Connect with Us

E mitura përdhunohet nga mësuesi dhe dy fqinjët/ 12-vjeçarja shtatzënë në luftë për jetën

Bota

E mitura përdhunohet nga mësuesi dhe dy fqinjët/ 12-vjeçarja shtatzënë në luftë për jetën

Publikuar

-

Një vajzë 12-vjeçare është bërë viktimë e përdhunimeve të njëpasnjëshme në Bangladesh nga mësuesi i saj dhe nga dy fqinjët.

“New Age Bangladesh” raporton se e mitura ka mbetur shtatzënë dhe ndodhet në Spitalin e Kolegjit Mjekësor Sher-e-Bangla, ku po lufton me vdekjen. Vajza është shtruar në spital më 10 dhjetor, ndërsa mjekët thonë se është në rrezik për shkak të moshës së vogël.

Mediat vendase shkruajnë se e mitura fillimisht ra viktimë e përdhunimit nëntë muaj më parë nga mësuesi i saj, i cili u ndihmua nga një kolege. Pasi u përhap lajmi, me vajzën abuzuan seksualisht dhe dy fqinjë të saj për disa herë me radhë.

LEXO EDHE:  Përmbyset trageti, humbin jetën 16 pasagjerë

Prindërit denoncuan rastin dhe abuzuesit po përballen me drejtësinë. Nga ana tjetër shefi i policisë së rrethit Barishal Saatty Islam vizitoi viktimën në spital pasi mësoi për ngjarjen nga mediat. Ai premtoi të përballojë koston e trajtimit dhe të ndërmarrë veprime ligjore kundër autorëve./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Zgjedhjet në SHBA/ Çfarë shpreson Bashkimi Europian?

Publikuar

-

Nga

Nëse Joe Biden i fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA, ka shpresë për marrëdhëniet transatlantike, thotë Janis Emmanoulidis. "Askush nuk është aq naiv, sa të shpresojë, se do të ketë një kthim në kohën para Trumpit. Por shpresa ka që gjërat të përmirësohen", shton drejtori i Institutit "European Policy Centre". Nëse kandidati demokrat nuk ia del, të largojë presidentin Trump nga Shtëpia e Bardhë, eksperti Emmanoulidis pret që marrëdhëniet transatlantike të keqësohen më shumë. "Ka gjasa, që në mandatin e dytë ai të ushtrojë më shumë presion ndaj Europës se në të parin. Ai e ka identifikuar Europën si një të keqe më të madhe se aktorë të tjerë në botë. Këtë e ka thënë publikisht, megjithëse ai ka thënë shumë gjëra në katër vitet e fundit." Bashkëpunim, pavarësisht me cilin Edhe eurodeputeti gjerman dhe ekspert për politikën e jashtme, Reinhard Bütikofer nga Aleanca90/ Të Gjelbrit nuk e mbështet gjeopolitikën e Donald Trumpit. "Nëse Trump thotë, BE është kundërshtare, kjo nuk ndihmon ta paraqesësh Uashingtonin pozitivisht në debatin europian." Megjithatë ai beson, se në kongresin amerikan ka shumë politikanë, edhe republikanë, që e dinë, se kanë nevojë për bashkëpunimin me Europën për t'u përballur me Kinën, Rusinë apo të tjerë. Një president, Joe Biden nuk do të ndryshojë gjithçka, sipas tij, por ai me siguri do t'i dëgjojë aleatët tradicionalë dhe do të kërkojë të përbashkëtat. "Pavarësisht kush fiton në nëntor, ne duhet të investojmë në bashkëpunim." Në një studim të "Europian Council on Foreign Relations" në Bruksel të publikuar nëv verë, thuhet se europianët e kanë humbur besimin tek aleati i ngushtë. Sidomos menaxhimi kaotik i pandemisë së Coronës nga Trump ka ndikuar në atmosferën e marrëdhënieve. Studiuesit janë të mendimit, se një president Joe Biden sërish do të afrohet me europianët. Ata presin që SHBA të rikthehet tek Marrëveshja e Klimës së Parisit dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Një qeveri e Bidenit do ta forcojë NATO-n si aleancë, edhe pse si republikanët edhe demokratët këmbëngulin në rritjen e buxheteve të mbrojtjes të vendeve europiane. Nëse Trump fiton, ish-këshilltari i sigurisë, John Bolton është shprehur se NATO- duhet të përgatitet mirë. Ai ka bërë prognozën edhe të daljes së SHBA nga NATO, që do të mund të çonte edhe në fundin e saj. Weltwirtschaftsforum 2020 in Davos | Ursula von der Leyern & Donald Trump (picture-alliance/AP Photo/E. Vucci) Presidentja e KE, Ursula von der Leyen u takua me Trump në Forumin Davos, 21 janar 2020 Edhe Biden ka kërkesa Presdenti francez, Emmanuel Macron si reagim e ka quajtur NATO-n "të vdekur klinikisht" dhe formuloi kërkesat për më shumë "sovranitet europian". Edhe krerë të tjerë të BE kërkojnë një rol më të madh gjeostrategjik të BE me distancë nga SHBA nën Donald Trump. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kërkon një kthim në rendin e bazuar në rregulla. "E vërteta është se sot kërkohet më me urgjencë se kurrë të reformojmë sistemin multilateral. Sistemi ynë global vuan shenjat e paralizimit." Fuqi të mëdha tërhiqen nga institucionet ndërkombëtare ose "i marrin ato peng për interesat e tyre." Shpresa në Bruksel është, se kjo mund të arrihet me një president, Joe Biden. Eksperti i BE, Janis Emmanoulidis paralajmëron nga iluzionet. Qëndrimi pak a shumë i butë i Europës ndaj Kinës nuk do t'i pëlqejë shumë as një presidenti Biden. "Në sfidë do të jetë, nëse një qeveri e re nën Biden bashkëpunon në çështjet multilaterale, si mbrojtja e klimës, në organizatat ndërkombëtare, por në këmbim do të kërkojë që Europa të paraqitet më e ashpër ndaj Kinës." Edhe nën Biden, SHBA mund të kërkojë që BE të mbështesë sanksionet për koncernin e teknologjisë, Huawei, pa kushte dhe të reagojë ndaj provokimeve kineze në Detin Jugor Kinez. Joe Biden bei Donald Tusk (Reuters/F. Lenoir) Dikur në kohët e mira...Zëvendëspresidenti i atëhershëm, Joe Biden me ish-presidentin e Këshillit të BE, Donald Tusk, 6 shkurt 2015 Tema kryesore - Tregtia e bashkon BE Pas zgjedhjeve europianët duan të bisedojnë, pavarësisht me cilin president, për marrëdhëniet tregtare. Ende vërtitet në ajër kërcënimi i Trump për vendosjen e doganave të larta për automobilët dhe mallra të tjera nga Europa. Në korrik 2018 ai ra në një ujdi "armëpushimi" tregtar me presidentin e atëhershëm të KE, Jean-Claude Juncker, por konflikti nuk është zgjidhur përfundimisht. Atëkohë papritur Trump e lëvdoi BE si partnerin më të madh tregtar të SHBA. Por në këtë fushatë zgjedhore, kjo temë nuk ka luajtur rol si tek Trump edhe tek Biden. Komisioneri i BE për tregtinë, Valdis Dombrovski shprehet në mënyrë diplomatike. "Në këto kohë duhet të tregojmë kujdes për miqësitë dhe të qëndrojmë pranë aleatëve që janë vërtet të rëndësishëm. Ka disa konflikte të vazhdueshme mes BE e SHBA. Sipas mendimit tim duhet që t'i zgjidhim shpejt këto." Shumë krerë të shteteve të BE do ta kishin më mirë të flisnin me një president Joe Biden liberal dhe me një gjuhë më pak luftarake. Por në fund të fundit BE duhet të bashkohet për të mbrojtur interesat e saj kundrejt SHBA, pavarësisht se kush hyn në Oval Office. Sipas Emmanoulidis: "Kur bëhet fjalë për çështje kardinale, të gjitha shtetet e BE deri më sot janë paraqitur të bashkuar, edhe pse disa janë përpjekur të mbajnë me administratën e Trumpit një marrëdhënie për avantazhe."

Deklaratat e Donald Trumpit këto vite kanë sjellë një ftohje të dukshme në marrëdhëniet mes Bashkimit Europian dhe SHBA-së. Edhe katër vite të tjera me Donald Trump, nuk i përfytyrojnë dot shumë politikanë në BE.

Nëse Joe Biden i fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA, ka shpresë për marrëdhëniet transatlantike, thotë Janis Emmanoulidis. “Askush nuk është aq naiv, sa të shpresojë, se do të ketë një kthim në kohën para Trumpit. Por shpresa ka që gjërat të përmirësohen”,  shton drejtori i Institutit “European Policy Centre”. Nëse kandidati demokrat nuk ia del, të largojë presidentin Trump nga Shtëpia e Bardhë, eksperti Emmanoulidis pret që marrëdhëniet transatlantike të keqësohen më shumë. “Ka gjasa, që në mandatin e dytë ai të ushtrojë më shumë presion ndaj Europës se në të parin. Ai e ka identifikuar Europën si një të keqe më të madhe se aktorë të tjerë në botë. Këtë e ka thënë publikisht, megjithëse ai ka thënë shumë gjëra në katër vitet e fundit.”

Bashkëpunim, pavarësisht me cilin

Edhe eurodeputeti gjerman dhe ekspert për politikën e jashtme, Reinhard Bütikofer nga Aleanca90/ Të Gjelbrit nuk e mbështet gjeopolitikën e Donald Trumpit. “Nëse Trump thotë, BE është kundërshtare, kjo nuk ndihmon ta paraqesësh Uashingtonin pozitivisht në debatin europian.” Megjithatë ai beson, se në kongresin amerikan ka shumë politikanë, edhe republikanë, që e dinë, se kanë nevojë për bashkëpunimin me Europën për t’u përballur me Kinën, Rusinë apo të tjerë. Një president, Joe Biden nuk do të ndryshojë gjithçka, sipas tij, por ai me siguri do t’i dëgjojë aleatët tradicionalë dhe do të kërkojë të përbashkëtat. “Pavarësisht kush fiton në nëntor, ne duhet të investojmë në bashkëpunim.”

Në një studim të “Europian Council on Foreign Relations” në Bruksel të publikuar nëv verë, thuhet se europianët e kanë humbur besimin tek aleati i ngushtë. Sidomos menaxhimi kaotik i pandemisë së Coronës nga Trump ka ndikuar në atmosferën e marrëdhënieve. Studiuesit janë të mendimit, se një president Joe Biden sërish do të afrohet me europianët. Ata presin që SHBA të rikthehet tek Marrëveshja e Klimës së Parisit dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Një qeveri e Bidenit do ta forcojë NATO-n si aleancë, edhe pse si republikanët edhe demokratët këmbëngulin në rritjen e buxheteve të mbrojtjes të vendeve europiane. Nëse Trump fiton, ish-këshilltari i sigurisë, John Bolton është shprehur se NATO- duhet të përgatitet mirë. Ai ka bërë prognozën edhe të daljes së SHBA nga NATO, që do të mund të çonte edhe në fundin e saj.

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen u takua me Trump në Forumin Davos, 21 janar 2020

Edhe Biden ka kërkesa

Presdenti francez, Emmanuel Macron si reagim e ka quajtur NATO-n “të vdekur klinikisht” dhe formuloi kërkesat për më shumë “sovranitet europian”. Edhe krerë të tjerë të BE kërkojnë një rol më të madh gjeostrategjik të BE me distancë nga SHBA nën Donald Trump. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kërkon një kthim në rendin e bazuar në rregulla. “E vërteta është se sot kërkohet më me urgjencë se kurrë të reformojmë sistemin multilateral. Sistemi ynë global vuan shenjat e paralizimit.” Fuqi të mëdha tërhiqen nga institucionet ndërkombëtare ose “i marrin ato peng për interesat e tyre.”

LEXO EDHE:  Tronditet Gjermania, përdhunohet dhe vritet liderja e të rinjve socialdemokratë

LEXO EDHE:  Bangladesh, 20 të vrarë në sulm terrorist

Shpresa në Bruksel është, se kjo mund të arrihet me një president, Joe Biden. Eksperti i BE, Janis Emmanoulidis paralajmëron nga iluzionet. Qëndrimi pak a shumë i butë i Europës ndaj Kinës nuk do t’i pëlqejë shumë as një presidenti Biden. “Në sfidë do të jetë, nëse një qeveri e re nën Biden bashkëpunon në çështjet multilaterale, si mbrojtja e klimës, në organizatat ndërkombëtare, por në këmbim do të kërkojë që Europa të paraqitet më e ashpër ndaj Kinës.” Edhe nën Biden, SHBA mund të kërkojë që BE të mbështesë sanksionet për koncernin e teknologjisë, Huawei, pa kushte dhe të reagojë ndaj provokimeve kineze në Detin Jugor Kinez.

Dikur në kohët e mira…Zëvendëspresidenti i atëhershëm, Joe Biden me ish-presidentin e Këshillit të BE, Donald Tusk, 6 shkurt 2015

Tema kryesore  – Tregtia e bashkon BE

Pas zgjedhjeve europianët duan të bisedojnë, pavarësisht me cilin president, për marrëdhëniet tregtare. Ende vërtitet në ajër kërcënimi i Trump për vendosjen e doganave të larta për automobilët dhe mallra të tjera nga Europa. Në korrik 2018 ai ra në një ujdi “armëpushimi” tregtar me presidentin e atëhershëm të KE, Jean-Claude Juncker, por konflikti nuk është zgjidhur përfundimisht. Atëkohë papritur Trump e lëvdoi BE si partnerin më të madh tregtar të SHBA.

Por në këtë fushatë zgjedhore, kjo temë nuk ka luajtur rol si tek Trump edhe tek Biden. Komisioneri i BE për tregtinë, Valdis Dombrovski shprehet në mënyrë diplomatike. “Në këto kohë duhet të tregojmë kujdes për miqësitë dhe të qëndrojmë pranë aleatëve që janë vërtet të rëndësishëm. Ka disa konflikte të vazhdueshme mes BE e SHBA. Sipas mendimit tim duhet që t’i zgjidhim shpejt këto.”

Shumë krerë të shteteve të BE do ta kishin më mirë të flisnin me një president Joe Biden liberal dhe me një gjuhë më pak luftarake. Por në fund të fundit BE duhet të bashkohet për të mbrojtur interesat e saj kundrejt SHBA, pavarësisht se kush hyn në Oval Office. Sipas Emmanoulidis: “Kur bëhet fjalë për çështje kardinale, të gjitha shtetet e BE deri më sot janë paraqitur të bashkuar, edhe pse disa janë përpjekur të mbajnë me administratën e Trumpit një marrëdhënie për avantazhe.”/ DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ministri i Brendshëm në Maqedoninë e Veriut pozitiv me Covid 19

Publikuar

-

Nga

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Spasovski e ka bërë të ditur lajmin me anë të një postimi në Facebook dhe theksoi se ndihet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai u bën thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes në respektimin e masave anti Covid.

“Të nderuar, unë do të doja t’ju informoja se pavarësisht respektimit të rreptë për masat që unë merrja për të mbrojtur njerëzit rreth meje që nga fillimi i pandemisë, sonte unë mora rezultatin pozitiv për COVID- 19”, shrkuan ministri Spasovski./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Kreu i OBSH: Jemi lodhur nga Covid-19, por nuk duhet të dorëzohemi

Publikuar

-

Nga

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se braktisja e përpjekjeve për të kontrolluar pandeminë e koronavirusit është e rrezikshme.

“Ne nuk duhet të dorëzohemi”, tha Tedros.

Ai pranoi se pas disa muajsh lufte me koronavirusin e ri, i cili ka marrë më shumë se 1.1 milion jetë njerëzish në gjithë botën, ka një nivel të caktuar të “lodhjes pandemike”.

“Lodhja është e vërtetë, por ne nuk mund të heqim dorë. Kur udhëheqësit veprojnë shpejt, virusi mund të shtypet”, shtoi ai.

LEXO EDHE:  Përmbyset trageti, humbin jetën 16 pasagjerë

LEXO EDHE:  SHBA/ Përdhunohet 12-vjeçarja, nëna zbulon krimin e rëndë

Komentet vijnë një ditë pasi Mark Meadoës, shef i stafit të presidentit amerikan, Donald Trump, ka thënë për rrjetin televiziv CNN se fokusi i administratës ka kaluar në zbutje të koronavirusit, jo çrrënjosje.

“Ne nuk do ta kontrollojmë pandeminë. Do ta kontrollojmë faktin e të pasurit vaksina, terapeutikë dhe lehtësime të tjera”, ka thënë Meadows./CNA.al

LEXO TE PLOTE