Connect with Us

“Hajt se iu nxjerrim ne mos ke merak”/ Rama “kërcënon” qytetaren

Politikë

“Hajt se iu nxjerrim ne mos ke merak”/ Rama “kërcënon” qytetaren

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme është ndalur në qytetin e Laçit, për të inspektuar godinat e dëmtuara nga tërmeti.

Por, ndërsa ecte në këmbë drejt godinës së spitalit, Rama ka debatuar me një qytetare, e cila vijonte të qëndronte në një nga pallatet e dëmtuara.

Rama i është drejtuar qytetares duke e pyetur se pse qëndron ende aty, por qytetarja iu përgjigj se nuk ka ku të shkojë.

LEXO EDHE:  Basha i vendosur/ Asnjë hap pas, nuk do të lejojmë votime farsë  

“Pse qëndroni aty. Dilni jashtë”-tha Rama. Banorja iu kthye duke thënë se “Nuk kam ku të shkoj, nuk ka vende atje kun a keni caktuar”.

Ndërkohë, Rama i thotë të shkojë të marrë bonusin e qerasë.

Por, pasi hasi në kundërshtimin e banores, Rama i drejtohet duke thënë “Hajt se iu nxjerrim ne mos keni merak. Merrni policinë e nxirreni jashtë”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ra tërmeti u bëre hoxhë, prift e rabin”/ Komentuesit nuk i ndahen Ramës: Po sillesh sikur jemi në Pakistan

Publikuar

-

Nga

Prej disa kohësh kryeministri Edi Rama publikon në profilin e tij fjalë të shenjta.

Edhe mëngjesin e sotëm ai shkruan: “Predikuesi më i mirë është zemra; Mësuesi më i mirë është koha; Libri më i mirë është bota; Shoku më i mirë është zoti”.

Por një numër i madh ndjekësish kanë “kryqëzuar” me komenrte kryeministrin teksa shprehen të zhgënjyer prej tij.

“Mesa duket po Ben prova për tu bërë hoxhë kur të lësh politikën. Shoku kryeminister beji punët pa u ndjerë se po na nxjerr citate si në kohën e enverit… Jemi në kohëra moderne dhe në mes të Europës kurse ti po sillesh sikur jemi në Pakistan”, shkruan një prej komentuesve.

LEXO EDHE:  Pas shkarkimit nga puna/ Dylgjeri i çon të fala ministres së Ramës

LEXO EDHE:  “Nxori haletë e të shoqes në parlament”/ Berisha nuk përmbahet kundër Ramës

Një tjetër thotë: Nuk mbahet shteti me fjalë të thata kryeministër!.

“Ra tërmeti u bëre hoxhë, prift e rabin”, shkruan një tjetër komentues.
Kujtojmë që Rama “ritualin” e fjalëve të shenjta e ndjek që prej nëntorit, kur ndodhi tërmeti tragjik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama zbulon mesazhin e fundit me Bashën/ I kërkova bashkim

Publikuar

-

Nga

avokati zbulon marreveshjen

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar, për herë të parë, një mesazh që i ka dërguar kreut të PD-së, Lulzim Basha pas tërmetit të 26 nëntorit.

Rama tregoi se nuk kishte komunikuar me Bashën që prej kohës kur opozita ishte në parlament.
Me tej, kryeministri sqaroi se pas tërmetit i dërgoi mesazh Bashës ku i sugjeronte që të ishin bashkë.

LEXO EDHE:  Basha i vendosur/ Asnjë hap pas, nuk do të lejojmë votime farsë  

LEXO EDHE:  “E ka ndarë Shqipërinë në dy pjesë”/ Dashamir Shehi bën premtimin për të ndalur zgjedhjet

“Unë i kam çuar një mesazh në ditët pas tërmetit për t’i kërkuar…sugjeruar që të jemi bashkë, dhe kaq. Komunikimi i fundit me të ka qenë kur PD, ka qenë ende në parlament”, tha Rama i ftuar në emisionin ‘Java’ në RTSH./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka “ultimatum” Ramës/ Ik! Sa më shpejt aq më mirë!

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i PD, Edi Paloka thotë se opozita e Bashkuar dhe 85% e shqiptarëve duan largimin e Edi Ramës sepse ai dështoi si kryeministër.

Sipas Palokës, ikja e Edi Ramës i hap rrugë zgjedhjeve të lira që njerëzit të vendosin vetë të ardhmen e tyre.

“Edhe pa kundërshtar përballë, Edi Rama tregoi se s’bën dot pa krimin. Shkodra, Vora, Vau i Dejës treguan se ai nuk heq dorë nga krimi dhe vjedhja e votave. Njësoj si në 2017 me Vangjush Dakon, Avdylajt me kompani, në 2016 me Damian Gjiknurin dhe Imer Lalën me shokë, Rama angazhoi gjithçfarë kriminelësh duke dëshmuar shqiptarëve dhe botës se me të nuk ka zgjedhje, s’mund të ketë zhvillim dhe integrim”, shkruan Paloka.

LEXO EDHE:  Ndarja nga jeta e albanologut Elsie / Rama: U prehsh në paqe mik i mirë!

LEXO EDHE:  Laç/ Hapet zyra e re e punësimit

Më tej ai shprehet se sot qeveria “ka braktisur mijëra familje nëpër çadra dhe ka urdhëruar të dalin nga hotelet mijëra të pastrehë vetëm e vetëm që të mos prekë milionat që ndan me oligarkët.”

“Koha për pallavra ka mbaruar. Bën mirë ta dëgjojë thirrjen popullore që është kthyer në hymn: Rama ik! Sa më shpejt aq më mirë!!!”, përfundon Paloka./CNA.al

LEXO TE PLOTE