LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gratë janë shofere më të mira se burrat/ 6 faktet që e provojnë këtë

14 Dhjetor 2019, 17:08, Blog CNA
Gratë janë shofere më të mira se burrat/ 6 faktet që e

Ideja se shumica e aksidenteve shkaktohen nga gratë shofere pasi janë më pak të kujdesshme për të ngarë makinat rezulton të jetë e gabuar. Studime kanë provuar se ideja që dëshmon se burrat janë shoferë më të mirë, është një thashethem i zakonshmëm për shoqëri kryesisht patriarkale. Por, cilat janë arsyet pse gratë janë shofere më të mira?

Ato e përdorin më shumë rripin e sigurimit

Studimi: Shoqata Luchemos deklaron se gratë e përdorin rripin e sigurimit 31% më shumë se burrat shoferë. 85% është përqindja e grave shofere që përdorin rrip sigurimi dhe 65% e meshkujve. Kjo vjen edhe si pasojë e psikologjisë së femrës që e bën atë të ketë më tepër nevojë për siguri, duke e vlerësuar më shumë atë.

I respektojnë më shumë sinjalet e semaforit

Meshkujt duket se nuk i respektojnë mjaftueshëm shenjat e semaforit . I njëjti studium zbuloi se numri i grave që janë kapur duke kaluar me semafor të kuq është 48% më pak se ai i burrave.

Ata e përdorin më pak telefonin celular në timon

Përdorimi i telefonit gjatë ngarjes shkakton një numër të madh të aksidenteve rrugore.
Sipas këtij studimi, gratë e përdorin telefonin celular kur janë duke ngarë makinën 41% më pak se gjinia e kundërt.

Janë më të sjellshme kur ngasin makinën

Një sondazh i kryer në Londër nga një kompani sigurimi zbuloi se gratë janë më të sjellshme se burrat kur ngasin makinën. Vetë natyra e femrës është më e buzëqeshur dhe e butë gjë që e bën standartin e sjelljes së mirë lehtësisht të kapshëm.

Janë më të kujdesshme në timon

Në sondazhin e kryer në Londër u zbulua gjithashtu se vetëm 4% e vajzave të konsultuara kanë kaluar shumë afër një automjeti tjetër gjatë rrugës, ndërsa për burrat shenohen 27% të rasteve.

Gratë kujdesen më shumë për veten

Studimet gjithashtu konkluduan se vajzat kanë një perceptim më të lartë të rrezikut të aksidentit, ngasin me shpejtësi më të ulët dhe respektojnë më shumë rregullat e trafikut. Një studim i kryer më parë nga Qendra për Eksperimentimin dhe Sigurinë Rrugore (CESVI) të Argjentinës zbuloi se gratë janë shofere më të mira se burrat pasi vetëm 24.3% e aksidenteve të trafikut janë shkaktuar prej grave. Burrat janë protagonistë të 75.7% të aksidenteve rrugore./CNA.al

Lajmet e fundit nga