Connect with Us

Shpallet në kërkim ndërtuesi i vilës 4-katëshe në Kënetë/ Akuzohet për vrasjen e 8 pjesëtarëve të familjes Lala

Kronika

Shpallet në kërkim ndërtuesi i vilës 4-katëshe në Kënetë/ Akuzohet për vrasjen e 8 pjesëtarëve të familjes Lala

Publikuar

-

Ndërtuesi i vilës katër katëshe në zonën e Kënetës ku humbën jetën 8 anëtarë të familjes Lala është shpallur në kërkim nga policia. Sipas Report TV, ai akuzohet për vrasje me dashje në mënyrë indirekte.

I vetmi i mbijetuar nga shembja e banesës së familjes Lala në Durrës është 17-vjeçari Ramë Lala. Gjendja e tij shëndetësore nuk është paraqitur e mirë prandaj është nisur drejt Italisë për të marrë një mjekim më të specializuar. Jetën e Ramë Lalës, e shpëtoi një lavatriçe. Struktura metalike e kësaj orendie shtëpiake krijoi mjaft hapësirë sa për t’i mbrojtur trupin dhe kokën 17-vjeçarit, pas shembjes së banesës katër katëshe nga tërmeti i fuqishëm që la pas të paktën 50 viktima.

LEXO EDHE:  Tragjedia në familjen Lala/ Humbin jetën nënë e bir, vijojnë momentet e tmerrit nën rrënoja të pjestarëve të tjerë

Tetë anëtarët e familjes Lala që u shuan nga tërmeti tragjik
1. Amelia Lala 8 vjeç
2. Sahadete Lala 79 vjeç
3. Griselda Lala- 22-vjeç
4. Marjeta Lala 31 vjeç
5. Emilio Lala
6. Enis Lala 2 vjeç
7. Dionisa Lala 2 vjeç
8. Ilir Lala, 52 vjeç

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident në autostradë/ Makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Publikuar

-

Nga

Aksident në autostradë/ Makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Një automjet është përplasur me një motorr, drejtuesi i të cilit është dërguar menjëherë në spital.

“Mjeti me drejtues A.T., ka aksidentuar një drejtues motorri ende të paidentifikuar, i cili është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”.

Më datë 11.07.2020, rreth orës 13:56, në autostradën Durrës-Tiranë, mjeti me drejtues A.T., ka aksidentuar një drejtues motorri ende të paidentifikuar, i cili është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Tragjedia në familjen Lala/ Humbin jetën nënë e bir, vijojnë momentet e tmerrit nën rrënoja të pjestarëve të tjerë

LEXO EDHE:  Ish-kreu i Komunës para togave të zeza/ Jepet vendimi për ish zyrtarët dhe biznesmenin

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Pjesë e një grupi kriminal/ Kapet i rrezikshmi i Korçës

Publikuar

-

Nga

Video-Pjesë e një grupi kriminal/ Kapet i rrezikshmi i Korçës

Policia e Korçës bën të ditur se ka vënë në pranga një të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas uniformave blu, në vijim të punës për kapjen, ndalimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, mbi vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Ndihmësi”, për kapjen e tij, konkretisht shtetasit Dh. Sh., 39 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

LEXO EDHE:  Tragjedia në familjen Lala/ Humbin jetën nënë e bir, vijojnë momentet e tmerrit nën rrënoja të pjestarëve të tjerë

LEXO EDHE:  Kërkime gjatë gjithë natës/ Pesë anëtarët e familjes Lala ende nën rrënoja

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që operonte në disa vende të huaja dhe në Shqipëri, transportonte në drejtim të vendit tonë, të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal i këtij grupi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr mes disa të rinjve në një lokal/ Merret peng 32-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Sherr mes disa të rinjve në një lokal/ Merret peng 32-vjeçari

Mbrëmjen e djeshme në një lokal në qytetin e Gramshit janë konfliktuar disa persona me njëri-tjetrin, ndërsa pas zënkës 3 të rinj kanë marrë peng një tjetër person.

Sipas BW, është marrë peng shtetasi me iniciale A. B 32 vjeç, i cili është vëllai i personit me të cilin po ziheshin disa të tjerë.

Në sherr e sipër ata e kanë futur me forcë në makinë të riun.

LEXO EDHE:  I rezistoi tërmetit të fortë/ Ndërtesa ngjitur me familjen Lala në rrezik shembje pas lëkundjeve të sotme

LEXO EDHE:  Kërkime gjatë gjithë natës/ Pesë anëtarët e familjes Lala ende nën rrënoja

Për ngjarjen, menjëherë është njoftuar policia e cila ka vënë në pranga një prej autorëve të pengmarrjes.

LEXO TE PLOTE