Connect with Us

“Batutat e Ramës e banalizojnë tragjedinë”/ Duma: Opozita po rindërton pa u dukur

Lajme

“Batutat e Ramës e banalizojnë tragjedinë”/ Duma: Opozita po rindërton pa u dukur

Publikuar

-

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, në një diskutim mbi rindërtimin e Shqipërisë pas ngjarjes tragjike të 26 nëntorit dhe rolin e Opozitës në këtë rimëkëmbje, ka shprehur qëndrimin e saj mbi situatën pas tërmetit në Shqipëri, duke u ndalur tek mënyra se si Qeveria po e menaxhon gjendjen aktuale.

Ajo është shprehur se Opozita, ashtu si Qeveria e ka nisur punën për rimëkëmbje menjëherë pas tërmetit, mirëpo nuk e ka bërë përmes një show mediatik si Rama, pasi nuk është e drejtë të bëhët spektakël me fatkeqësitë. Sipas Dumës, Opozita është treguar modeste duke mos bërë asgjë publike, as punët dhe as dhurimet.

Më tej, Duma është ndalur tek çështja e largimit masiv të qytetarëve nga Shqipëria përgjatë kohëve të fundit, gjë që sipas saj është problematike pasi njerëzit nuk po largohen vetëm për arsye ekonomike, po largohet shtresa e mesme, ajo shtresë që më shumë se kurrë i nevojitet Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Rama-Meta bashkë në zgjedhjet e 18 qershorit/Çfarë e vërteton

“Opozita e ka nisur punën si qeveria. Ne nuk donim të shfaqeshim, donim të ishim modestë, të mos bënim publike dhurimet tona. Nuk mundesh të përfitosh show nga tragjedia. Rama 10 orë në ditë detyron njerëzit të zgërdhihen. Batutat e tij e banalizojnë tragjedinë. Nëse vazhdojmë ashtu, nuk do ta rimëkëmbim kurrë Shqipërinë. Nuk bëhët fjalë vetëm për një rindërtim fizik, por për rindërtim shpirtëror. Ne po na ikën shtresa e mesme. Po humbasim njerëzit më të vyer që ka ky vend. Me kë do ta bëjmë këtë vend nesër? Nuk ka rëndësi të kesh, por të dish”, tha ish deputetja në studion e News24./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Luana Vjollca pushime luksoze në Dubai/ Çmend fansat me pozat e fundit

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Luana Vjollca është duke shijuar disa ditë pushimesh në Dubai.

Në disa fotografi të publikuara së fundmi në rrjetet sociale, Luana shfaqet mjaft tërheqëse teksa darkon në një restorant.

Në këtë udhëtim, ajo shoqërohet nga motra e saj, Marina Vjollca, si dhe reperi, Getoar Selimi.

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ofronte ndërtime pa leje kundrejt pagesave/ Arrestohet biznesmeni në Elbasan

Publikuar

-

Nga

krimi i organizuar

Arrestohet pronari i një firme ndërtimi në Elbasan.

Sipas News 24, në pranga është vënë shtetasi Sulejman Shahini 44 vjeç, pasi u ofronte qytetarëve ndërtime pa leje kundrejt pagesës.
Raportohet se, 44-vjeçari kishte lidhje të forta edhe me zyrtare të INUV, në bashkinë e Elbasanit, nëpërmjet të cilëve u premtonte qytetareve ndërtimin e banesave apo bizneseve pa leje.

LEXO EDHE:  Foto+Video- Nën ujë dhe fekale/ Rama ceremoni në Sheshin Skënderbej

LEXO EDHE:  Ish ministri i Ramës ironizon kandidatin për ministër të Jashtëm

Ky “shërbim”, i ofruar nga 44 vjeçari, bëhej kundrejt shumave që variojnë nga 3 mijë deri në 5 mijë euro.

Shahini akuzohet për veprën penale “ndërtim i pa ligjshëm”, “Dhënie ndihme për ndërtim të pa ligjshëm” dhe , “Fshehje e të të ardhurave”. CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

E rëndë në Tiranë/ Dy gra të helmuara, me urgjencë në QSUT

Publikuar

-

Nga

Dy gra, në Tiranë, janë dërguar me urgjencë në QSUT mbrëmjen e sotme.
Paraprakisht, dyshohet se dy kushërirat janë helmuar nga qymyri.

Ambulanca ka mbërritur në Qytetin Studenti ku edhe ka bërë shoqërimin për në spital të dy grave, gjendja e të cilave nuk dihet ende.

Ndërkohë ende nuk janë bërë të ditur emrat dhe mosha e tyre.

LEXO EDHE:  Rama organizim në Lezhë për “Vitin e Skënderbeut”/ Memoriali i heroit kombëtar lë për të dëshiruar

LEXO EDHE:  Video-"E di që ti je i fortë, por.../Letra prekëse që 7-vjeçarja i shkroi Edi Ramës

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE