Connect with Us

Momenti i sikletshëm/ Atleti gjuan me shuplakë në të pasme gazetaren në transmetim live

Politikë

Momenti i sikletshëm/ Atleti gjuan me shuplakë në të pasme gazetaren në transmetim live

Publikuar

-

Një person është arrestuar në Georgia, pasi ngacmoi seksualisht një reportere lajmesh teksa ajo ishte në një lidhje live javën e kaluar.

Gazetarja ishte duke raportuar nga ura Enmarket Savannah, ndërsa Thomas Callaway ishte duke vrapuar me një grup atletësh të tjerë, teksa i gjuajti në të pasme.

Momenti u filmua nga kamerat, ndërsa gazetarja u kthye nga ai e habitur nga gjesti.

Gazetarja e denoncoi rastin në Departamentin e Policisë Savannah, ku deklaroi se  thotë se ndjeu një goditje në të pasme dhe kjo shkaktoi që ajo të bënte pauzë gjatë transmetimit.

Avokatja Gloria Allred tha në një deklaratë se “një reportere duhet të jetë në gjendje të bëjë punën e saj pa u sulmuar.”

“Atij njeriu që më gjuajti në prapanicë në TV live këtë mëngjes: Ju më dhunuat, objektizuat dhe më vutë në siklet”, shkruajti gazetarja Alex Bozarjian në Twitter

LEXO EDHE:  Nga Bledi Mane/ Ne gazetarët nuk jemi kaq ëngjëj saç 'dukemi

Gjatë një interviste me WSAV të martën, Callaway i kërkoi falje Bozarjian duke thënë, “Alex, më vjen keq. Nuk kam menduar ta bëj këtë. Unë mendoj se ju jeni një pasuri e madhe, e shkëlqyeshme për këtë komunitet, për median lokale dhe për median kombëtare. Ju jeni shumë e talentuar. Ju jeni një grua e mahnitshme nga ato që kam parë dhe kërkoj falje “.

“Callaway është ndaluar të regjistrohet për të gjitha garat e organizuara nga Këshilli Sportiv i Savannah”, deklaroi drejtori i këshillit Rob Wells.

Ndërkohë Gjykata e dënoi me një gjobë kundrej gazetares në shumën prej 1.300 dollarësh./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama zbulon mesazhin e fundit me Bashën/ I kërkova bashkim

Publikuar

-

Nga

avokati zbulon marreveshjen

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar, për herë të parë, një mesazh që i ka dërguar kreut të PD-së, Lulzim Basha pas tërmetit të 26 nëntorit.

Rama tregoi se nuk kishte komunikuar me Bashën që prej kohës kur opozita ishte në parlament.
Me tej, kryeministri sqaroi se pas tërmetit i dërgoi mesazh Bashës ku i sugjeronte që të ishin bashkë.

LEXO EDHE:  Paloka thirrje gazetarëve dhe drejtuesve të mediave/ Bëjini block Edvinit e do e shihni si do lëpihet

LEXO EDHE:  Foto-Protesta në përkrahje të Klodiana Lalës/ Për kë bien këto plumba

“Unë i kam çuar një mesazh në ditët pas tërmetit për t’i kërkuar…sugjeruar që të jemi bashkë, dhe kaq. Komunikimi i fundit me të ka qenë kur PD, ka qenë ende në parlament”, tha Rama i ftuar në emisionin ‘Java’ në RTSH./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka “ultimatum” Ramës/ Ik! Sa më shpejt aq më mirë!

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i PD, Edi Paloka thotë se opozita e Bashkuar dhe 85% e shqiptarëve duan largimin e Edi Ramës sepse ai dështoi si kryeministër.

Sipas Palokës, ikja e Edi Ramës i hap rrugë zgjedhjeve të lira që njerëzit të vendosin vetë të ardhmen e tyre.

“Edhe pa kundërshtar përballë, Edi Rama tregoi se s’bën dot pa krimin. Shkodra, Vora, Vau i Dejës treguan se ai nuk heq dorë nga krimi dhe vjedhja e votave. Njësoj si në 2017 me Vangjush Dakon, Avdylajt me kompani, në 2016 me Damian Gjiknurin dhe Imer Lalën me shokë, Rama angazhoi gjithçfarë kriminelësh duke dëshmuar shqiptarëve dhe botës se me të nuk ka zgjedhje, s’mund të ketë zhvillim dhe integrim”, shkruan Paloka.

LEXO EDHE:  “Ti hiqet menjëherë imuniteti”/ Basha kërkon hetim ndaj Taulant Ballës

LEXO EDHE:  Nga Bledi Mane/ Ne gazetarët nuk jemi kaq ëngjëj saç 'dukemi

Më tej ai shprehet se sot qeveria “ka braktisur mijëra familje nëpër çadra dhe ka urdhëruar të dalin nga hotelet mijëra të pastrehë vetëm e vetëm që të mos prekë milionat që ndan me oligarkët.”

“Koha për pallavra ka mbaruar. Bën mirë ta dëgjojë thirrjen popullore që është kthyer në hymn: Rama ik! Sa më shpejt aq më mirë!!!”, përfundon Paloka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Karriera politike e Salianjit, në pikëpyetje pas vendimit të Gjykatës?/ Flet avokati

Publikuar

-

Nga

Avokati i Ervin Salianjit, i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e lajmeve në RTV Ora, është pyetur  lidhur me vendimin e Gjykatës që dënon ish deputetin e PD-së, dhe për këtë arsye nëse i rrezikohet karriera politike?!

Sipas avokatit, vetëm një vendim dënimi me 6 muaj burg do t’i rrezikonte karrierën politike për një periudhë të caktuar.

“Në fazën që ndodhemi tani nuk ka asnjë pasojë sa i përket ligjit të dekriminalizimit apo çdo ligji tjetër sepse Ervin Salianji dhe tre të pandehurit e tjerë konsiderohen të pafajshëm, deri në momentin që ka një vendim të formës së prerë, që është vendimi i Gjykatës së Apelit. Edhe në rastin e një vendimmarrje të Gjykatës së Apelit është çështja e pafajësisë, kthimi për rigjykim, dënim me gjobë.

LEXO EDHE:  “Ti hiqet menjëherë imuniteti”/ Basha kërkon hetim ndaj Taulant Ballës

LEXO EDHE:  Tifozi i fut duart gazetares/ Ajo e godet me mikrofon (Video)

Të gjitha këto nuk e cënojnë karrierën politike të Ervin Salianjit. Vetëm një dënim me burgim mbi 6 muaj e cënon karrierën politike për një afat të caktuar.

Ndërkohë që çdo vendimmarrje tjetër nuk e cënon atë. Por, megjithatë ne, do vazhdojmë të gjitha mjetet e ankimit dhe e drejta do të dalë në një moment”, u shpeh avokati./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE