Connect with Us

Foto-skandal/ Fytyra e vërtetë e Veliajt

Politikë

Foto-skandal/ Fytyra e vërtetë e Veliajt

Publikuar

-

Ndonëse Tirana ka marrë disa çmime ndërkombëtare mes disa kryeqyteteve të vendeve të ndryshme, e vërteta është shumë më e hidhur seç na është servirur.

Po të shëtisësh në rrugët e Tiranës do të shikosh sesi në të vërtetë Tirana e cila ka fituar çmimin e Shërbimit Publik të Vitit, është e mbuluar nga plehrat.

CNA.al ka regjistruar me anë të fotove një moment aspak të këndshëm për çdo kalimtar, pasi një bide tualeti është lënë në mes të rrugës “Muhamet Gjollesha” në Myslym Shyri pranë një koshi mbeturinash.

Po ashtu vihet re se rreth e qark koshit janë hedhur mbeturina të shumta të cilat janë lënë në atë mënyrë pa u pastruar.

LEXO EDHE:  Fotot/ Lali Eri lë duke pritur punonjësit dhe kamerat

Pavarësisht se që në fushatën e parë zgjedhore kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u zotua për t’i ndryshuar imazhin kryeqytetit, duket se kjo është fytyra e vërtetë e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përplasjet për Kushtetuesen/ Delegacioni i Venecias takon përfaqësuesit e opozitës

Publikuar

-

Nga

Delegacioni i Venecias që ndodhet në vendin tonë për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese do të ketë një takim dhe me përfaqësues të opozitës jo parlamentare.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i shoqëruar edhe nga Petrit Vasili i LSI, Gazment Bardhi dhe Oerd Bylykbashi po zhvillojnë një mëngjes pune me delegacionin e Venecias te Rogneri. Në mbyllje, kryedemokrati Basha ka njoftuar se do të ketë një komunikim me gazetarët.

Pas takimit me Bashën, delegacioni i Venecias do të takohet me kreun e KED, Ardian Dvorani.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama zë ngushtë Fevziun/ “Ke bërë gjyqe të mëdha, ke shkelur të drejta njerëzish”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka zënë ngushtë moderatorin Blendi Fevziu mbrëmjen sotme.

Rama ishte duket debatuar me analistin Ervis Iljazaj dhe Fevziu i kërkoi t’i përgjigjej pyetjes, por kjo ka sjellë irritimin e kreut të qeverisë.

“Ti Fevzi ke bërë gjyqe të mëdha këtu në këtë studio. Ke shkelur të drejta njerëzish”, i tha kryeministri, ndërsa moderatori nuk preferoi të komentojë këtë deklaratë dhe e la të vijonte debatin me analistin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Artan Hoxha denoncon përballë Ramës/ Më kanë ndjekur e fotografuar kur kam dalë nga shtëpia

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha ka thënë në emisionin Opinion se është ndjekur dhe është fotografuar kur ka dalë nga shtëpia.
Këtë denoncim, Hoxha e ka bërë live në studion e “Opinion”,  përballë kryeministrit Edi Rama.

“Më kishin fotografuar kur kam dalë nga shtëpia. Kam vajtur në Polici. Ky nuk është krimi i organizuar, është ai që fsheh para pafund dhe e ka buxhetin më të madh sesa ministria juaj e Brendshme. Me ato që dëgjoj unë këtu jam me ty kokë e këmbë, por me ato që shikoj…”, u shpreh Hoxha.

“Ti mund të jesh me mua, por që nga koka te këmbët këtu s’ je me mua fare. Jeni gabim nga mengjesi deri ne darke. Pse Shqipëria e ka pjellë krimin e organizuar, krimi i organizuar është kudo Paris, Beriln Amerikë”, u shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE