Connect with Us

Opozita inekzistente në detyrën e saj/ Rama sulmon Bashën: Mblidhen si burrat e vjershave të Çajupit

Politikë

Opozita inekzistente në detyrën e saj/ Rama sulmon Bashën: Mblidhen si burrat e vjershave të Çajupit

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer  sërish  në akuza ndaj kreu të opozitës Lulzim Basha, pas refuzimit të këtij të fundit për të ulur në dialog, pas situatës së tërmetit.

Sipas Ramës, Basha tregoi mungesë totale përgjegjësie, ndërsa tha opozita ka qenë inekzistente me punën e saj.

“Mos dëgjoni ata që flasin dhe nuk dinë se çështë puna, veç llafeve. Mblidhen si burrat vjershave të Andon Zanko Çajupit dhe vetëm hedhin baltë. Opozita ka qene inekzistente në punën e saj. Megjithatë, më duhet të përshëndes dashamirësisht kreun e opozitës për vetëpërmbajtjen nga fjalori i tij, në momentet e vështira për njerëzi.

Por ndjej keqardhje që refuzoi të ulej me njerëzit për njerëzit. Nuk e di pse refuzon, por di që refuzimi në një situatë të tillë është mungesë përgjegjësie, për të mos thënë ndonjë fjalë më shumë.

LEXO EDHE:  Tenderi 1 milionë euro/ Ish-Kompania e Kokëdhimës fiton pa garë

Ka nisur të japë shenjet e para të një lufte. Ditë për ditë përdor gjuhën e baltës me sajesa. Por kjo është lufta e Lulzim Bashës  që mesiguri do ta marrë shpejt flamurin e asaj lufte.

Unë nuk merrem me ta, dhe do përpiqem që dhe njerësit të mos merren me të. Sepse ne duhet të merremi me sfidën që na ka dhënë Zoti apo natyra.

Duhet të ringrihemi sëbashku përtej vetvetes, duke dhënë maksimumin sa më njerëzisht dhe shpirtërisht për ata fatkeq që u dëmtuan.” përfundoi Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama zbulon mesazhin e fundit me Bashën/ I kërkova bashkim

Publikuar

-

Nga

avokati zbulon marreveshjen

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar, për herë të parë, një mesazh që i ka dërguar kreut të PD-së, Lulzim Basha pas tërmetit të 26 nëntorit.

Rama tregoi se nuk kishte komunikuar me Bashën që prej kohës kur opozita ishte në parlament.
Me tej, kryeministri sqaroi se pas tërmetit i dërgoi mesazh Bashës ku i sugjeronte që të ishin bashkë.

LEXO EDHE:  Tenderi 1 milionë euro/ Ish-Kompania e Kokëdhimës fiton pa garë

LEXO EDHE:  Tenderi 1 milionë euro/ Ish-Kompania e Kokëdhimës fiton pa garë

“Unë i kam çuar një mesazh në ditët pas tërmetit për t’i kërkuar…sugjeruar që të jemi bashkë, dhe kaq. Komunikimi i fundit me të ka qenë kur PD, ka qenë ende në parlament”, tha Rama i ftuar në emisionin ‘Java’ në RTSH./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka “ultimatum” Ramës/ Ik! Sa më shpejt aq më mirë!

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i PD, Edi Paloka thotë se opozita e Bashkuar dhe 85% e shqiptarëve duan largimin e Edi Ramës sepse ai dështoi si kryeministër.

Sipas Palokës, ikja e Edi Ramës i hap rrugë zgjedhjeve të lira që njerëzit të vendosin vetë të ardhmen e tyre.

“Edhe pa kundërshtar përballë, Edi Rama tregoi se s’bën dot pa krimin. Shkodra, Vora, Vau i Dejës treguan se ai nuk heq dorë nga krimi dhe vjedhja e votave. Njësoj si në 2017 me Vangjush Dakon, Avdylajt me kompani, në 2016 me Damian Gjiknurin dhe Imer Lalën me shokë, Rama angazhoi gjithçfarë kriminelësh duke dëshmuar shqiptarëve dhe botës se me të nuk ka zgjedhje, s’mund të ketë zhvillim dhe integrim”, shkruan Paloka.

LEXO EDHE:  Rama: Opozita nuk po bën detyrën e saj

LEXO EDHE:  Tërmeti dridh sërish Shqipërinë/ Zbulohet epiqendra

Më tej ai shprehet se sot qeveria “ka braktisur mijëra familje nëpër çadra dhe ka urdhëruar të dalin nga hotelet mijëra të pastrehë vetëm e vetëm që të mos prekë milionat që ndan me oligarkët.”

“Koha për pallavra ka mbaruar. Bën mirë ta dëgjojë thirrjen popullore që është kthyer në hymn: Rama ik! Sa më shpejt aq më mirë!!!”, përfundon Paloka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Karriera politike e Salianjit, në pikëpyetje pas vendimit të Gjykatës?/ Flet avokati

Publikuar

-

Nga

Avokati i Ervin Salianjit, i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e lajmeve në RTV Ora, është pyetur  lidhur me vendimin e Gjykatës që dënon ish deputetin e PD-së, dhe për këtë arsye nëse i rrezikohet karriera politike?!

Sipas avokatit, vetëm një vendim dënimi me 6 muaj burg do t’i rrezikonte karrierën politike për një periudhë të caktuar.

“Në fazën që ndodhemi tani nuk ka asnjë pasojë sa i përket ligjit të dekriminalizimit apo çdo ligji tjetër sepse Ervin Salianji dhe tre të pandehurit e tjerë konsiderohen të pafajshëm, deri në momentin që ka një vendim të formës së prerë, që është vendimi i Gjykatës së Apelit. Edhe në rastin e një vendimmarrje të Gjykatës së Apelit është çështja e pafajësisë, kthimi për rigjykim, dënim me gjobë.

LEXO EDHE:  Tenderi 1 milionë euro/ Ish-Kompania e Kokëdhimës fiton pa garë

LEXO EDHE:  Basha përkujton Olldashin/ Shembull përjetësisht frymëzues

Të gjitha këto nuk e cënojnë karrierën politike të Ervin Salianjit. Vetëm një dënim me burgim mbi 6 muaj e cënon karrierën politike për një afat të caktuar.

Ndërkohë që çdo vendimmarrje tjetër nuk e cënon atë. Por, megjithatë ne, do vazhdojmë të gjitha mjetet e ankimit dhe e drejta do të dalë në një moment”, u shpeh avokati./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE