Connect with Us

Mbrojtja e pakicave kombëtare/ ISP: 46% e akteve nënligjore nuk janë miratuar ende

Sociale

Mbrojtja e pakicave kombëtare/ ISP: 46% e akteve nënligjore nuk janë miratuar ende

Publikuar

-

Instituti i Studimeve Politike, në kuadër të Ditës Botërore Antikorrupsion ka reaguar lidhur me mbrojtjen e pakicave kombëtare në Shqipëri.

Në një njoftim për mediat ISP shprehet se aktet nënligjore duhet të ishin në fuqi në maj të vitit 2018, por sot në dhjetor të viti 2019, rreth 46% e tyre nuk janë miratuar ende. Ndërkohë që në afatin ligjor, nuk ishin hartuar dhe as miratuar 100% e akteve nënligjore.

Sipas ISP, impakti i mungesës së akteve të tilla e bën ligjin praktikisht ende të pazbatueshëm.

Problematikat që lidhet me pakicat kombëtare në Shqipëri janë gjithnjë pjesë e axhendës në monitorimin dhe raportet e institucioneve ndërkombëtare mbi Shqipërinë, përfshirë Progres Raportet e BE, raportet vjetore nga KE dhe Raportet vjetore mbi Lirinë dhe të Drejtat e Njeriut të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Kjo është një prej arsyeve që problematika të tilla kanë vëmendje dhe bëjnë pjesë në prioritetet vendimmarrëse të qeverive dhe institucioneve shqiptare. Në Raportin Vjetor 2018 “Shqipëria 2018, Raport për të drejtat e njeriut“ të DASH, theksohet me të drejtë se “në tetor 2017 qeveria miratoi një ligj të ri për pakicat por Kuvendi nuk miratoi ligjin dhe rregullat zbatuese[1]”. Instituti i Studimeve Politike (ISP) në kuadër të monitorimit të impaktit të mungesës së akteve nënligjore në Shqipëri, mbështetur nga Programi për Demokracinë, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë, monitori të gjitha aktet e dala në zbatim të këtij ligji, si dhe zhvilloi intervista të fokusuara me përfaqësues të pakicave përfshirë dy deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.

Nga të dhënat e mbledhura nga ISP rezulton se 100% e akteve nënligjore të ligjit 96/2017 nuk janë miratuar në afatin e përcaktuar ligjor dhe më shumë se 1.5 vjet nga skadimi i afatit ligjor për nxjerrjen e akteve nënligjore ende nuk janë miratuar 46% të akteve nënligjore. Konkretisht, më 13.10.2017 Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin 96/2017 “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në RSH”, ligj që sic thuhej në relacionin e tij në Kuvend, përbush një boshllëk ligjor, si dhe përbën bën një arritje të rëndësishme në procesin e integrimit dhe vendos një standard të lartë në trajtimin e pakicave kombëtare në Shqipëri. Në dispozitat e fundit të ligjit (neni 23) ngarkohej Këshilli i Ministrave që “brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratojë aktet nënligjore në zbatim të neneve 4, pika 3; 7, pika 2; 11, pika 3; 12, pika 3; 13, pikat 3, 4 dhe 5; 15, pika 6; 18, pika 2; 20, pika 4, dhe 21, pika 3, të këtij ligji. 2″. Ligji u publikua në Fletoren Zyrtare më 9.11.2017 dhe hyri në fuqi më 24.11.2017. Pra, ligji detyronte qeverinë që të gjitha aktet nënligjore të miratoheshin 6 muaj nga hyrja në fuqi, konkretisht përpara datës 24 maj 2018.

Nga të dhënat rezultoi se asnjë prej 7 akteve nënligjore në përgjegjësi të Këshillit të Ministrave nuk kanë dalë brenda afatit ligjor që përcaktonte ligji 96/2017. Konkretisht, janë miratuar VKM nr.561, datë 29.9.2018 (neni 13(5) i ligjit), VKM nr.562, datë 29.9.2018 (neni 13(5) i ligjit), VKM. nr.726, datë 12.12.2018, VKM nr. 227, datë 17.4.2019, VKM nr. 286, datë 10.5.2019  (neni 20(4) i ligjit), VKM nr.462, datë 3.7.2019 (neni 11 (3) i ligjit), VKM nr.463, datë 3.7. 2019 (neni 12 (3) i ligjit). Pra, akti më i parë nënligjor është miratuar së paku 4 muaj pas detyrimit ligjor dhe akti i fundi i miratuar është së paku 14 muaj pas skadimit të afatit ligjor për Këshillin e Ministrave.

LEXO EDHE:  Sistemi i Drejtësisë në Shqipëri/ Ambasada amerikane thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve

Ky nuk është vetëm problemi i vetëm i vonesës së akteve nënligjore në zbatim të këtij ligji. Ligji parashikon edhe 6 akte të tjera nënligjore që nuk janë miratuar ende 1.5 vjet pas skadimit të afatit ligjor për miratimin e tyre. Dy prej akteve nënligjore ende të pa miratuara janë hedhur në portalin e konsultimit publik në mars 2019 dhe në gusht 2019, ndërkohë që nuk janë miratuar ende. Ato janë detyrimi i nenit 4(3) të ligjit nr.96/2017, si dhe detyrimi nenit 21(3) i ligjit nr.96/2017 mbi kriteret për mbështetjen e nismave dhe projekteve lidhur me pakicat. Tri akte të tjera nënligjore që lidhen me kriteret për njësitë e vetëqeverisjes vendore për arsimin (neni 13.3), për mënyrën e përdorimit të gjuhës në njësitë vendore (neni 15.2.3.6) si dhe për kriteret e procedurat  për mbledhjen e të dhënave mbi identifikimin e personave që u përkasin pakicave kombëtare (neni 7.2 i ligjit nr.96/2017). Gjithashtu edhe detyrimi ligjor i nenit 23.2 për KQZ nuk është miratuar ende si akt zyrtar nga ky i fundit.

Cili është impakti i mungesës së akteve nënligjore? Në intervista me përfaqësues të pakicave kombëtare thuhet se “ligji u miratua me urgjencë, ndoshta për t’i treguar BE në kuadër të hapjes së negociatave se ne kemi një ligj të tille, por në fakt ligji ka shumë probleme, sidomos në mungesën e akteve nënligjore për zbatimin e tij”. Për shembull, VKM e majit 2019 përcaktoi procedurat për konkurrimin dhe zgjedhjen e drejtuesve dhe anëtarëve të Komitetit për Pakicat Kombëtare, organ kryesor në funksion të jetësimit të ligjit, por praktika zgjedhore ende nuk është jetësuar madje asnjë prej detyrimeve të përcaktuara në kritere sipas këtij VKM nuk janë respektuar (publikimi në faqe interneti të thirrjes dhe afatet ligjore të kandidimit e selektimit). Përfaqësuesit e minoritetit grek citojnë si impakt negative për moszbatimin e ligjit edhe çështjen e rregullimit me akt nënligjor të përdorimit të gjuhës dhe simboleve, kuotat arsimore për zonat minoritare, emërimet e rrugëve, përdorimin e gjuhës në faqet zyrtare të njësive, lajmet në media në gjuhën e pakicave, sinjalistika në akset rrugore, etj. Të pyeturit deklarojnë se vetëm në lajmet e TVSH ka pasur reflektim gjithsesi minimal nga ligji duke dhënë lajme në gjuhën e minoriteteve,

Deputeti Ligoraq Karamelo i pyetur nga stafi i ISP për këtë problematike thotë se “është një sukses miratimi i ligjit më 2017, por mungesa e akteve nënligjore e ka bërë këtë ligj të mbetet pa zbatim”. Të njëjtin vlerësim ndan edhe deputeti Vasil Sterjovski, përfaqësues i pakicës maqedonase në Shqipëri, sipas të cilit “ky ligj erdhi sepse ishte një nga kushtet e Shqipërisë për integrimin në BE, por ligji nuk po zbatohet në shumë elementë të tij”, gjë që ka impakt negativ jo vetëm ligjin dhe për pakicat kombëtare, por edhe për vetë standardet e demokracisë, mirëqeverisjes, si dhe interesat e Shqipërisë në procesin integrues.

Sipas vlerësimit të ekipit monitorues dhe të ekspertëve ligjorë të ISP, nxjerrja e akteve nënligjore është një detyrim ligjor, por parlamenti shqiptar nuk ka ende një mekanizëm monitorimi dhe ndjekje të nxjerrjes së akteve nënligjore nga institucionet ekzekutive në zbatim të detyrimit të ligjit që kalon në parlament. Nga ana tjetër, nxjerrja e akteve nënligjore do të duhet të shoqërohet me dhjetëra akte të tjera administrative nga institucione qendrore dhe lokale në zbatim të tyre, pra procesi i jetësimit 100% të ligjit është shumë më i gjatë sesa thjesht procesi i shkrimit dhe miratimit të tij.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ulen ndjeshëm temperaturat/ E diela pritet të shoqërohet nga bora

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme, moti në vend parashikohet me vranësira mesatare e të dendura përgjatë lindjes. Gjatë ditës do të bëhen të pranishme reshje të lehta bore në veri, verilindje, jug dhe juglindje, ndërsa në bregdetin jugor reshje shiu të dobëta.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri, e prej orëve të mesditës fiton shpejtësi e vrullshme dhe me rrahje në të gjithë bregdetin, zonat e ulëta e lugina.

Në brigjet e Jonit do të ketë stuhi ere dhe kjo situatë, do të sjellë shtim të dallgëzimit të forcës 6-7 ballë.
Kujdes i veçantë duhet të tregohet nga ngricat që do të jenë të pranishme në të gjithë vendin në mëngjes e kryesisht në mbrëmje.

LEXO EDHE:  Provokimi i Sara Kapos/ Do hap bordello në Shqipëri

LEXO EDHE:  Ja cilat janë femrat më seksi në Shqipëri

Temperaturat, do të pësojnë rënie e cila do të jetë e ndjeshme në orët e pasdites e të mbrëmjes, më konkretisht në:
zonat malore -6ºC deri në 0ºC
zonat e ulëta -2ºC deri në 10ºC
zonat bregdetare -1ºC deri në 11ºC.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 5 janar 2020

Publikuar

-

Nga

Dashi
21 Mars – 19 Prill
Nëse keni një lidhje te qëndrueshme, ne vend qe te mendoni për aventura te rrezikshme, kushtojani çdo çast personit qe keni ne krah dhe keni për t’u ndier shume mire. Beqaret do kenë mundësi për takime mjaft emocionuese. Ne planin financiar do e pranoni qe ndodheni ne një situate delikate dhe do mundoheni ta përmirësoni sa me shpejt gjendjen.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Çiftet do afrohen edhe me tepër sot me atë qe kane ne krah dhe do mund te flasin për çdo gjë pa dorashka. Gjithçka do shkoje me se miri. Beqaret do jene shume te acaruar me disa çështje dhe nuk do e kenë aspak mendjen te mendojnë për dashurinë. Financat do jene përgjithësisht te qëndrueshme. Nuk do keni për çfarë te qaheni ne këtë sektor.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Mos bëni premtime qe nuk mund t’i mbani gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sepse do e zhgënjeni tej mase partnerin. Me mire merrini gjerat shtruar dhe lërjani gjithçka kohës. Beqaret do kalojnë një dite pozitive, me flirti, emocione dhe mbase ndonjë aventure. Financat duhen pasur me ne vëmendje. Po bëtë gabime do përballeni me shume vështirësi.

Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Dita për ata qe janë ne një lidhje do jete pozitive dhe aspak e mërzitshme. Secili prej jush do respektoje mendimet dhe dëshirat e tjetrit dhe do merreni vesh për mrekulli. Beqareve me ne fund mund t’iu konkretizohen disa nga ëndrrat me te bukura te dashurisë dhe do ndihen te përkëdhelur nga yjet. Financat do jene te qëndrueshme, Mundohuni sa me pare te shlyeni borxhet.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Pas një periudhe te gjate me probleme, me ne fund do arrini t’i zgjidhni ato një nga një. Si ju edhe partneri do toleroni ne mënyrë qe te behet me e mira. Fale mbështetjes se Merkurit edhe beqaret do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe do ndihen me te plotësuar. Financat nuk do jene aspak te qëndrueshme duke qene se nuk do arrini dot t’iu vini fre shpenzimeve.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Qielli i dashurisë do jete i zymte dhe plot me re gjate kësaj dite. Do keni edhe përballje te forta me atë qe keni ne krah. Gjithsesi për këto çështje nuk duhet te flisni me miqtë, por duhet te mundoheni t’i zgjidhni ne çift. Beqaret do kenë mundësi pa fund, por do hezitojnë te marrin vendime. Ne planin financiar duhet sa me shume maturi qe te mos keni vështirësi.

LEXO EDHE:  “Shqipëria nuk është gati për çeljen e negociatave”/ Kryeministri hollandez: Maqedonia e veriut është më afër

LEXO EDHE:  Bullgarët si pakicë kombëtare në Shqipëri/ Xhufi: Shqipëria ka vetëm dy pakica kombëtare ato greke dhe malazeze

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Dite mjaft premtuese kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Venusi dhe jo vetëm ai do jene planetët qe do ju mbështesin dhe do ua qartësojnë me se miri mendimet. Priten çaste fantastike. Për beqaret, jeta sentimentale do ketë ndryshime pozitive. Përfitoni nga çdo mundësi qe do iu jepet. Për mirëqenien financiare duhet patjetër te flisni me ndonjë specialist.

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Do kërkoni shume ndryshime sot ne jetën tuaj ne çift ndërkohë qe partneri nuk do jete ne humorin e duhur për t’ua plotësuar çdo dëshirë. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe te presin qe gjithçka te ece siç është programuar nga yjet. Buxhetin do e menaxhoni me maturi dhe kujdes. Fatmirësisht nuk do ketë asnjë problem apo vështirësi.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Do afroheni me shume me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do e keni me te lehte për te folur me te. bashkëpunimi dhe mirëqenia do mbizotërojnë ne çdo moment. Beqaret do gjejnë personin për te cilin kane ëndërruar gjithë këtë kohe. Financat do jene te mira, por gjendja e mëvonshme do varet nga mënyra sesi ju do silleni dhe sa do shpenzoni.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Dite goxha e animuar kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni ndjesi te reja dhe do dashuroheni si kurrë me pare me atë qe keni ne krah. Për beqaret do filloje një tape e re edhe me e bukur sesa ajo çka qene. Me shume gjase do krijoni një lidhje serioze. Te ardhurat do jene te mira. Do jeni shume te kujdesshëm me shpenzimet qe do kryeni.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Dite plot diell dhe shkëlqim kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ja kaloni mire me atë qe keni ne krah. Edhe çiftet qe kane pasur probleme do i zgjidhin ato një e nga një. Beqaret do afrohen edhe me shume me një person qe e kane njohur para disa kohesh. Shume shpejt mund te merren edhe vendime te rëndësishme. Ekuilibri financiar do ketë goxha tronditje.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Dite e mbushur me turbullira kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ju duhet pak mund dhe durim për te vendosur një gjendje te qëndrueshme. Beqaret do realizojnë disa takime, por me pas nuk do dine se çfarë hapash te hedhin. Me financat gjithçka do shkoje për mrekulli. Gjendja do jete aq e qëndrueshme sa do arrini te kryeni edhe ndonjë investim.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ndalohet kalimi i kamionëve në Kapshticë/ Shkak prezenca e akullit në rrugë

Publikuar

-

Nga

Për dy ditë, nga data 5 janar deri në 6 janar të orës 23:59 nuk do të lejohet kalimi në doganën e Kapshticës të mjeteve të tonazhit të lartë drejt Greqisë.

Kjo për të shmangur  problemet dhe vështirësitë në qarkullim, si pasojë e prezencës të akullit në rrugë.

Ndërkaq, në njoftimin zyrtar, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, sqaron se do të lejohet kalimi i autoveturave dhe autobusëve të cilët duhet të jenë të pajisur me zinxhirë.

“Njoftohemi nga pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, se në datën 05.01.2020, nga ora 06:00 deri në orën 23:59 të datës 06.01.2020, nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) në drejtim të Greqisë,

LEXO EDHE:  Bankat në Evropën Lindore ngadalësojnë transferimin e fondeve jashtë; në Shqipëri e përshpejtuan

LEXO EDHE:  Cila është origjina e fjalës Shqipëri dhe pse bota na quan Albania?

Policia Kufitare, apelon drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta shmangin ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës.”, thuhet në njoftimin e plotë./CNA.al

LEXO TE PLOTE