Connect with Us

Nën akuzë për pastrim parash/ Dënohet ish-Presidenti

Bota

Nën akuzë për pastrim parash/ Dënohet ish-Presidenti

Publikuar

-

Ish presidenti i Sudanit Omar al-Bashir, është dënuar me dy vjet në një institucion rehabilitimi për pastrim parash dhe korrupsion.

Vendimi erdhi një vit pasi protestuesit sudanez filluan fillimisht revoltën e tyre kundër sundimit autoritar të al-Bashirit.

Gjatë tre dekadave të tij në pushtet, Sudani hyri në listën e Shteteve të Bashkuara si sponsorizues i terrorizmit, dhe ekonomia e vendit ka vuajtur nga vite keqmenaxhimi dhe sanksionet amerikane.

Al-Bashir ka qenë në paraburgim që prej muajit prill, kur ushtria e Sudanit ndërhyri dhe e largoi atë nga pushteti pas disa muajsh protestash mbarëkombëtare.

LEXO EDHE:  Deklarata e presidentit/ Ahmetaj: Meta të bëjë detyrën

Kryengritja përfundimisht e detyroi ushtrinë të binte dakor për një marrëveshje për ndarjen e pushtetit me civilët.

Sipas ligjit sudanez, al-Bashir, 75 vjeç, do të dërgohet në një institucion shtetëror të rehabilitimit për të moshuarit që janë të dënuar për krime që nuk dënohen me vdekje.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Koronavirusi/ Koreja e Veriut ekzekuton zyrtarin që shmangu karantinën

Publikuar

-

Nga

Zyrtarët e Koresë së Veriut kanë ekzekutuar një zyrtar të lartë të tregtisë, i cili dyshohej se kishte koronavirus për shkak se ai ka shkuar në VC publike ndërsa do të duhej të ishte në karantinë.

Zyrtarët e Koresë së Veriut kanë arrestuar dhe menjëherë e kanë ekzekutuar atë, për shkak të frikës së shpërndarjes së koronavirusit, raporton dailymail.

Zyrtarët shtetërorë së fundi kanë vendosur në vende të izoluara të gjithë ata që kanë vizituar Kinën apo që kanë pasur kontakte me njerëz nga Kina.

LEXO EDHE:  Deklarata e presidentit/ Ahmetaj: Meta të bëjë detyrën

LEXO EDHE:  Deputeti në krah të Metës/ Shmangu përplasjen civile, Kuvendi po bën show

Lideri suprem Kim Jong-un ka vendosur që të përdor “ligjin ushtarak”, pra për të ekzekutuar menjëherë, çdo këndë që largohet nga vendi i izoluar pa leje.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Të shtëna me armë zjarri/ Plagosen dy persona

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, një person është arrestuar lidhur me ngjarjen, ndërsa po punohet për kapjen e personave të tjerë.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa dy të plagosurit po marrin trajtimin e nevojshëm mjeksorë në spital.

“Rreth orës 17:00 kemi marrë informatën se në lagjen Kolovicë në Prishtinë ka pas të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Në këtë rast nga arma e zjarrit janë plagosur dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

LEXO EDHE:  Elbasan/ Kisha: Presidenti Nishani mbështet pretendentët për truallin

LEXO EDHE:  Deklarata e presidentit/ Ahmetaj: Meta të bëjë detyrën

Lidhur me këtë rast Policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka konfiskuar armën që dyshohet të jetë përdorur në rast. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rast”, është shprehur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Dy javë pas Brexit/ Ishujt Kajman futen në listën e zezë të BE

Publikuar

-

Nga

Në kohën kur Britania e Madhe po bën rreth dy javë që ka dalë nga Bashkimi Europian, Ishujt Kajman do të futen në listën e zezë të BE për parajsat fiskale.

Sipas mediave britanike, ky vendim do të firmoset për të hyrë në fuqi javën e ardhshme. Vendimi u mor si një masë për të pakësuar humbjet nga evazioni fiskal, që në vit llogaritet të jenë rreth 608 miliardë euro.

Ishujt Kajman nuk ishin llogaritur deri më tani në listën e zezë të BE, pasi janë pjesë e territorit të Britanisë së Madhe dhe ligji nuk përfshin vendet anëtare.

LEXO EDHE:  Denoncimi i LDK: Presidenti nuk kishte mandat për bisedimet me Serbinë

LEXO EDHE:  Deklarata e presidentit/ Ahmetaj: Meta të bëjë detyrën

Në këtë listë përfshihen edhe Ishujt Fixhi, Omani, Samoa, Trinidad dhe Tobago, Vanuatu dhe tre territoret amerikane Samoa, Guami dhe Ishujt e Virgjër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE