Connect with Us

Nostalgjia e dyfishtë e rusëve për Josif Stalinin

Politikë

Nostalgjia e dyfishtë e rusëve për Josif Stalinin

Publikuar

-

Nga Anna Nemtsova “The Atlantic”

*Soçi, Rusi – Djaloshi ia kishte ngulur sytë monumentit të Josif Stalinit, ndërsa e ëma i pëshpëriste në vesh historinë e diktatorit Sovjetik. “Ai e ndërtoi këtë qytet”- i tha nëna fëmijës ë saj. “Ai ishte si një Car!”- shtoi ajo. Dhe në një farë mase, kjo është e vërtetë.

Edhe pse intelektualët dhe shkrimtarët rusë, kishin kohë që shkonin për pushime në këtë qytet-port të Detit të Zi, ishte Stalini ai që urdhëroi zhvillimin e tij, duke e shndërruar në një qytet të njohur turistik. Vizioni i tij ishte të krijonte një Rivierë Sovjetike, të mbushur me kopshte të mëdha botanike, dhe hotele luksoze.

Megjithatë gjithnjë sipas fjalëve të asaj nëne drejtuar të birit, nëse Stalini e ndërtoi Soçin, është Vladimir Putin ai tani po e modifikon atë, duke e shndërruar atë që dikur ishte një resort ekonomikisht i përballueshëm nga të gjithë, në një vendpushim jo thjesht turistik, por dhe në një strehë të spiunëve dhe ushtarakëve të lartë.

                              Soçi, Rusi- viti 2014

Vetë banorët e pranojnë, se qyteti i tyre po përmirësohet. Në këtë mënyrë, përpjekjet e Putinit pasqyrojnë ato që janë ndërmarrë në të gjithë Rusinë, dhe janë pjesë e një sërë lëvizjesh në rritje, për të nxjerrë më në pah epokën Sovjetike, si në retorikë ashtu edhe në praktikë.

Dhe sigurisht, shumë njerëz të zakonshëm këtu janë nostalgjikë për elementët e epokës sovjetike. Por ndoshta jo njëlloj si udhëheqësi i tyre. Shumë kohë para sundimit të Stalinit, elita ruse pushonte këtu, duke vlerësuar distancën nga Moska si gjeografikisht (është rreth 1600 km larg) ashtu edhe në aspektin kulturor (gjendet pranë Gjeorgjisë dhe Turqisë).

E veja e shkrimtarit Fjodor Dostojevski, Ana, u transferua në Soçi për t’i shpëtuar dhunës që shpërtheu në Shën Petersburg gjatë Revolucionit Bolshevik. Pasi u ngjit në pushtet, Stalini urdhëroi në vitin 1926 ndërtimin e disa kopshteve botanike.

Duke shpresuar të vlerësoheshin nga udhëheqësi, Klement Voroshillov, Genrik Jagoda dhe Sergo Orxhonikixe, ndërtuan hotele në emrin e tyre. Në më pak se një dekadë, në Soçi u shfaqën shumë pallate luksoze, përgjatë kodrave të Soçit. Pas vdekjes së Stalinit, qyteti nisi të bëhet i njohur si një destinacion pushimesh për punëtorët nga i gjithë Bashkimit Sovjetik, falë paketave të siguruara nga shteti, që përfshinin qëndrimin në resort, apo edhe programet e ndryshme shëndetësore.

Minatorët, inxhinierët ose punëtorët e fabrikve në veriun e Siberisë, e dinin që pas një viti punë të vështirë, do të ishin në gjendje të pushonin këtu për 1 muaj. Miliona sovjetikë të tjerë që jetonin në qytetete e zymta industriale, i ëndërronin netët e ngrohta të Soçit, ku ajri tropikal e shtonte ndjenjën e eksitimit.

Këtu, banorët e qyteteve sekrete, mund të shihnin turistët e huaj kryesisht nga Evropa Lindore, apo vendet afrikane, aleate me Moskën. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Stalini i ktheu të gjitha sanatoriumet e qytetit në spitale. Po ashtu edhe dhjetëra hotele, ku u kuruan më shumë se 350.000 ushtarë të plagosur.

Një nga resortet më të famshme në Soçi ishte Iskra, e ndërtuar në vitet 1930, dhe e emërtuar sipas gazetes së bashkëthemeluar nga Vladimir Lenini. Ajo ishte e rezervuar për oficerët e NKVD, paraardhësja e KGB-së. Pas luftës, Iskra ishte e hapur edhe për të tjerët. Por sot është sërish e rezervuar kryesisht për punonjësit e Ministrisë së Brendshme.

LEXO EDHE:  Zyrtari i lartë amerikan: Rusisë i intereson një situatë e paqëndrueshme në Ballkan

“Kudo që shkojmë, shohim gardhe të larta dhe porta të mbyllura, që na mbajnë larg vendeve tona të preferuara”- thotë Marija Nipovinih, mjeke në pension që jetonte dikur në një kompleks apartamentesh të epokës sovjetike pranë Iskras. Por sot Soçi, nuk është më një parajsë e përballueshme financiarisht nga të gjithë.

Pasi priti Olimpiadën Dimërore të vitit 2014, Soçi është sot shtëpia e samiteve të mëdha ndërkombëtare. Atje ku dikur lulëzonin kopshtet e mëdha, ndodhen sot vilat e shtrenjta apo pallatet e larta luksoze për moskovitët e pasur. Kjo ndodh kryesisht sepse Putini e ka bërë Soçin vendbanimin e tij të preferuar gjatë sezonit të verës.

                    Barbara Bush, Lyudmila Putin, George Bush dhe Vladimir Putin

Ardhja e liderit rus në qytet, shoqërohet me bllokime të trafikut. Por po ndryshon edhe diçka më e thellë. Nostalgjia e Putinit për epokën sovjetike, duket se nuk shtrihet thjesht tek njerëzit e përfshirë, por edhe tek praktikat e tyre. Merrni për shembull, muzeun e qytetit. Një ekzpozitë e shfaqur së fundmi, prezatonte portrete të spiunëve sovjetikë, me rastin e 95 vjetorit të themelimit të shërbimit inteligjent sovjetik.

Midis tyre kishte edhe foto të “ilegalëve”, spiunëve të fshehtë rusë që punonin jashtë vendit. Në përgjithësi, në Rusi po vërehet një ringjallje e epokës sovjetike. Këtë vit, autoritetet në qytetin siberian Tjumen, në zemër të rajonit të Gulagëve, penguin një lutje masive për viktimat e diktaturës.

Monumentet e Stalinit, vazhdojnë të shfaqen edhe në zemër të Moskës. Tavani i stacionit hekurudhor “Kursk”, zbukurohet me frazën “Stalini na frymëzoi të jemi besnikë ndaj njerëzve, dhe të punojmë për veprat e mëdh heroike”. Një simbol i vjetër, i rikthyer gjatë dekades së parë  të sundimit të Putinit.

Edhe pse mijëra njerëz zhvilluan kohët e fundit një protestë homazh, para ish-burgut të KGB-së në Sheshin Lubjanka, duke lexuar me zë të lartë emrat e viktimave të regjimit sovjetik, shumica e rusëve kanë një mendim pozitiv për Stalinin. Vetë Putini, duket se synon ndonjëherë të imitojë diktatorin sovjetik.

Megjithëse i duhen edhe disa vjet për të thyer rekordin e Stalinit prej 29 vjetësh në pushtet, udhëheqësi aktual rus shfaq disa karakteristika të ngjashme me të parin. Stalini vishej zakonisht me një uniformë ushtarake, tregonte pak mbi jetën e tij private, kishte kultin e tij të personalitetit, nuk lejonte kritika ndaj tij, dhe druhej se tradhtarët do të depërtonin deri në rrethin e tij të brendshëm.

Putini vishet me kamuflazh në ditëlindjen e tij, dhe ulet në një tavolinë për piknik me mikun e tij Sergej Shoigu, ministrin rus të Mbrojtjes. Gjithsesi, jeta e tij private mbahet relativisht e fshehtë. Kremlini njoftoi se Putin e festoi ditëlindjen e tij të fundit buzë lumit Jenisei, pa dhënë ndonjë informacion të mëtejshëm.

Ka shumë zëra mbi romancat e supozuara të Putinit, pasurinë dhe dy vajzat e tij, jetën dhe karrierën e të cilave ai i mban të fshehta. Këtu në Soçi, duket se kujtimet e Putinit mbi epokën sovjetike, ndryshojnë dukshëm nga ato të banorëve të zakonshëm të qytetit.

Ai ka kujtime pozitive për kohën e tij si oficer i KGB-së, kur fuqia e shtetit ishte frymëzuese, dhe kur njerëz si ai cilësoheshin ndër më të pushtetshmit në mbarë botën. Sidoqoftë, banorët e Soçit kujtojnë me nostalgji kokën kur kopshtet dhe hapësirat e tyre publike, ishin në dispozocion të tyre./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ra tërmeti u bëre hoxhë, prift e rabin”/ Komentuesit nuk i ndahen Ramës: Po sillesh sikur jemi në Pakistan

Publikuar

-

Nga

Prej disa kohësh kryeministri Edi Rama publikon në profilin e tij fjalë të shenjta.

Edhe mëngjesin e sotëm ai shkruan: “Predikuesi më i mirë është zemra; Mësuesi më i mirë është koha; Libri më i mirë është bota; Shoku më i mirë është zoti”.

Por një numër i madh ndjekësish kanë “kryqëzuar” me komenrte kryeministrin teksa shprehen të zhgënjyer prej tij.

“Mesa duket po Ben prova për tu bërë hoxhë kur të lësh politikën. Shoku kryeminister beji punët pa u ndjerë se po na nxjerr citate si në kohën e enverit… Jemi në kohëra moderne dhe në mes të Europës kurse ti po sillesh sikur jemi në Pakistan”, shkruan një prej komentuesve.

LEXO EDHE:  Zyrtari i lartë amerikan: Rusisë i intereson një situatë e paqëndrueshme në Ballkan

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ LSI-së i ikin deputetët tek PS

Një tjetër thotë: Nuk mbahet shteti me fjalë të thata kryeministër!.

“Ra tërmeti u bëre hoxhë, prift e rabin”, shkruan një tjetër komentues.
Kujtojmë që Rama “ritualin” e fjalëve të shenjta e ndjek që prej nëntorit, kur ndodhi tërmeti tragjik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama zbulon mesazhin e fundit me Bashën/ I kërkova bashkim

Publikuar

-

Nga

avokati zbulon marreveshjen

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar, për herë të parë, një mesazh që i ka dërguar kreut të PD-së, Lulzim Basha pas tërmetit të 26 nëntorit.

Rama tregoi se nuk kishte komunikuar me Bashën që prej kohës kur opozita ishte në parlament.
Me tej, kryeministri sqaroi se pas tërmetit i dërgoi mesazh Bashës ku i sugjeronte që të ishin bashkë.

LEXO EDHE:  Epoka e Trump, Putin, Xi dhe Makron, po rrikthen luftën e sferave të ndikimit

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ LSI-së i ikin deputetët tek PS

“Unë i kam çuar një mesazh në ditët pas tërmetit për t’i kërkuar…sugjeruar që të jemi bashkë, dhe kaq. Komunikimi i fundit me të ka qenë kur PD, ka qenë ende në parlament”, tha Rama i ftuar në emisionin ‘Java’ në RTSH./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka “ultimatum” Ramës/ Ik! Sa më shpejt aq më mirë!

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i PD, Edi Paloka thotë se opozita e Bashkuar dhe 85% e shqiptarëve duan largimin e Edi Ramës sepse ai dështoi si kryeministër.

Sipas Palokës, ikja e Edi Ramës i hap rrugë zgjedhjeve të lira që njerëzit të vendosin vetë të ardhmen e tyre.

“Edhe pa kundërshtar përballë, Edi Rama tregoi se s’bën dot pa krimin. Shkodra, Vora, Vau i Dejës treguan se ai nuk heq dorë nga krimi dhe vjedhja e votave. Njësoj si në 2017 me Vangjush Dakon, Avdylajt me kompani, në 2016 me Damian Gjiknurin dhe Imer Lalën me shokë, Rama angazhoi gjithçfarë kriminelësh duke dëshmuar shqiptarëve dhe botës se me të nuk ka zgjedhje, s’mund të ketë zhvillim dhe integrim”, shkruan Paloka.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ LSI-së i ikin deputetët tek PS

LEXO EDHE:  Korrupsioni është Komunizmi i ri

Më tej ai shprehet se sot qeveria “ka braktisur mijëra familje nëpër çadra dhe ka urdhëruar të dalin nga hotelet mijëra të pastrehë vetëm e vetëm që të mos prekë milionat që ndan me oligarkët.”

“Koha për pallavra ka mbaruar. Bën mirë ta dëgjojë thirrjen popullore që është kthyer në hymn: Rama ik! Sa më shpejt aq më mirë!!!”, përfundon Paloka./CNA.al

LEXO TE PLOTE