Connect with Us

Trafikonin dhe përpunonin drogë në Greqi/ Në pranga 3 shqiptarët, mes tyre një grua

Lajme

Trafikonin dhe përpunonin drogë në Greqi/ Në pranga 3 shqiptarët, mes tyre një grua

Publikuar

-

Një bandë e cila dyshohet se importonte lëndë narkotike nga Shqipëria dhe e kontrabandonte atë në Greqi, është shpërbërë sot nga policia greke e Selanikut. Janë arrestuar dy burra dhe një grua me origjinë shqiptare, njëri prej të cilëve thuhet se ishte drejtuesi i bandës.

Sipas hetimeve të policisë në banesat e të arrestuarve në Sykes dhe Xirokrini, janë sekuestruar pesë pako me kokainë ku secila peshonte 271 gram, një pesticid kanabisi, peshore elektronike, makineri elektrike për përzierje të kokainës, si edhe para.

LEXO EDHE:  Trafik heroine dhe kokaine/ Arrestohen 14 persona, bosi shqiptar drejtonte nga burgu

38-vjeçari i cili thuhej se drejtonte bandën është ndjekur më përpara penalisht për hyrje dhe residence të paligjshme në shtetin grek.

Të arrestuarit janë dërguar në ndjekje penale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Shpejtësi “skëterrë” në Sauk-Mullet/ Policia u heq patentat 4 shoferëve

Publikuar

-

Nga

Vijon kontrolli me radar i rrugëve urbane e interurbane, për të parandaluar aksidentet rrugore qe vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara, veçanërisht në qendrat e banuara.

Në segmentin Sauk-Mullet në Tiranë, prej orëve të mbrëmjes së djeshme dhe deri në orën 01.00 të mëngjesit të sotëm është konstatuar një numër i vogël shkelësish mbi normat e lejuara te shpejtësisë, ku janë pezulluar vetëm 4 leje drejtimi për shpejtësi, 138 km/h deri në 155 km/h.

LEXO EDHE:  Kultivonte drogë në shtëpi/ Pranga 25 vjeçarit nga Kavaja

LEXO EDHE:  Kamioni me 8 ton drogë kaloi nga Shqipëria/ Skaneri i doganës e nxori të “pastër”, kapet edhe kokainë?

“Mos shpejtoni se në rastin më të mirë do dorëzoni patentën tek Polici rrugor e në rastin më të keq do arrini aksidentin rrugor.
Mbrojeni jetën, jeta është e shtrenjtë, qarkulloni brenda rregullave që të arrini në destinacion shëndoshë e mirë e me patentën në xhep, pasi edhe ajo ju duhet për të mbajtur familjet tuaja.
Sa më pak shkelje aq më shumë siguri jete ka në rrugë”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Luana Vjollca pushime luksoze në Dubai/ Çmend fansat me pozat e fundit

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Luana Vjollca është duke shijuar disa ditë pushimesh në Dubai.

Në disa fotografi të publikuara së fundmi në rrjetet sociale, Luana shfaqet mjaft tërheqëse teksa darkon në një restorant.

Në këtë udhëtim, ajo shoqërohet nga motra e saj, Marina Vjollca, si dhe reperi, Getoar Selimi.

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ofronte ndërtime pa leje kundrejt pagesave/ Arrestohet biznesmeni në Elbasan

Publikuar

-

Nga

krimi i organizuar

Arrestohet pronari i një firme ndërtimi në Elbasan.

Sipas News 24, në pranga është vënë shtetasi Sulejman Shahini 44 vjeç, pasi u ofronte qytetarëve ndërtime pa leje kundrejt pagesës.
Raportohet se, 44-vjeçari kishte lidhje të forta edhe me zyrtare të INUV, në bashkinë e Elbasanit, nëpërmjet të cilëve u premtonte qytetareve ndërtimin e banesave apo bizneseve pa leje.

LEXO EDHE:  Kultivonte drogë në shtëpi/ Pranga 25 vjeçarit nga Kavaja

LEXO EDHE:  Kamioni me 8 ton drogë kaloi nga Shqipëria/ Skaneri i doganës e nxori të “pastër”, kapet edhe kokainë?

Ky “shërbim”, i ofruar nga 44 vjeçari, bëhej kundrejt shumave që variojnë nga 3 mijë deri në 5 mijë euro.

Shahini akuzohet për veprën penale “ndërtim i pa ligjshëm”, “Dhënie ndihme për ndërtim të pa ligjshëm” dhe , “Fshehje e të të ardhurave”. CNA.al

LEXO TE PLOTE