Connect with Us

Shpërndante drogë në Itali/ Arrestohet 30-vjeçari shqiptar

Kronika

Shpërndante drogë në Itali/ Arrestohet 30-vjeçari shqiptar

Publikuar

-

Një shqiptar ka rënë mbrëmjen e djeshme në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për trafikim droge.

“La Rampa” raporton se bëhet fjalë për 30-vjeçarin Angjelo Veshi. I riu u kap në banesën e tij në rrethin Teano Versano, pas një hetimi nga Agjentët e Komisariatit të Sessa Aurunca.

Veshit iu gjet 30gr kokainë e pastër, e ndarë në doza, të mbajtura në zarfe celofani të mbyllura në nxehtësi, gati për t’u shitur në treg të zi.

LEXO EDHE:  Shpërthente banesat me eksploziv/ Arrestohet 41-vjeçari nga Tirana

Gjithashtu 30-vjeçarit iu sekuestruan edhe 1.500 €, të cilat dyshohet e shqiptari i ka përfituar përmes veprimtarisë kriminale.

Shqiptari ndodhet në paraburgim, në pritje të vendimit të gjykatës së Santa Maria./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tronditet Shkodra/ Shpërthen tritoli mbrapa shtëpisë së Shefit të Komisariatit

Publikuar

-

Nga

Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në lagje “Guerrile” Shkodër.

Sipas njoftimit të policisë, shpërthimi ka ndodhur mbrapa banesës së shefit të Stacionit të Policisë Theth, shtetasit me P.M.

Fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz por vetëm dëme materiale

“Më datë 04.01.2020, rreth orës 21:45, në lagje “Guerrile” Shkodër, mbrapa banesës së shtetasit P. M. me detyrë shef i Stacionit të Policisë Theth, Shkodër, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policsë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Humbi jetën në një kantier ndërtimi/ Si e parandjeu ngjarjen nëna e 36 vjeçarit: E prisja me frikë…

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ndodhi, gjatë ditës së djeshmë, në Korçë ku 36 vjeçari Elvis Josifi humbi jetën teksa punonte në ndërtim.

Ditën e sotme policia ka arrestuar dy persona, teknikun dhe manovratorin e firmës së ndërtimit. Ata akuzohen për “shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt, është dëmtuar një segment metalik i presës, i cili ka goditur në kokë 36 vjecarin, Elvis Josifi duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas, Abc News, familjarët janë përplasur me përgjegjësit e firmës gjatë ceremonisë mortore dhe nëna e viktimës ka hedhur akuza ndaj firmës ndërtuese duke i akuzuar se i kanë vrarë djalin, i cili punonte për bukën e gojës.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 22 kg drogë/ Një në pranga e një në kërkim

LEXO EDHE:  Drejtonte mjetin pa patentë/ Aksidentohet dhe arrestohet nga policia

“Djali im nuk vlen sa një drekë. Mos u tallni me gjakun e djalit tonë. Të kalben në burg ata që ma vranë dritën e syve.”

Këto jane fjalët që nëna iu drejtoi përfaqësuesve të firmës të cilët  i kërkuan të mbulonin shpenzimet e ceremonisë mortore.

“E ëma një ditë në supermarket tha se djalin e kishte në punë në ndërtim dhe ishte shprehur se kishte frikë për të, deri sa vjen në shtëpi unë rri me frikë”, thotë fqinja e familjes ku ndodhi tragjedia.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbardhen detaje të reja nga vdekja tragjike e të riut në Korçë

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja tragjike e një dite më parë, ku një 36-vjeçar humbi jetën teksa po punonte në kantierin e ndërtimit.

Mësohet se viktima, Elvis Josifi ishte i siguruar dhe familja do të përfitojë nga sigurimi i jetës një vlerë prej 10 mijë lekë të rinj në muaj.

36-vjeçarit i ra mbi kokë segmenti metalik që peshonte rreth 5 ton, duke i çarë kaskën mbrojtëse, çfarë solli vdekjen e menjëhershme.

LEXO EDHE:  Ishte dënuar për dhunë në familje/ Arrestohet 34-vjeçari

LEXO EDHE:  Shpërthente banesat me eksploziv/ Arrestohet 41-vjeçari nga Tirana

Ndërkohë, punëtori tjetër, me inicialet P.F., 59 vjeç, që mbeti i plagosur po vijon trajtimin në spitalin e Korçës, ndërsa raportohet se ai ka tre brinje të thyera, por gjendja e tij paraqitet e stabilizuar./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE