Connect with Us

Akuzat e rënda ndaj pronarit të “Tropikal”/ Klodiana Lala zbardh detajet, sa vite burg rrezikon

Kronika

Akuzat e rënda ndaj pronarit të “Tropikal”/ Klodiana Lala zbardh detajet, sa vite burg rrezikon

Publikuar

-

Mes personave të ndaluar nga policia, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit është edhe pronari i Hotel Tropikal, Avdulla Osmani, 61 vjeç.

Ndalimi i tij është bërë në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

Gazetarja Klodiana Lala, nga studio e News 24, tha se kjo është një akuzë mjaft e rëndë, për të cilën dënimi shkon deri në burgim të përjetshëm.

Sipas gazetares Lala, arsyeja pse Avdulla Osmani akuzohet për vrasje, është se Tropikali, ishte ngritur pa leje dhe më pas dyshohet se përmes akteve korruptive është legalizuar.

LEXO EDHE:  Situata pas tërmetit/ A do ta anullojë Meta tubimin e 8 dhjetorit?

“Pronari i Hotel Tropikal akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, gjë që është një akuzë mjaft e rëndë, për të cilën dënimi mund të shkojë deri në burgim të përjetshëm. Nëse në ndërtime të tjera ka pasur ndërhyrje në strukturë apo shtesa katesh, Tropikali është ngritur që në fillim pa leje dhe pa pasur asnjë kriter ndërtimi. Ka dyshime të forta se përmes akteve korrutive ka arritur ta legalizojë”-tha ndër të tjera Klodiana Lala./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U kap me kokainë në makinë/ Arrestohet 41 vjeçari në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Policia e Elbasanit ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza me heroinë dhe kokainë, si dhe automjetin me të cilin ai lëvizte.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Artan Hoxha kërcënohet me jetë/ Gazetari publikon mesazhin

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar mesazhet kërcënuese, që kanë ardhur në drejtim të tij nga Anglia.

Gazetari Hoxha theksoi se kërcënimi ndaj tij është bërë nga krimi i organizuar, ndërsa shtoi se e kanë fotografuar kur ka dalë nga shtëpia në mëngjes, por edhe lëvizjet gjatë ditës.

“Dëgjoni me vëmendje të gjithë ju si televizion bastard me në krye bastardin Tan Hoxha. Ka ardhur koha që të mbani përgjegjësi për baltën që hidhni ndaj familjes tonë. Nuk është familja jonë si na prezantoni ju me tan kurvën keni një javë për një foto na ngatërroni me politikën. Të jeni të sigurtë që ne s’do falim asnjë që na sulmon padrejtësisht, neve nëse doni e kthejmë dhe personale”.- Ky është mesazhi kërcënues që ka mbërritur në adresë të gazetarit Artan Hoxha, ditën e djeshme.

Hoxha tha se kërcënuesi dinte çdo lëvizje të tij, që kishte bërë gjatë ditës së djeshme, që kur kishte dalë nga shtëpia e mandej në punë.

LEXO EDHE:  Majko mesazh të prerë pas tërmetit/ Politika duhet të ndryshojë lëkurë

LEXO EDHE:  Dëmet nga tërmeti/ Rama pa shifra para komisionerit të BE

“Krimi i organizuar sot është ai që ka marrë kufomën në 17 janar dhe kemi një muaj që e kërkojmë dhe se gjejmë ai është krimi i organizuar. Ta ka rrëmbyer atë Jan Prengën në mes të Tiranës në mes të ditës dhe ta ka zhdukur dhe ne nuk e gjejmë dot dhe unë lidhem nga Ekuadori deri në Britani për të kërkuar kufomën e një njeriu. Dhe fundit sot para se të vija në emision më kanë ardhur disa mesazhe. Kam bërë denoncimin në polici normal që e kam bërë më kishin fotografuar nga mëngjesi kur kam dalë nga shtëpia, ku kam lëvizur gjatë ditës se unë besoj tek ky vend dhe mi kanë sjellë me mesazh nga Anglia dhe ky është një krim i organizuar. Me ata kam mbaruar punë unë krimi i organizuar është ky sot që fsheh para që ndikon dhe e buxhetin më të madh se ministria jote e Brendshme”, tha Artan Hoxha, në studion e emisionit “Opinion./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërthen bombula e gazit/ Plagoset rëndë një person

Publikuar

-

Nga

Një 62-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë mbremjen e sotme sipasojë e shpërthimit të një bombule gazi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stajke të Vaut të Dejës ku nga pakujdesia ka marrë zjarr bombola e gazit në banesë.

Në përpjekje për të shuar zjarrin shtetasi me inicialet  F. L. 62 vjeç,  ka pësuar djegie të rënda.

LEXO EDHE:  Tërmeti i fuqishëm në Indonezi/ Rritet bilanci i viktimave

LEXO EDHE:  Dhoma e Tregtisë kërkon masa emergjente pas tërmetit/ Propozimet për Këshillin e Ministrave

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE