LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qeveria Kurti - Mustafa/ Dështojnë sërish bisedimet për marrëveshje

14 Dhjetor 2019, 19:11, Kosova & Bota CNA
Qeveria Kurti - Mustafa/ Dështojnë sërish bisedimet për

Pas disa orësh bisedimi, duket se kryetari i Vetëvendosjes dhe kryetari i LDK nuk arritën as gjatë takimit të sotëm një marrëveshje për Qeverinë e Kosovës.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se sërish nuk pati marrëveshje dhe vetëm në ditët e ardhshme do tregohet se çfarë drejtimi do të marrë situata.

?E gjitha çka mund të them për sonte, se nuk pati marrëveshje dhe duhet të shohim në ditët e ardhshme si duhet të veprojmë?, u shpreh ai.

Ajo çfarë ka përbërë problem për dy partitë fituese, duke i bërë krerët e tyre të kenë mospajtime është ndarja e ministrive dhe në veçanti posti i presidentit. Në lidhje me programet e bashkëqeverisjes, deri diku kanë arritur t?i harmonizojnë.

Ky është takimi i dytë me radhë mes dy liderëve brenda dy ditëve Kurti-Mustafa në tentim të arritjes së një zgjidhjeje për të formuar qeverinë e ardhshme në Kosovë./CNA.al

Lajmet e fundit nga