Connect with Us

Basha takon banorët e prekur nga tërmeti në Laç/ Askush nuk iu ka ardhur në ndihmë

Politikë

Basha takon banorët e prekur nga tërmeti në Laç/ Askush nuk iu ka ardhur në ndihmë

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot në Laç, ku ka zhvilluar takime me banorët e prekur nga tërmeti, të cilët janë strehuar në Kishën 100-vjeçare të Shën Mhillit.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se askush nuk ka shkuar ti ndihmojë këta banorë përveç kishës dhe vullnetarëve.

Basha thekson se edhe vetë Kisha ka pësuar dëmtime, gjë që sipas tij rrezikon jetën e atyre banorëve por edhe të shërbyesëve të Zotit.

“Kisha 100 vjeçare e Shën Mhillit në Laç, prej 18 ditësh siguron ushqim dhe strehon 50 familje në oborrin e saj, për të cilat nuk është kujdesur askush.

Vetë ndërtesa e kishës ka pësuar dëme të mëdha. Edhe pse kanë kërkuar ndihmë urgjente pasi një pjesë e saj, rrezikon të shembet duke rrezikuar kështu jetën e shërbyesëve të Zotit dhe të besimtarëve ende askush nuk i ka ndihmuar.

Mirënjohje për ekspertët që i janë përgjigjur thirrjes se opozitës për të berë një vlerësim të gjendjes së kishës. Por natyrisht është detyrimi i shtetit të bejë vlerësimin dhe të japë zgjidhje për çdo objekt.

Në këtë zonë askush përvec kishës dhe vullnetarëve nuk u ka ardhur në ndihmë fëmijëve, të moshuarve, grave dhe burrave që tërmeti dhe qeveria i ka lënë jashtë, në qiell të hapur. Tërmeti nuk i ndau njerëzit, por qeveria po i ndan. Trajtimi preferencial dhe partiak apo në bazë të miqësive, është ankesa e përditshme në cdo zonë të goditur nga tragjedia.”-shkruan Basha.

Më tej, kreu i opozitës ngre shqetësimin se vlerësimet e objekteve po kryhen nga punonjës të administratës, të cilët nuk kanë asnjë kualifikim duke rrezikuar kështu jetën e qytetarëve.

LEXO EDHE:  Basha: Tu pritet rruga drejtuesve komunistë

“Çdo ditë po del më qartë e më shqetësuese mënyra se si janë vlerësuar objektet. Vlerësime të ndryshme për një objekt, verifikime me mjete qesharake nga punonjës te administratës pa asnjë kualifikim, janë kthyer në kembanë alarmi për rrezikun që u kanoset banorëve në qindra banesa.

Është kriminale që qeveria të rrezikojë jetën e qytetarëve vetëm që të mos prekë lekët që u jep oligarkëve.

Kjo është dhe arsyeja pse qeveria nuk angazhoi rreth 500 inxhinierë me eksperiencë për të kryer verifikimin e objekteve. Sepse rezultati duhet të jetë sipas interesit të qeverisë dhe jo sipas realitetit.

Është pikërisht kjo neglizhencë kriminale që solli viktima ne Thumanë e Durrës me 26 nëntor. Nëse do të merreshin masa pas tërmetit te 21 shtatorit, shumë jetë do ishin shpëtuar.

Propaganda, korrupsioni dhe paaftësia po kërcënojnë seriozisht edhe sot sigurinë e mijëra banorëve që po vuajnë edhe për bukën e gojës.”-përfundon postimin e tij Lulzim Basha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përplasjet për Kushtetuesen/ Delegacioni i Venecias takon përfaqësuesit e opozitës

Publikuar

-

Nga

Delegacioni i Venecias që ndodhet në vendin tonë për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese do të ketë një takim dhe me përfaqësues të opozitës jo parlamentare.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i shoqëruar edhe nga Petrit Vasili i LSI, Gazment Bardhi dhe Oerd Bylykbashi po zhvillojnë një mëngjes pune me delegacionin e Venecias te Rogneri. Në mbyllje, kryedemokrati Basha ka njoftuar se do të ketë një komunikim me gazetarët.

Pas takimit me Bashën, delegacioni i Venecias do të takohet me kreun e KED, Ardian Dvorani.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama zë ngushtë Fevziun/ “Ke bërë gjyqe të mëdha, ke shkelur të drejta njerëzish”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka zënë ngushtë moderatorin Blendi Fevziu mbrëmjen sotme.

Rama ishte duket debatuar me analistin Ervis Iljazaj dhe Fevziu i kërkoi t’i përgjigjej pyetjes, por kjo ka sjellë irritimin e kreut të qeverisë.

“Ti Fevzi ke bërë gjyqe të mëdha këtu në këtë studio. Ke shkelur të drejta njerëzish”, i tha kryeministri, ndërsa moderatori nuk preferoi të komentojë këtë deklaratë dhe e la të vijonte debatin me analistin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Artan Hoxha denoncon përballë Ramës/ Më kanë ndjekur e fotografuar kur kam dalë nga shtëpia

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha ka thënë në emisionin Opinion se është ndjekur dhe është fotografuar kur ka dalë nga shtëpia.
Këtë denoncim, Hoxha e ka bërë live në studion e “Opinion”,  përballë kryeministrit Edi Rama.

“Më kishin fotografuar kur kam dalë nga shtëpia. Kam vajtur në Polici. Ky nuk është krimi i organizuar, është ai që fsheh para pafund dhe e ka buxhetin më të madh sesa ministria juaj e Brendshme. Me ato që dëgjoj unë këtu jam me ty kokë e këmbë, por me ato që shikoj…”, u shpreh Hoxha.

“Ti mund të jesh me mua, por që nga koka te këmbët këtu s’ je me mua fare. Jeni gabim nga mengjesi deri ne darke. Pse Shqipëria e ka pjellë krimin e organizuar, krimi i organizuar është kudo Paris, Beriln Amerikë”, u shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE