LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manjani për të prekurit nga tërmeti/ “Veç hallit që i ka zënë mbajnë në kurriz dhe talljen e shtetit”

14 Dhjetor 2019, 21:05, Politikë CNA
Manjani për të prekurit nga tërmeti/ “Veç hallit

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar me një status në rrjetet sociale, lidhur  me situatën nga tërmeti.

Sipas Manjanit, me këto ritme që po ecën qeveria për strehimin e banorëve, mbase vetëm dimrin tjetër mund të zgjidhet ndonjë gjë, pasi sipas tij, vetë konferenca e donatorëve që do të mbahet në janar, ka procedurat e veta deri sa parat të kalojnë  në borde e projekte.

Postimi i plotë:

Ushqehemi me lugë bosh.
=========
Kush ka mbetur pa shtëpi e pa ushqim nga tërmeti, të mos mërzitet fare. Opozita dhe media, gjithashtu të mos shqetësohen fare!

Ja, nga fundi i janarit do mblidhen donatorët. Pastaj Kryeministri mbushet me energji.

Në ardhtë ndonjë para (që kurrë nuk do jenë aq sa kemi nevojë), jalla nga maji-qershori mund të vijë. Sa të kalojë nëpër borde e vendime e projekte e më the e të thashë, iku dimri?.

Ja ku dolëm më të fortë nga tërmeti!!!

Mbase bëhet ndonjë gjë që dimrin tjetër të zgjidhet ndonjë gjë? Ky dimër iku!

Pfffffffff.
Mjer ata që kanë hall, se përceç hallit që i ka zënë mbajnë në kurriz dhe talljen e shtetit!

Lajmet e fundit nga