LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëmet nga tërmeti në Durrës/ Prokuroria lëshon 17 urdhër-arreste, shoqërohen mbi 30 inxhinierë, ndërtues dhe zyrtarë

14 Dhjetor 2019, 09:12, Kronika CNA
Dëmet nga tërmeti në Durrës/ Prokuroria lëshon 17

Kur kanë kaluar rreth tre javë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, i cili la pas 51 viktima, qindra të lënduar dhe mijëra të tjerë të pastrehë pas banesat e tyre u dëmtuan rëndë nga tërmeti, duket se prokuroria po vihet në lëvizje.

Kështu, mësohet se Prokuroria e Durrësit ka lëshuar 17 urdhër arreste, ndërkohë që deri tani janë shoqëruar rreth 30 ndërtues, inxhinierë dhe zyrtarë të cilët me veprimet apo mosveprimet e tyre mund të jenë bërë shkak për humbjen e jetëve nga tërmeti tragjik.

Në shënjestër të hetimeve janë ndërtesat, shembja e të cilave la pasur viktima, si Konvaleshenca, hotel Mira Mare, hotel Tropikal, Vila Palma, pallati 6 Katësh, por edhe ndërtesat e tjera të dëmtuara që janë shpallur pabanueshme.

Deri tani janë shoqëruar drejtori dhe nëndrejtori i Konvaleshencës, Ahmet Doda dhe Kujtim Hasa, Arben Isaku ish-drejtor ALUIZNI tashmë nëndrejtori i Kadastrës Durrës, Aldo Dakovelli shef sektori në Kadastrën e Durrësit dhe Artemis Malko punonjës terreni.

Kujtojmë këtu se ndër zonat më të prekura nga tërmeti ishin Durrësi dhe Thumana, por dëme të mëdha ka pasur edhe në Tiranë, Lezhë dhe Laç./ CNA.al

Lajmet e fundit nga