Connect with Us

Pezullimi i Malajt nga detyra/ Zbardhen arsyet që çuan në këtë vendim

Politikë

Pezullimi i Malajt nga detyra/ Zbardhen arsyet që çuan në këtë vendim

Publikuar

-

Zbardhet vendimi i shkarkimit të Arben Malajt nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, vendimi është firmosur nga Erjon Braçe, zv/kryeministër. Ky vendim i është propozuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Arsye kryesore për pezullimin e Malajt nga detyra janë bërë qëndrimet e shprehura prej tij, të cilat kanë cënuar integritetin që kërkon pozicioni në Bankën e Shqipërisë.

“Duke marrë në konsideratë dhe duke e vlerësuar kërkesën e Kuvendit, daljet dhe prononcimet publike të z. Arben Malaj për tema thellësisht politike, të cilat kanë qenë të vazhdueshme edhe gjatë periudhës zgjedhore për zgjedhjet lokale të datës 30 qershor, si dhe duke u bazuar në dispozitën ligjore të përmendur më sipër, Këshilli i Ministrave ka vendosur që z. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, të pezullohet nga kjo detyrë. Këshilli i Ministrave i propozon Kuvendit të Republikës së Shqipërisë shkarkimin e z Arben Malaj nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”, thuhet në vendim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përplasjet për Kushtetuesen/ Delegacioni i Venecias takon përfaqësuesit e opozitës

Publikuar

-

Nga

Delegacioni i Venecias që ndodhet në vendin tonë për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese do të ketë një takim dhe me përfaqësues të opozitës jo parlamentare.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i shoqëruar edhe nga Petrit Vasili i LSI, Gazment Bardhi dhe Oerd Bylykbashi po zhvillojnë një mëngjes pune me delegacionin e Venecias te Rogneri. Në mbyllje, kryedemokrati Basha ka njoftuar se do të ketë një komunikim me gazetarët.

Pas takimit me Bashën, delegacioni i Venecias do të takohet me kreun e KED, Ardian Dvorani.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama zë ngushtë Fevziun/ “Ke bërë gjyqe të mëdha, ke shkelur të drejta njerëzish”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka zënë ngushtë moderatorin Blendi Fevziu mbrëmjen sotme.

Rama ishte duket debatuar me analistin Ervis Iljazaj dhe Fevziu i kërkoi t’i përgjigjej pyetjes, por kjo ka sjellë irritimin e kreut të qeverisë.

“Ti Fevzi ke bërë gjyqe të mëdha këtu në këtë studio. Ke shkelur të drejta njerëzish”, i tha kryeministri, ndërsa moderatori nuk preferoi të komentojë këtë deklaratë dhe e la të vijonte debatin me analistin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Artan Hoxha denoncon përballë Ramës/ Më kanë ndjekur e fotografuar kur kam dalë nga shtëpia

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha ka thënë në emisionin Opinion se është ndjekur dhe është fotografuar kur ka dalë nga shtëpia.
Këtë denoncim, Hoxha e ka bërë live në studion e “Opinion”,  përballë kryeministrit Edi Rama.

“Më kishin fotografuar kur kam dalë nga shtëpia. Kam vajtur në Polici. Ky nuk është krimi i organizuar, është ai që fsheh para pafund dhe e ka buxhetin më të madh sesa ministria juaj e Brendshme. Me ato që dëgjoj unë këtu jam me ty kokë e këmbë, por me ato që shikoj…”, u shpreh Hoxha.

“Ti mund të jesh me mua, por që nga koka te këmbët këtu s’ je me mua fare. Jeni gabim nga mengjesi deri ne darke. Pse Shqipëria e ka pjellë krimin e organizuar, krimi i organizuar është kudo Paris, Beriln Amerikë”, u shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE