Connect with Us

U martuan pesë ditë më parë/ Kush është çifti nga Librazhdi që dyshohet se u vetëhelmua

Kronika

U martuan pesë ditë më parë/ Kush është çifti nga Librazhdi që dyshohet se u vetëhelmua

Publikuar

-

Zbardhen identitetet e dy të rinjve që dyshohet se u vetëhelmuan mëngjesin e sotëm në Librazhd.

Bëhet fjalë për çiftin Olsian Hajdari dhe Rezarta Hajdari të cilët ishin martuar vetëm 5 ditë ma parë.

Çifti i sapomartuar dyshohet se është vetëhelmuar dhe për pasojë 19-vjeçarja ka ndërruar jetë, ndërsa bashkëshorti ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

“Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, banues në fshatin Xhyrë , Librazhd, pasi dyshohet se janë vetëhelmuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Elbasanit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kapet me 205 kg drogë/ Arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Greqi, në kërkim dy të tjerë

Publikuar

-

Nga

Kapet me 205 kg drogë/ Arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Greqi, në kërkim dy të tjerë

Policia greke ka arrestuar një shqiptar, pasi e ka kapur me 205 kilogram kanabis.

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se 22 vjeçari shqiptar, emri it ë cilit ende nuk bëhet me dije, u arrestua në vendin e quajtur Kineta, 20 km në veri perëndim të Athinës.

Ai e kishte fshehur drogën në magazinën e një vile luksoze ku qëndronte prej disa muajsh me qira.



Operacioni për kapjen e drogës nisi pas sinjalizimit nga qytetarët se në banesë ndodhej një sasi e madhe lënde narkotike, që dyshohet se ishte importuar nga Shqipëria.

LEXO EDHE:  Tragjike në Librazhd/I riu shkon të varrosë gjyshen, humb jetën

LEXO EDHE:  U aksidentua në Librazhd/ Turisti çek sillet me helikopter drejt Tiranës

Mësohet se autoritetet greke kanë sekuestruar 205.4 kg lëndë narkotike, disa gjurmues GPS, disa karta SIM, telefona celularë dhe një peshore elektronike.

Gjykata e shtetit fqinj dha masën “arrest me burg” për të riun shqiptar deri në përfundimin e hetimeve. Ndërkohë u shpallën në kërkim edhe dy bashkëpunëtorë të tij shqiptarë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas këmbësorin/ Humb jetën i moshuari, plagoset rëndë shoferi

Publikuar

-

Nga

Makina përplas këmbësorin/ Humb jetën i moshuari, plagoset rëndë shoferi

Një automjet ka përplasur një këmbësor pasditen e sotme në rrugën nacionale Klos – Burrel.

Mësohet se automjeti po vinte nga Dibra në drejtim të Tiranës kur ndodhi aksidenti në afërsi të urës së Shul Batrës.



Raportohet se këmbësori 70 vjeçar Bajram Muça është dërguar menjëherë në spitalin e Burrelit, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

LEXO EDHE:  Tragjike në Librazhd/I riu shkon të varrosë gjyshen, humb jetën

LEXO EDHE:  Zjarr në Drejtorinë e Shëndetit Publik të Librazhdit

Gjithashtu i plagosur rëndë ka mbetur edhe shoferi rreth 73 vjeç, i cili ndodhet në spital. Ndërkohë, policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përfshihet nga flakët një pikë skrapi në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Përfshihet nga flakët një pikë Skrapi në Tiranë

Një pikë skrapi është përfshirë nga flakët pak momente më parë në rrugën Tiranë-Ndroq, në dalje të Kombinatit.

Mësohet se zjarri ka ngjallur panik te banorët, pasi e gjithë zona është mbuluar nga tymi.



Nga informacionet paraprake, raportohet se forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll.

LEXO EDHE:  Foto + Video/ Breshër i pazakontë në Librazhd dhe Elbasan

LEXO EDHE:  Darkon cifti Herrard

Ende nuk bëhen me dije shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë pritet që policia të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE