashar Al-Asad, për të shtypur kryengritjen në Siri.
Analistët ushtarakë, thonë se Garda Revolucionare e Iranit, filloi dërgimin e luftëtarëve jashtë vendit që gjatë Luftës Iran-Irak në vitet 1980-1988, “për të eksportuar idealet e revolucionit në të gjithë Lindjen e Mesme”. Në Afganistan, Forca Kuds mbështeti Aleancën Veriore Anti-Talibane, duke filluar nga mesi i viteve 1990.
Në vitin 2001, ajo ndau të dhëna të klasifikuara me Shtetet e Bashkuara për të rrëzuar talebanët.

Sulejmani thuhet të jetë shprehur në atë kohë, se “ndoshta ka ardhur koha të rimendojmë marrëdhëniet tona me amerikanët”. Por marrëdhëniet mes dy vendeve, u përkeqësuan sërish në vitin 2002.

Zyrtarët amerikanë akuzuan atëherë Forcat Kuds, për armatimin dhe trajnimin e talebanëve, si një mënyrë për të kundërshtuar ndikimin e SHBA-së pranë kufijve të Iranit. “Ajo për të cilën është shumë e specializuar Forca Kuds, janë operacionet sekrete”- u shpreh në vitin 2007 Mahan Abedin, një ekspert mbi Iranin, dhe drejtor i kërkimeve në Qendrën për Studimin e Terrorizmit në Londër.
Force Kuds, që do të thotë thotë “Jeruzalem” në gjuhën perse dhe atë arabe, është njësia ushtarake më elitare e Iranit.

Gjatë 2 dekadave të fundit, trupat e kësaj njësie besohet se kanë ndihmuar në armatosjen dhe trajnimin e grupit gueril Hezbollah në Liban, luftëtarët e ISIS në Bosnje dhe Afganistan, madje edhe trupat sudaneze që luftojnë sot në Sudanin e Jugut.
Forca Kuds është pjesë e Gardës Revolucionare të Iranit, dhe raporton direkt tek Udhëheqësi Suprem i Iranit.

Ajo ka si mision mbrojtjen e qeverinë islamike të Iranit. Forca Kuds, e formuar për herë të parë në vitet 1980 dhe me ushtarakët e përzgjedhur të Gardës, është dega e saj e veçantë për operacionet që zhvillohen jashtë Iranit./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE