Connect with Us

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD “zbulon” dy liderët e rinj të opozitës/ “Shuplakë” Bashës

Politikë

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD “zbulon” dy liderët e rinj të opozitës/ “Shuplakë” Bashës

Publikuar

-

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka komentuar reagimet e opozitës në lidhje me monologun e mbrëmshëm të Adi Krastës, të cilin e kanë cilësuar si një fitore të madhe kundër Ramës.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri ndërsa ironizon opozitën, shkruan se Adi Krasta dhe trajneri i Tiranës, së shpejti do të jenë dy liderët e rinj të opozitës.

“Edhe pak dhe trajneri i Tirones Egbo dhe Adi Krasta do jene lideret e opozites!!! Egbo i dha “fitoren e pare” popullit opozitar pas 6 vitesh ndaj kundershtarit, dhe Krasta nje fjalim te mire kunder qeverise pas shume kohesh!

Puna eshte se fitoret e Tirones jane futboll, ndersa fjalimet e Krastes “shoë”! Jane iluzion politik por jo beteja politike te fituara! Betejat politike fitohen ne kutite e votimit,ndersa debatet ne parlament dhe keshilla bashkiake apo debate mes liderave te partive dhe ekipeve te tyre ne televizione.”-shkruan Kulluri.

Më tej, ai thekson se qe nga 2013 opozita nuk fiton dot zgjedhjet perballe PS dhe debatet politike nuk i fitojme qe prej 2011! Aq shume deshperim ka grumbulluar “populli opozitar” saqe fitoret e verteta po i perjeton permes “virtualitetit” te futbollit dhe shoë-t mediatik te nje gazetari!

Nderkohë, që 2021 po vjen , sipas Kullurit edhe zerat se “Rama do bjere vete” sa vijne e shuhen.

Më tej, ai ndërsa heq një paralele me shumicën e vendeve të Europës ku e djathta është në pushtet, Kulluri i jep një “shuplakë” të fortë Bashës, për të cilin tha se nuk e ndjek njeri nga pas dhe në vend të shesheve mbush kafenetë.

“Ne shumicen derrmuese te evropes e djathta eshte ne pushtet dhe ne disa te tjera eshte perpara ne sondazhe si ne Itali, ndersa ne shkojme ne stadiume dhe presim ndonje video te Krastes per ta hedhur ne facebook!

Salvini mbush sheshet e Italise, kurse Basha kafet e lagjeve! Johnson fiton zgjedhjet e parakohshme, ne nuk hyjme ne ato lokale!

Krasta merr rrogen qe i takon, ne kenaqemi ne facebook! Tirona merr pike ne kampionat, ne mbushim stadiumin, a pas 3 ditesh kthehemi ne rutinen e perditshme “asgje e re nga fronti opozitar”! “-shkruan Kulluri.

LEXO EDHE:  Të gjithë të lumtur me ikjen e Fatmir Xhafajt

Po ashtu ai komenton edhe reagimet në çdo fillim dhjetori, që kujton dhjetorin ’90, por sërish duke i dhënë një tjetër “shuplakë” opozitës.

“Por Lavdi Zotit ne cdo fillim dhjetori dokumentaret dhe foto arkivat na kujtojne qe kemi rrezuar komunizmin ne 1990 dhe sot nuk mundim dot kalamajte surrogato te tyre dhe kemi qeverisur 13 vjet Shqiperine e na duket sikur ka ndodhur nje shekull me pare!

Ne PD njerezit shtyjne njeri-tjetrin kush do dale ne krah te kryetarit ne fotografi dhe sa postime te tij do ndajne ne facebook! I kepusin dhe nga nje postim facebooku “momente nga mbledhja e seksionit” dhe vazhdojne e enderrojne se “nje dite do te vijme ne pushtet”!”-shkruan Kulluri.

Por, sipas tij per kete situate nuk e kane fajin demokratet, por ata qe drejtojne opoziten.

Kulluri shkruan se “Demokratët besojne dhe protestojne sepse jane militante te apasionuar pa te cilet PD nuk jeton dot! Ata perkushtohen cdo dite, mundohen, rropaten per fitoren qe ua ka kthyer ne iluzion lidershipi qe nuk i drejton por i perdor per te vegjetuar ne krye te partise! I takon perdite ne kafe, rruge, market dhe te pyesin “he, si do veje kjo pune” dhe nuk di c’tu thuash! Te gjithe ngrene shpatullat ne pafuqi dhe ulin koken drejt “iluzionit te rradhes”!

Ata duan te motivohen, frymezohen por askush nuk e ben! Te gjithe presin! Basha pret te bjere Rama, demokratet te hipe PD! As njera e as tjetra nuk ndodh vete ashtu rastesisht! Shume parti tradicionale ne evrope po zvogelohen dhe rrudhen e shuhen sepse nuk po gjejne rrugen e ringritjes ideologjike dhe lider te afte per te mundur kundershtaret ne pushtet! SPD gjermane, Forza Italia, Laburistet po humbin beteje pas beteje sepse “kane humbur rrugen” si PD-ja jone! As liberale, as konservatore, as social-demokrate e as komuniste! Thjeshte relike te se shkuares qe marrin vota inercie. Humbja ne 2021 do ishte katastrofe per vendin dhe PD! Pushteti merret duke konkuruar dhe jo vetem kundershtuar! Pushtetin e fiton “me i miri” dhe jo me “pak i keqi”!”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Politikanët shqiptarë kanë shitur interesat kombëtare”/ Ngjela: Kanë punuar me Athinën për pushtet

Publikuar

-

Nga

“Politikanët shqiptarë kanë shitur interesat kombëtare”/ Ngjela: Kanë punuar me Athinën për pushtet

“Politikanët shqiptarë kanë shitur interesat kombëtare”. Kështu deklaroi pak më parë avokati Spartak Ngjela, teksa ishte duke folur për çështjen e kufijve detare me Greqinë.

Ngjela deklaroi se të gjithë të gjithë ish-kryeminiostrat shqiptarë kanë punuar me Greqinë për të marrë pushtet.

Avokati dha edhe një këshillë në emisionin “Top Talk” për kryeministrin Edi Rama, i cili është njëkohësisht ministër i Jashtëm dhe kryetar i OSBE-së.



“Të gjithë për të marrë pushtetin kanë punuar me Athinën, edhe Nano ka punuar me Athinën, pastaj kanë kthyer brrylin. Rama duhet të ketë kujdes se këtu luhet në interes të madh kombëtar. Nëse ai luan bam këtu, bam atje, kjo shkon në dëm të Shqipërisë. Gjendja është shumë e rëndë. Çdo konflikt midis kundërshtarëve tanë është në favorin tonë”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  EKSKLUZIVE – ‘Kaubojsi’ ikën nga Rama/Në krye të Partisë së Emigrantëve

LEXO EDHE:  Vettingu/ Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Kuvendit për heqjen e masës së pezullimit

Më tej Ngjela deklaroi se: “Greqia ka ndërhyrë në politikën shqiptare po mua s’më intereson çfarë është bërë më parë se unë jam shumë pragmatik. Unë them që Rama duhet të kjetë shumë i kujdesshëm”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë kesh pa fund”/ Artan Hoxha zbulon detajet: Si po “injektohen” në ekonomi paratë e kokainës

Publikuar

-

Nga

Kanë kesh pa fund”/ Artan Hoxha zbulon detajet: Si po “injektohen” në ekonomi paratë e kokainës

Artan Hoxha ka zbuluar detaje te reja lidhur me operacionin që coi në shkatërrimin e një karteli kokaine që përfshinte 3 kontinete.

Ai ka theksuar se për herë të parë në Shqipëri, mes të arrestuarve janë persona që konsideroheshin të paprekshëm. Hoxha shtoi faktin që ky operacion ka filluar që të martën por është mbajtur sekret nga policia.

“Besoj që është një histori që ka për të vazhduar gjatë, pasi kanë për tu zbuluar emra dhe detaje të tjera. Operacioni edhe në Dubai edhe në Shqipëri edhe në vendet e tjera ka nisur të martën. Arrestimet kanë filluar që dje në Shqipëri por janë mbajtur sekret.

Për herë të parë kemi në Shqipëri në hirarkinë e botës së krimit, ku mes personeve të arrestuar përfshihet Eldi Dizdari  dhe Elvis Matoshi. Shqipëria e ka bërë mirë punën e saj edhe pse kjo pjesë ishte detyrë e SPAK”, u shpreh Hoxha.

LEXO EDHE:  Basha paralajmëroi rrëzimin e Ramës/ Çfarë po ndodh në PD



Sipas Artan Hoxhës bizneset e kanë më të lehte të shkojnë të kërkojnë para tek grupet e kokainës sesa  të shkojnë nëpër bankat, me procedura të tejzgjatura.

LEXO EDHE:  Vettingu/ Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Kuvendit për heqjen e masës së pezullimit

“Po ta shikosh ky është i shpëndarë në tre kontinente, e gjithë struktuara ka përmasat e një karteli, pasi i kemi të dokumentuar, por policia italiane kishte me tepër informacion.

Përfshirja e nje emri si  Eldi Dizdari nuk ka qenë shumë i dukshem edhe pse ishte në krye të listës edhe pse ai konsiderohet si person i pakapshëm. Ai ka vite që është në këtë aktivitet. Pasi janë disa biznese që janë funizuar nga grupet e kokainës. Këto biznese e kanë më të lehte të shkojnë të kërkojnë para tek grupet e kokainës sesa të shkojnë nëpër banka, me procedura të tejzgjatura”, tha ndër të tjerash gazetari./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Atentati mafioz në Elbasan/ Artan Hoxha tregon mesazhin shokues: Nuk do të ketë mëshirë

Publikuar

-

Nga

Kanë kesh pa fund”/ Artan Hoxha zbulon detajet: Si po “injektohen” në ekonomi paratë e kokainës

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku 50-vjeçari Bujar Çela, u vra me breshëri plumbash.

I ftuar në studion e Abc news, gazetari Hoxha tha se ajo çfarë ka ndodhur sot në Elbasan, është një mesazh I qartë se nuk do të ketë mëshirë. Nuk do të kursehen as personat e pafajshëm.

“Vrasja e vëllait të Talo Çelës, mnënyra si u vra dhe çfarë përfaqësonte ai, apo edhe vendi ku u vra nuk ëhstë një situatë normale. Në këtë zonë nuk shtrihet hakmarrja.



Kjo ngjarje ka treguar se nuk do të ketë mëshirë. Nuk do goditen vetëm kundërshtarët, por çdo njeri i tyre.

LEXO EDHE:  “Reforma Zgjedhore të mbyllet pa vonesë”/ Bylykbashi: Maxhoranca të ulet me ne

LEXO EDHE:  Vettingu/ Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Kuvendit për heqjen e masës së pezullimit

Kundërshtarët nuk do falin as të pafajshmit”-tha ndër të tjera Artan Hoxha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE