Connect with Us

Krishtlindjet po afrojnë/ 5 destinacionet më magjike për këtë vit

Blog

Krishtlindjet po afrojnë/ 5 destinacionet më magjike për këtë vit

Publikuar

-

Ndërsa muaji festiv ka mbërritur sëbashku me dritat dhe ngjyrat e tij, shumë njerëz po mendojnë se ku do t’i shpenzojnë festat e fundvitit. Krishtlindjet po afrojnë dhe në disa nga destinacionet më magjike, fryma festive ka zënë fill tashmë. Ndër të gjitha vendet në Europë, pesë prej tyre janë më të rekomanduarat për të festuar Krishtlindjet e këtij viti.

Dublin, Irlandë

Rrugët e kryeqytetit të Irlandës janë të mbushura me frymë festive, nisur nga dritat e deri te pistat e akullit. Klima e këtij qyteti është më se e përshtatshme për natyrën e festave të fundvitit. Ku më mirë se në Katedralen e Shën Patrikut mund të festohet vigjilja e Krishtlindjes.

Berlin, Gjermani

Thonë se Krishtlindjet dhe Berlini janë pothuajse sinonime. Ky qytet ofron jo më pak se pesëdhjetë panaire Krishtlindjesh çdo vit, të vendosura në lagje të ndryshme në të gjithë qytetin, duke i dhënë qytetit jo vetëm pamjen por edhe shijen e muzikën festive. Berlini shkëlqen i tëri gjatë netëve të fundvitit, kështu që të kaluarit mirë është e garantuar.

Romë, Itali

Një vend i lashtë, me kulturë të gjallë e të vazhdueshme prej të paktën dy mijë vitesh, Roma, mund të bëjë që dikush të gërmojë për një muaj nëpër të dhe të mbetet akoma në sipërfaqe. Ky qytet është si një muze i hapur: kultura e tij, ushqimi dhe njerëzit kombinohen për të krijuar një qytet të gjallë, sidomos kur bëhët fjalë për festën më të rëndësishme për atë qytet: Krishtlindjet. Besimi dhe tradita luajnë një rol kryesor në festimin e Krishtlindjeve në Romë. Nuk ka vend më të përshtatshëm për të marrë pjesë në Midnight Mass, sesa kryeqyteti i Italisë.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Autobuzi përplaset me makinë e më pas me pemën, 3 të vdekur 45 të plagosur

Pragë, Çeki

Me arkitekturën e tij të mirëmbajtur 600 vjeçare, qyteti i Pragës është një ndër destinacionet më të preferuara për të kaluar Krishtlindjet. Qyteti mesjetar me lumin e tij piktorest Vltava, do ju bëjë që të përjetoni më shumë se kudo atë që quhet si “shpirti i Krishtlindjeve”.

Lapland, Finlandë

Qyteti Lapland është destinacioni i duhur për të gjithë ata që refuzojnë që fëmija brenda tyre të rritet, duke besuar ende në magjinë e Krishtlindjeve. Vizitat në parqet Santa Claus dhe Santa Park janë magjepsese, i gjithë qyteti është i zbukuruar me drita, rrugët me borë i bëjnë vizitorët që të ndjejnë vërtetë frymën e Krishtlindjeve. Më fatlumët mund të kenë mundësi për të parë fenomin magjik të Aurorës Polare./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Trump riskon luftë në Lindjen e Mesme

Publikuar

-

Nga

Me vrasjen e gjeneralit iranian Soleimani presidenti i SHBA-së, Donald Trump riskon shpërthimin e dhunës së pakontrolluar në rajon. Po ashtu ai dobëson forcat demokratike në Iran dhe në rajon, mendon Rainer Sollich.

Pas vrasjes së krye-gjeneralit iranian, Ghassem Soleimani në Bagdad nga një sulm i papritur me dron i SHBA-së të gjitha shenjat flasin për një përshkallëzim të mëtejshëm. Gjendja është mjaft e rrezikshme. Betimet për hakmarrje të regjimit të Teheranit dhe aleatëve të tij tashmë janë artikuluar, aksionet e dhunës janë të pritshme – situata shumë shpejt mund të dalë jashtë kontrollit.

Aleatët e SHBA-së si Izraeli dhe Arabia Saudite, por edhe Libani e në radhë të parë Iraku do të ndjejnë pasoja të rënda. Duke nisur që nga sulmet e përgjakshme ndaj personave, shesheve apo institucioneve e deri tek sulmet ndaj çisternave apo linjave gaz e naftësjellëse e po ashtu nuk përjashtohen as sulme me predha ndaj aleatëve të SHBA-së, sepse Teherani vrasjen e Soleimanit mund ta konsiderojë vetëm si poshtërim dhe një shpallje faktike të luftës. Teherani as që mund ta përballojë për arsye të politikës së brendshme që ta lerë pa iu kundërpërgjigjur këtij veprimi.

                     Sollich Rainer

Irani mundet, por jo detyrimisht duhet të aktivizohet vet ushtarakisht. Ai posedon – jo vetëm falë aktiviteteve ushtarake dhe të shërbimeve sekrete të Soleimanit vitete e kaluara – një rrjet mirëfunksionues mes grupeve të ndihmës të armatosrua mirë në rajon: nisur që nga milicët pro-iranianë në Irak e Siri e deri tek Hisbollahu libanaz e rebelët Huthi në Jemen, që prej kohësh ndodhen në konfrontimin e drejtpërdrejtë me rivalin e Iranit, Arabinë Saudite e po ashtu armik i shpallur i Izraelit si dhe me SHBA-në.

LEXO EDHE:  Hera e parë pas 216 vitesh/ Mesha e Krishtlindjeve këtë vit nuk do të mbahet në Notre Dame

LEXO EDHE:  Berlin/Sulmohet me molotov zyra e parlamentit

Vrasja ishte një gabim politik

Me Soleimanin u hoq qafe koka drejtuese operative e pushtetit dhe politikës iraniane të ekspansionit në rajon. E për ta thënë në mënyrë neutrale, është më shumë se sa vetëm e habitshme, që regjimi në Teheran gjeneralin e tij më të rëndësishem për botën e jashtme nuk mundi ta mbrojë nga një sulm i tillë. Por edhe në Lindjen e Afërt dhe të Mesme askush nuk është i pazëvendësueshëm, as edhe Ghassem Soleimani si shef i brigadave Al-Kuds: rrjeti i ndërtuar prej tij nga Irani i milicëve besnikë në rajon mund të mbetet i aftë për veprim dhe i rrezikshëm edhe pa të, një pasues i gjeneralit ndërkohë është caktuar.

Trump i jep mundësi Teheranit

Soleimani ka merita ushtarake në luftën kundër “Shtetit Islamik” (IS) në Irak dhe në siri. Por ai ishte dora e zgjatur e regjimit, që mbështet terrorin dhe sundimin me dhunë brutale. Nuk ka arsye të të vijë keq për këtë njeri – megjithatë vrasja e tij politikisht ishte një gabim. Donald Trump si president i SHBA-së dhe kryekomandant i forcave të armatosura të SHBA-së me këtë jo vetëm rrezikon luftë në të gjithë rajonin, prej nga ai gjoja do t’i tërheqë trupat e vendit të tij. Por ai riskon edhe krijimin e një efekti solidariteti anti-amerikan e anti-perëndimor në rajon. Kjo rrezikon tani edhe lëvizjet demokratike të protestës në Irak, në Liban dhe po ashtu edhe në Iran, ku mund të shuhen protestat politike, që direkt ose indirekt drejtohen edhe kundër qeverisë në Teheran. Nëse ndodh kështu atëherë është pikërisht Trumpi u ka shërbyer direkt interesave të Teheranit./ DW

LEXO TE PLOTE

Blog

Kush janë luftërat më vdekjeprurëse të epokës moderne

Publikuar

-

Nga

Lufta kanë ekzistuar që nga fillesat e njerëzimit. Pavarësisht se dikur Toka nuk kishte kaq shumë njerëz sa sot, dhe armët ishin shumë më pak efikase, numri i vdekjeve shkonte sërish në miliona. Me zhvillimin e teknologjisë, dhe bashkë me të edhe të armëve, masakrat masive janë bërë shumë më të thjeshta. Por ja cilat janë luftërat më vdekjeprurëse të historisë moderne.

Lufta Koreane (1950-1953):1.2 milionë të vdekur

Ishte përballja e parë e Luftës së Ftohtë. Para Luftës së Dytë Botërore, Koreja ishte pushtuar nga Japonia. Por në fund të luftës, Bashkimi Sovjetik çliroi veriun ndërsa amerikanët jugun e vendit. Në fillim u ra dakord që vendit të ndahej në dy pjesë, me dy sisteme të ndryshme. Por në qershor 1950, Koreja e Veriut sulmoi atë të Jugut. Në fund të 3 viteve luftime të përgjakshme, nuk ndryshoi praktikisht asgjë, dhe kufiri mbeti pikërisht aty ku ishte.

Lufta e Dytë Civile Sudaneze (1983-2005): 1-2 milionë të vdekur

Me gati 22 vjet, ajo ishte nga luftërat më të gjata civile të para ndonjëherë në botë. Arsyeja e luftës, ishte shumë komplekse. Disa përmendin përçarjet fetare, të tjerët rivalitetet e vjetra fisnore, dhe disa bëjnë me faj thatësirën e gjatë. Prej disa vitesh, Sudani është ndarë në 2 shtete të veçanta, në Sudanin e Veriut dhe atë të Jugut.

Lufta në Afganistan (1978-1989):deri në 2 milionë të vdekur

Konflikti aktual në Afganistan, i ka rrënjët e tij në grushtin ushtarak të kryer nga komunistët në vitin 1978. Por udhëheqësi pro-sovjetik nuk ishte popullor, dhe në fund u rrëzua. Kjo solli pushtimin sovjetik të Afganistanit në vitin 1979, një konflikt që u bë shpejt i njohur si “Vietnami i Rusisë”.

Lufta Civile e Nigerisë (1967-1970):2 milionë të vdekur

Nigeria u bë e pavarur nga Britania në vitin 1960. Por grupet etnike Hausa dhe Igbo, vinin nga prejardhje dhe fe të ndryshme. Në pamundësi për të vendosur se si të ndanin pushtetin mes tyre, Igbot kryesisht kristiane u shkëputën, dhe shpallën shtetin e Biafrës. Luftimet ishin të egra, dhe mizori u kryen nga të dyja palët.

Lufta e Vietnamit (1961-1973):3.8 milionë të vdekur

Vietnami ka qenë subjekt i shumë filmave, dhe gati çdo njëri prej tyre është përqendruar mbi  tmerret e asaj lufte. Në dallim nga luftërat e mëparshme, ku gjërat ishin shumë mjaft të qarta, në rastin e kësaj lufte shumica e amerikanëve nuk e kuptuan asnjëherë, pse po luftonin një armik të panjohur mijëra km larg shtëpisë.

LEXO EDHE:  Çfarë mund t’ju ndodhë këtë Krishtlindje sipas shenjës së horoskopit?

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Autobuzi përplaset me makinë e më pas me pemën, 3 të vdekur 45 të plagosur

Lufta e Dytë e Kongos (1998-2003):deri në 5.4 milionë të vdekur

Shkaqet e sakta të luftës janë komplekse, dhe lidhen me genocidin etnik në Ruanda. Edhe pse jo në të njëjtën shkallë, shumë mizori ndodhën gjatë këtij konflikti. Numri total i të vdekurve nga lufta nuk dihet me saktësi. Por aty përfshihen dhe viktimat indirekte nga sëmundjet dhe uria.

Lufta Civile Ruse (1917-1922):6-9 milionë të vdekur

Lufta ishte në një farë mase një nënprodukt i Luftës së Parë Botërore, dhe u zhvillua mes bolshevikëve të sapo-ardhur në pushtet dhe besnikëve të Carit e monarkisë. Gjatë fazave të para të luftës, këta të fundit vunë nën kontroll pjesën më të madhe të Rusisë. Por taktikat e tyre brutale, shkaktuan pakënaqësi në popull, dhe nga kjo përfituan bolshevikët. Ata ekzekutuan Carin dhe familjen e tij, dhe në fund e fituan luftën, ndonëse me një kosto të tmerrshme njerëzore.

Lufta Civile Kineze (1927-1949):8-12 milionë të vdekur

Fillesat e saj ishin në rënien e dinastisë Qing në vitin 1911. Shumë shpejt pati një rivalitet për pushtet midis Partisë Nacionaliste Kuomintang të udhëhequr nga Çang Kai-Shi, dhe Partisë Komuniste të drejtuar nga Mao Ce Duni. Kur komunistët fituan, nacionalistët mërguan në ishullin e Tajvanit, ku gjenden edhe sot.

Lufta e Parë Botërore (1914-1918):10- 21 milionë të vdekur

Lufta e Parë Botërore, u nxit nga vrasja e Arkidukës së Austrisë Franc Ferdinandit nga një anarkist serb. Në të u përdorën disa armë të reja, si tanku apo dhe armët e para kimike. Vetëm në Betejën e Somës që zgjati vetëm 5 muaj, u vranë mbi 1 milionë burra, shumica nga predhat e artilerisë.

Lufta e Dytë Botërore (1939-1945):16-85 milionë njerëz

Pas humbjes poshtëtuese në Luftën e Parë, lideri nazist Adolf Hitler, dëshironte ta bënte Gjermaninë sërish madhështore. Kështu ai nisi të pushtojë fqinjët, dhe më pas shumicën e Evropës. Ai ndërmori dhe pushtimin e Rusisë, po ngeci në periferi të Moskës, si pasojë e dimrit të egër, por edhe rezistencës së rusëve. Ishte aventura ruse, bashkë me hyrjen e SHBA-së në luftë, ajo që shkaktoi distafën e Gjermanisë naziste./Planetdeadly.com- Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Cila do jetë gjendja e demokracisë në vitin 2020/ Krizë apo ripërtëritje?

Publikuar

-

Nga

Cilat do të jenë perspektivat e demokracisë në vitin 2020? Tre ekspertë flasin mbi rreziqet, sfidat apo edhe skenarët më të rëndësishëm që ata parashikojnë të ndodhin gjatë këtij viti.

Oliver Shtunkel, profesor i asociuar i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Fondacionin “Getulio Vargas” në Brazil:Demokracia në krizë, por shanset për ripërtëritje janë aty.

Në shumë vende të botës, qytetarët dolën në rrugë gjatë vitit 2019, për të shfryrë dufin e tyre kundër elitave politike, duke sugjeruar se demokracia është në krizë. Vetëm në Amerikën Latine, Bolivia, Kili, Kolumbia, Ekuador, Haiti, Hondurasi dhe Nikaragua janë tronditur nga trazirat sociale, që nuk shiheshin prej shumë vitesh.

Ndërsa disa ankesa janë unike në vendet e tyre përkatëse, shumica e

                          Oliver Shtunkel

protestave janë pjesërisht të nxitura nga perceptimi se institucionet politike, nuk janë në gjendje të adresojnë kërkesat popullore, për shembull luftën ndaj korrupsionit si në Honduras, degradimin e demokracisë në Bolivi, apo pabarazinë dhe shërbimet publike të pamjaftueshme si në Kili.

Kjo prirje ka të ngjarë të vazhdojë edhe në vitin 2020. Në shumë vende në zhvillim, progresi gjatë dekadës së shkuar prodhoi një klasë të re të mesme, që është më e vetëdijshme dhe më e artikuluar politikisht, ndërsa elitat politike nuk kanë arritur që t’i përshtaten.

Politikanët anti-establishment, do të përpiqen të mbushin boshllëkun e pushtetit që ekziston, duke mundësuar shfaqjen e më shumë figurave të ngjashme me presidentin e Brazilit, Xhair Bolsonaro. Për më tepër, çmimet relativisht të ulëta të mallrave, dhe faktorë të tjerë të pafavorshëm makroekonomikë, të përkeqësuar nga lufta tregtare SHBA-Kinë, priren të shkaktojnë një rritje më të ulët ekonomike, shpenzime më të ulëta sociale, një luftë më të dobët ndaj korrupsionit, dhe shumë trazira sociale.

Sok Jong Li, anëtare e Institutit të Azisë Lindore në Korenë e Jugut:Katër sfidat e mëdha të demokracisë

Së pari, shtetet autoritare do të vazhdojnë shtypjen ndaj mediave dhe shoqërisë civile. Reagimi i ashpër i qeverisë kineze ndaj protestave të vazhdueshme në Hong Kong, meriton një vëmendje të madhe. Shtypja e lirisë së medias në Hungari, Rusi dhe Turqi, ka të ngjarë të vazhdojë.

                  Sok Jong Li

Së dyti, do të vazhdojnë sulmet ndaj disa grupeve të pakicave etnike dhe fetare. Dhuna e sponsorizuar nga shteti, si ndaj komunitetit Rohinga në Mianmar është zbehur, por krimet e urrejtjes së “ujqërve të vetmuar”, nuk po tregojnë asnjë shenjë rënie.

Së treti, polarizimi politik po i dobëson institucionet në demokracitë e përparuara. Hetimi për impeachment-in presidencial në SHBA, zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, dhe Brexit në Britaninë e Madhe, do të testojnë forcën e këtyre demokracive.

LEXO EDHE:  Krishtlindjet po afrojnë! Ja dhurata që dëshiron çdo shenjë horoskopi

LEXO EDHE:  Berlini kushtëzon me Kosovën progresin e Serbisë në BE

Së katërti, si shtetet dhe individët po shfrytëzojnë teknologjinë dixhitale për të përhapur dezinformimin, dhe nxitur populizmin. Duhen disa rregullore të zgjuara, për ta frenuar këtë prirje shqetësuese. Nëse këto sfida nuk përballen me politika proaktive, si nga mbrojtësit ndërkombëtarë ashtu edhe lokalë të demokracisë, perspektivat për vitin 2020 nuk do të jenë të mira.

Slłavomir Debski,  drejtori i Institutit Polak të Çështjeve Ndërkombëtare:Demokracia globale, ka nevojë për shembuj pozitivë

Tridhjetë vjet më parë, demokracia ishte një mjet për të arritur lirinë. Në rivalitetin e saj me komunizmin totalitar, që e shtypte lirinë për arsye ideologjike, çdo luftëtar i lirisë u bë një demokrat. Edhe pse jo të gjithë ata e fituan lirinë e tyre, lufta e tyre e “ngopi” tregun global të ideve me dëshirën për t’u çliruar nga regjimet shtypëse.

              Slłavomir Debski

Paradoksalisht, kjo është arsyeja pse ky mjet e ka humbur joshjen ndaj tij. Përpjekjet e dëshpëruara për ta rifituar atë, përmes zgjerimi të katalogut të të drejtave të patjetërsueshme të njeriut, janë të dënuara të dështojnë nëse siç paralajmëroi dikur teoricienia politike Hana Arendt, këto të drejta janë thjesht fjalë boshe.

Sot, kërkesa globale nuk është për liri, por për një qasje të barabartë në zhvillimin ekonomik. Mjerisht, demokracia nuk është sistemi i vetëm që perceptohet si i aftë për ta shpërndarë atë. Tridhjetë vitet e suksesit ekonomik të Kinës komuniste, e kanë minuar bindjen se demokracia, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe ekonomitë e tregut, janë parakushte për prosperitet.

A jam pesimist për të ardhmen e demokracisë globale? Përkundrazi! Demokracia është vetë-rregulluese; edhe kur ndonjëherë duhet të përballet me ndonjë periudhë recesioni.

Koha për një korrigjim demokratik global po afron, dhe demokracia mund të bëhet sërish tërheqëse. Për ta arritur këtë, ajo duhet t’i përgjigjet kërkesës së sotme globale për të luftuar korrupsionin, që nga ana e tij shkakton pabarazi të të drejtave politike, dhe e kufizon shpërndajen e prosperitetit.

Ditët e lavdishme të demokracisë, do të rikthehen kur ajo të bëhet sërish instrumenti më i mirë për të luftuar këtë “demon”. Nëse kjo ripërtëritje do të fillojë që në vitin 2020, kjo mbetet e paqartë. Por fushata globale antikorrupsion, nuk mund të fillojë pa Shtetet e Bashkuara. SHBA-ja duhet të japë shembullin, duke luftuar “demonët” e vet të korrupsionit. Vetëm atëherë do të jetë në gjendje të ndërtojë një koalicion mbarëbotëror të vullnetit të mirë. Ndërkohë, demokracia duhet të adoptojë një lloj durimi strategjik./Councilofcouncils- Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE