LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasja me Dvoranin/ Ngjela sulmon Metën: Është i deshpëruar ndaj bën budallallëqe

14 Dhjetor 2019, 15:38, Aktualitet CNA
Përplasja me Dvoranin/ Ngjela sulmon Metën: Është i

Avokati Spartak Ngjela ka dhënë opinionin e tij mbi përplasjen midis Presidentit Meta dhe Kryetari të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për shkak se Meta ka dëshmuar padi kundrejt këtij të fundit.

Ngjela u shpreh se në këtë mes i deshpëruari është Meta, pasi nuk e përballon dot postin që ka si President, si arsye që, midis të tjerash, akuzohet edhe për korrupsion. Në Lidhje me Dvoranin, Ngjela tha se një person i vetëm nuk mund të mbajë përgjegjësi për shkelje kolektive.

?Në lidhje me përplasjen mes Metës dhe Dvoranit kam nxjerrë një aksiomë: njeriu i deshpëruar bën budallallëqe. Meta është njëri i deshpëruar, në proces për shkarkim. Është i akzuar për korrupsion. Nuk e di se çfarë ka bërë Dvorani, unë di aksiomën juridike: për shkeljen kolektive nuk ka përgjegjësi personale. Aksioma juridike është thënë nga Napoleon Bonabarti: për krime kolektive nuk mund të ketë përgjegjësi personale?, tha Ngjela i ftuar në studion e Report tv./CNA.al

Lajmet e fundit nga