LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Eliminime mafioze mes rivalëve/ Lushnjarët zgjohen me kujtimet e vitit të mbrapshtë

14 Dhjetor 2019, 09:02, Kronika CNA
Eliminime mafioze mes rivalëve/ Lushnjarët zgjohen me kujtimet e vitit

Enver Boriçi është viktima e fundit e atentateve mafioze që kanë shoqëruar Lushnjen gjatë viteve të fundit.

Më parë ishte ekzekutuar Besmir Hida, ndërkohë që në një atentat të ngjashëm ishin eleminuar dhe nipi i tij Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Vrasja e Latifit dhe Hoxhës ndodhi vetëm pak metra larg rajonit të policisë së qytetit në një zonë të populluar dhe orar kur rrugët janë plot me njerëz, raporton abcnews.al.

Për ngjarjen e rëndë që u quajt edhe si masakra e Lushnjes, policia shpalli në kërkim dy persona, pikërisht Orges Bilbilin dhe Laert Haxhiun, dy personazhe të njohur të nëntokës në këtë qytet.

Këta të fundit kanë qenë akuzuar edhe më parë për krime të tjere, por policia nuk ka arritur asnjëherë t?i kapë.

Ndërkohë Boriçi, njëlloj si Hida u vra sot në lokal teksa ishte duke pirë kafenë e mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar, ngjarje kjo që tronditi sërish qytetin e Lushnjes.

Ngjarja e sotme dyshohet se lidhet me hakmarrjet mes grupeve rivale në qytetin e Lushnjes dhe rikthimin në aktivitet të plotë të njërës prej bandave më të njohura të qytetin, ndërkohë që drejtuesit janë në burg.

Megjithatë, policia nuk ka ende një version për ngjarjen, ndërsa autorët akoma nuk janë identifikuar. /abcnews.al

Lajmet e fundit nga