Connect with Us

Parlamenti i ri britanik mblidhet të martën

Bota

Parlamenti i ri britanik mblidhet të martën

Publikuar

-

Kancelarja Merkel tha se pret negociata të ndërlikuara me Britaninë e Madhe. Pika më problematike është presioni i madh kohor.

Parlamenti i sapozgjedhur britanik do të mblidhet të martën. Në dallim nga periudha para zgjedhjeve, konservatorët e kryeministrit Johnson do të përfaqësojnë në të përsëri një shumicë. Toriet konservatorë do të kenë të paktën 365 vende në Westminister, 162 më shumë se laburistët. Mbretëresha Elizabeth II tashmë i ka kërkuar Johnson-it të formojë një qeveri të re. Johnsoni tha se prioriteti i tij është të imponojë daljen nga Bashkimi Evropian deri në fund të janarit 2020.

Rezultati i zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në Britaninë e Madhe mbizotëroi në ditën e dytë dhe të fundit të samitit të BE në Bruksel. Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen kërkoi negociata të shpejta për marrëdhëniet e ardhshme me Britaninë e Madhe.

Angela Merkel

Ajo tha se koha është jashtëzakonisht e shkurtër për të arritur një marrëveshje me Britaninë e Madhe para fundit të vitit 2020. Në negociatat për një marrëveshje tregtare synohet të hiqet dorë nga doganat e kuotat. E rëndësishmë është gjithashtu të ruhet një bashkëpunim i ngushtë për çështje të sigurisë.

LEXO EDHE:  Paralajmërim për pasojat e daljes së Britanisë nga BE

Kancelarja Merkel tha se ajo pret negociata të ndërlikuara dhe nuk pret që kryeministri Johnson të kërkojë një zgjatje të periudhës së tranzicionit përtej vitit 2020. Deri atëherë ekziston një numër çështjesh që duhet të zgjidhen, nga tregtia tek peshkimi deri te siguria në internet. “Pika më problematike” është presioni i madh kohor, tha Merkeli. Presidenti i Këshillit të BE-së Michel tha se marrëveshja nuk do të lidhet me çdo çmim. Kusht është që ajo të jetë e barazpeshuar. / DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Trump sulmon ish shefin e stafit, John Kelly

Publikuar

-

Nga

Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi të enjten ish-shefin e tij të stafit, John Kelly, pasi ky i fundit mbrojti ndihmësin e shkarkuar të Këshillit të Sigurisë Kombëtare Alexander Vindman, i cili dëshmoi kundër presidentit disa javë më parë.

John Kelly, gjeneral në pension, i cili shërbeu si shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë për 17 muaj, deri në fillim të vitit të kaluar, mbështeti nënkolonelin Vindman gjatë një fjalimi në një universitet të Nju Xhersit, ku shprehu kundërshtime edhe për disa politika dhe veprime të Presidentit Trump.

“Kur e hoqa John Kelly-n, gjë që mezi prisja ta bëja, ai e dinte fare mirë se e kishte mbushur kupën,” shkruante zoti Trump në Twitter të enjten.

“Puna si shef i stafit nuk ishte për të,” shkruante presidenti Trump. “Ai hyri me bujë, por doli me heshtje, por si shumë ish zyrtarë të tjerë, ai nuk e kupton situatën dhe nuk e mban dot gojën mbyllur, gjë që në fakt e ka detyrim ushtarak dhe ligjor ta bëjë. Gruaja e tij e fantastike, Karen, për të cilën kam shumë respekt, në një rast më tërhoqi mënjanë dhe më tha me insistim se ‘John-i ju respekton shumë. Kur nuk do të jemi më këtu, ai do të flasë vetëm mirë për ju’. Por nuk ndodhi kështu!”

Në komentet e së mërkurës mbrëma, John Kelly tha se nënkoloneli Vindman, si oficer ushtarak, “bëri pikërisht atë që ne i mësojmë ata të bëjnë nga djepi në varr. Ai shkoi dhe i tha shefit të tij atë që sapo kishte dëgjuar.”

LEXO EDHE:  Paralajmërim për pasojat e daljes së Britanisë nga BE

LEXO EDHE:  Në qendër Kosova/ Merkel fton sërish në Berlin presidentin serb

Vitin e kaluar, Vindman u shprehu shqetësim eprorëve kur mësoi se Presidenti Trump i kërkoi Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy “një favor”, të niste hetime ndaj njërit prej rivalëve kryesorë të zotit Trump në fushatën prtesidenciale të vitit 2020, ish-nënpresidentit Joe Biden dhe djalit të tij Hunter Biden që punonte për një kompani gazi ukrainase.

Më pas, nënkoloneli Vindman në fund të vitit të kaluar u bë ndër dëshmitarët kryesorë kundër Presidentit Trump pasi demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve ngritën akuza ndaj presidentit, me synimin për ta shkarkuar atë.

“Ne i mësojmë ata: Mos zbatoni një urdhër të paligjshëm,” tha Kelly duke iu referruar nënkolonelit Vindman.

Vindman, së bashku me vëllain e tij binjak, Eugene Vindman, një tjetër nënkolonel që punonte në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, u shoqëruan nga Shtëpia e Bardhë të premten e kaluar dhe u kthyen në postet e tyre të mëparshme në Departamentin e Mbrojtjes. Kritikët kanë akuzuar Presidentin Trump se u tregua hakmarrës për heqjen e nënkolonelit Alexander Vindman, por presidenti e quajti atë “tepër të pabindur”.

Në fjalimin e së mërkurën, zoti Kelly tha se kishte pasur një numër mosmarrëveshjesh me Trump.

Ai mori në mbrojtje median, një objektiv i shpeshtë i zemërimit të zotit Trump; vuri në pikëpyetje vlerën e dy samiteve të presidentit me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, dhe kritikoi vendimin e Presidentit për të falur një komando të marinsave, i dënuar për krime lufte./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi/ Koreja e Veriut ekzekuton zyrtarin që shmangu karantinën

Publikuar

-

Nga

Zyrtarët e Koresë së Veriut kanë ekzekutuar një zyrtar të lartë të tregtisë, i cili dyshohej se kishte koronavirus për shkak se ai ka shkuar në VC publike ndërsa do të duhej të ishte në karantinë.

Zyrtarët e Koresë së Veriut kanë arrestuar dhe menjëherë e kanë ekzekutuar atë, për shkak të frikës së shpërndarjes së koronavirusit, raporton dailymail.

Zyrtarët shtetërorë së fundi kanë vendosur në vende të izoluara të gjithë ata që kanë vizituar Kinën apo që kanë pasur kontakte me njerëz nga Kina.

LEXO EDHE:  Stoltenberg: Nuk mund ta refuzoja Angela Merkel

LEXO EDHE:  Largimi i të rinjve/ Fieraku që takoi Merkelin, mesazh të fortë Qeverisë

Lideri suprem Kim Jong-un ka vendosur që të përdor “ligjin ushtarak”, pra për të ekzekutuar menjëherë, çdo këndë që largohet nga vendi i izoluar pa leje.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Të shtëna me armë zjarri/ Plagosen dy persona

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, një person është arrestuar lidhur me ngjarjen, ndërsa po punohet për kapjen e personave të tjerë.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa dy të plagosurit po marrin trajtimin e nevojshëm mjeksorë në spital.

“Rreth orës 17:00 kemi marrë informatën se në lagjen Kolovicë në Prishtinë ka pas të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Në këtë rast nga arma e zjarrit janë plagosur dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

LEXO EDHE:  Konferenca e SHBA në Ballkanin Perëndimor/ Leyla Moses-Ones: Shqipëria pjesë e BE nëse dyfishon luftën ndaj krimit

LEXO EDHE:  Konferenca e SHBA në Ballkanin Perëndimor/ Leyla Moses-Ones: Shqipëria pjesë e BE nëse dyfishon luftën ndaj krimit

Lidhur me këtë rast Policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka konfiskuar armën që dyshohet të jetë përdorur në rast. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rast”, është shprehur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE