LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha akuza “bombë”/ Drejtori i Kavalishencës kushëri i Ballës, do dalë nga burgu me ndërhyrje

14 Dhjetor 2019, 18:47, Politikë CNA
Berisha akuza “bombë”/ Drejtori i Kavalishencës

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital, deklaron se drejtori i Kavalishencës së Durrësit Ahmet Doda, është kushëriri i parë i kreut të Grupit Parlamentar Socialist Taulant Ballës.

Berisha thotë se Doda, i cili u arrestua për shembjen e godinës së Kavalishencës nga tërmeti i 26 nëntorit, është konkretisht djali i djaës së Taulant Ballës.

?Ahmet Doda, drejtori i Konvaleshences eshte djali i dajes se Taulant Bego Yaris.
-Ai eshte i ndaluar per vrasjen shteterore ne Konvaleshence te komisarit Bajram Hajdarmeta!?, shkruan ish-kryeministri, ndërsa pretendon se do të lirohet me ndërhyrjen e Ballës.

?Ahmet Doda eshte djali i dajes se Taulant Balles, njekohesisht njeri nga njerezit e tij me te besuar, i cili koordinonte fushaten e Taos ne Librazhd dhe Cermenike dhe ishte personi qe merrej me shperndarjen e parave per blerjen.e votave ne dy votimet e fundit! Me shume mundesi, me nderhyrjen e Tao Taos, ai shume shpejt do te lere qeline dhe do te rikthehet perseri ne sherbim te Partise mavi! Kjo eshte Drejtesia qe ata kane ndertuar, vetem fasade!?, theksohet në postimin e publikuar në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga