Connect with Us

Si nisi 25 vjet më parë “çeçenizimi” i Rusisë

Blog

Si nisi 25 vjet më parë “çeçenizimi” i Rusisë

Publikuar

-

Nga Thomas de Waal “The Moscow Times”

* Njëzet e pesë vjet më parë, qeveria ruse nisi luftën kundër Çeçenisë. Më 11 dhjetor 1994, dy javë pasi dështoi një operacion i fshehtë, presidenti Boris Jelcin dërgoi ushtrinë ruse për të shtypur rajonin rebel. Lufta që pasoi, ishte episodi më katastrofik dhe tragjik i historisë ruse që pas pavarësisë.

Dhjetëra mijëra civilë, dhe mijëra ushtarë të rinj vdiqën në një dhunë të panevojshme dhe të tmerrshme. Çeçenia u rrafshua, ndërsa Rusia u traumatizua. Bombardimi pa dallim i civilëve mbi Grozni mbrëmjen e Vitit të Ri 1995, ku shumica ishte pensionistë etnikë ruse, që nuk kishin pasur mundësi të largoheshin nga qyteti, ishte një krim lufte, për të cilin nëse Rusia do të ishte një vend më i vogël, autorët e saj do të kishin marrë ndëshkimin e merituar nga gjykatat ndërkombëtare.

Shumë pak njerëz, do të ndalen sot tek ky përvjetor. Rusët, perëndimorët dhe madje edhe çeçenët (të paktën publikisht), preferojnë ta harrojnë atë luftë. Pasi kjo nuk i përshtatet narratitivës zyrtare. Tek e fundit, faji kryesor për pushtimin nuk ishte i Vladimir Putinit, por i Jelcinit, një njeri që kujtohet ende me dashuri nga liderët perëndimorë, shumë prej të cilëve e mbështetën përdorimin prej tij të forcës ushtarake.

Ndërkohë, liberalët rusë që u ngritën kundër luftës si Jegor Gaidar dhe Sergei Kovaljov, përfshirë edhe disa këshilltarë të Kremlinit si Emil Pain, u shpërfillën dhe gradualisht u mënjanuan. Arsyet pse Kremlini, miqtë e tij perëndimorë, e justifikuan ndërhyrjen ushtarake, ishin të dobëta.

Çeçenia, e udhëhequr asokohe nga gjenerali eksentrik Xhokar Dudajev, kishte shpallur në mënyrë të njëanshme pavarësinë që në shtatorin e vitit 1991. U tha se Moska e kishte “humbur durimin” me të. Në fakt, nuk kishte ndonjë urgjencë më të madhe për të dërguar ushtrinë ruse në Çeçeni, sesa kishte nevojë Xhorxh Bushi të pushtonte Irakun në vitin 2003.

Ajo ishte një urgjencë e stisur, e ndërtuar mbi një dëshirë për të rritur popullaritetin e Jelcinit. Të tjerë argumentuan se qeveria ruse, e kishte të domosdoshme të ndalte një “efekt domino”, në të cilin do të shkëputeshin nga Moska edhe rajone të tjera ruse.

Por ky proces kishte përfunduar në shkurtin e vitit 1994, kur Kremlini nënshkroi një marrëveshje me rajonin e vetëm që po rebelohej seriozisht, Tatarstani. U theksua gjithashtu se Dudajev, kishte ngritur një regjim të korruptuar dhe represiv. Këtu bie dakord edhe unë.

Kur vizitova 2 herë Çeçeninë në fillim të vitit 1994, pashë që ai ishte një vend i frikshëm, dhe ku sundonin bandat. Dudajev i kishte lejuar mafiozët të livadhisnin si të donin. Punonjësit e administratës publike, ishin lënë pa rroga, ndërsa rusët etnikë po bënin gati rrobat për  t’u larguar nga shtëpitë e tyre.

LEXO EDHE:  “Ma kërkuan tokën për të mbjellë drogë”/ Reportazhi i CNA.al tregon se ç’po ndodh në fshatin ku u gjet thesari ilir

E megjithatë, regjimi i Dudajev ishte i mbaruar. Ai kishte në atë kohë pak mbështetje, dhe paratë po shterronin. Një durim pak më strategjik, dhe ai do të ishte rrëzuar vetë. Për më tepër, Çeçenia, shteti mafioz që nxiti një mllef të tillë, nuk ekzistonte e izoluar.

Qëkur shpalli pavarësinë, ajo jetonte ende falës rublës ruse. Dhe drejt Groznit kishte çdo ditë fluturime direkte nga qytetet ruse. Nëse duhej të shkatërrohej ekonomia e tregut të zi në Çeçeni, vendi më i mirë për t’ja filluar nuk ishte Grozni, por Moska.

Ajo çka e pengoi shumicën e çeçenëve të dëshironte t’i ribashkohej Rusisë sa më shpejt që të ishte e mundur, ishte ndjenja e thellë e krenarisë, dhe dëshira për t’u respektuar. Nën regjimin sovjetik, ky komb krenar ishte vendosur në fund të radhës për nga rëndësia, dhe pësoi fatin e tmerrshëm të dëbimeve masive të Stalinit në vitin 1944.

Çeçenët u rehabilituan më vonë nga Nikita Hrushovi, por gjithsesi ata u përballën me diskriminim deri në fund të periudhës sovjetike. Ishte Dudajevi, ai që rivendosi ndjenjën e tyre të nderit, edhe pse ua zbrazi xhepat, dhe i bëri të pasigurta rrugët e vendit. Në janarin e vitit 1994, unë bisedova me shkrimtarin e mençur çeçen, Said-Khamzat Nunuev, që ishte një kundërshtar i Dudajevit.

Ai më tha që duhej të kishim durim. “Pas vuajtjes nga carizmi dhe komunizmi, njerëzit nuk kanë marrë sa duhet frymë nga ajri i lirisë”- më tha Nunuev. Disa ditë para fillimit të luftës, unë raportoja nga Grozni se si çeçenët e zakonshëm, të përballur me agresionin ushtarak rus, u mblodhën edhe një herë rreth Dudajev, që ishte në fakt efekti i kundërt me atë që synonte Kremlini.

Dhuna u përhap me shpejtësi edhe në pjesën tjetër të Rusisë. Siç u shpreh më vonë Andrei Piontkovski:”Moska e nisi atë luftë, duke dashur ta bënte Çeçeninë pjesë të Rusisë, por në fund

u bë Rusia pjesë e Çeçenisë!”. Çeçenia që unë pashë para nisjes së luftës, sot nuk ekziston më.

Në atë kohë dëgjoja shpesh çeçenët të talleshin me të gjitha format e autoritetit, që ishin kryesisht shekullare, ku gratë nuk mbulonin fytyrën, dhe ku “liria” ishte çmimi i fundit. Ajo u zëvendësua me një vend fashist, që ka huazuar elementët më të këqij të Islamit radikal saudit dhe Rusisë së Putinit.

Edhe karriera e Putinit, u përcaktua nga Çeçenia. Fillimi i një lufte të dytë ndaj krahinës rebele, shpallja e fitores, dhe fuqizimi i forcave të sigurisë, për të përdorur të gjitha mjetet e nevojshme, ishte narrativa kryesore e presidencës së tij. Transformimi i Rusisë prej tij, në një vend ku lejohet gjithçka për të mbrojtur sigurinë e shtetit, ishte përgjigjja e tij përfundimtare ndaj gabimit të Boris Jelcinit në vitin 1994./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Kërkime dhe zbulime: Çfarë pritet nga shkenca në vitin 2020

Publikuar

-

Nga

Nga fushën e shkencës, 2020-ta premton të jetë një vit i rëndësishëm në shumë fronte. Ja cilat janë në mënyrë të përmbledhur disa prej tyre:

Shihemi në planetin Mars!

Në vitin 2020, në planetin e kuq do të zbarkojnë disa sonda hapësinore. Kështu në korrik NASA do të nisë misionin “Mars 2020”, që do të kërkojë gjurmët e jetës mikrobike dhe kushtet e dikurshme të jetës në këtë planet, si dhe testimin e disa teknologjive për të ardhmen e misioneve njerëzore.
Në këtë planet, pritet të zbarkojë vitin e ri edhe sonda “Rozalind Frenklin” e misionit ExoMars 2020 të Agjensisë Evropiane të Hapësirës. Ndërkohë në muajin korrik ose gusht, do të niset drejt Marsit sonda e parë kineze “Huoxing-1”. Dhe në fund, anija “Hope” e Emirateve të Bashkuara Arabe, do të niset nga Japonia në verën e vitit 2020. Ajo parshikohet të mbërrijë në Mars 9 muaj më vonë.

Gurët jashtëtokësorë

Në vitin 2020, njerëzimi do të grumbullojë mostra të tjerë shkëmborë nga trupa të ndryshëm qiellorë. Kina do të dërgojë misionin “Change-5” në Hënë, që do të kthehet me mostrat nga sateliti i Tokës pas më shumë se 4 dekadash. Ndërkohë anija hapësinore japoneze “Hayabusa 2”, është duke u rrikthyer në Tokë me mostrat e asteroidit “Ryugu”. Ndërsa sonda e NASA “OSIRIS-Rex”, duhet që në gjysmën e dytë të vitit 2020 të marrë mostra shkëmbore nga asteroidi “Bennu”.

Klima dhe biodiversiteti

2020-ta do të jetë një vit vendimtar për të ardhmen e planetit. COP26, samiti i ardhshëm mbi klimën i Kombeve të Bashkuara, do të zhvillohet në 9 nëntor 2020 në qytetin e Glasgout në Skoci. Para tij, vendet nënshkruese të Marrëveshjes së Parisit, të duhet të rishikojnë premtimet e tyre për një ulje të emetimeve të CO2, duke qëndruar brenda rritjes prej 2 gradë Celsius të ngrohjes globale në krahasim me epokën para-industriale.
Çështja e klimës, do të jetë një pjesë thelbësore e fushatës zgjedhore në SHBA, teksa zgjedhjet mbahen më 3 nëntor 2020. Pikërisht në të njëjtën ditë, SHBA mund të dalë përfundimisht
nga Marrëveshja e Parisit. Në tetor të vitit 2020, Kina do të organizojë samitin e OKB-së për biodiversitetin, me synim ngadalësimin e masakrës ndaj specieve të ndryshme. Në mesin e masave që do diskutohen, do të jetë zgjerimi i sipërfaqes së Tokës që konsiderohet zonë e mbrojtur, nga 15 për qind aktualisht në 30 për qind.

LEXO EDHE:  Dëbimi i diplomatëve rusë/ Reagon Ministria e Jashtme e Rusisë: Gjest provokues që…

LEXO EDHE:  Zemërimi i Khanëve/ Bota nën thundrën e mongolëve

Lufta kundër epidemive

Viti 2020 mund të sjellë një progres të madh në luftën kundër infeksioneve të shkaktuara nga mushkonjat. Në Indonezi, një test i rëndësishëm kundër përhapjes së sëmundjeve vektoriale, do të zhvillojë fazën e tij përfundimtare. Një vaksinë që mund të sigurojë mbrojtje të plotë kundër malaries, do të testohet për herë të parë në kushte reale në vitin 2020, mbi 2.100 banorë të ishullit afrikan të Biokos, pranë bregut të Guinesë Ekuatoriale. Ndërkohë më 2020-ën, mund të rivihet nën kontroll epidemia e Ebolës në Afrikën Qendrore, ndërsa një vaksinë e re kundër tuberkulozit do të testohet në shkallë të gjerë.

Më shumë organe për transplant, do shpiket ilaçi kundër plakjes

Në frontin më eksperimental dhe më të diskutueshëm të mjekësisë, do të vihet re një përparim i madh në kërkimet, se si të “kultivohen” në trupat e kafshëve të tjera, organet e transplantimit për njerëzit. Në vitin 2020 shkencëtarët nga Universiteti i Tokios në Japoni, do të rrisin inde të marra nga qelizat burimore të njeriut në embrione miu, dhe më pas do t’i transplantojnë ato embrione hibride në kafshë surrogate.
Synimi i hulumtimit mbi këto hibridë njerëz-kafshë, që po shkaktojnë debate të mëdha etike, është rritja e disponueshmërisë së organeve që përdoren për transplant. Vitin që vjen do të dëgjojmë me siguri edhe për 2 ilaçe që ngadalësojnë plakjen, dhe që së shpejti do të jenë në fazën e fundit të testeve klinike.

Makinat e para elektrike me bateri litiumi

Sektori energjitik, do të bëjë një hap para në Lojërat Olimpike Tokio 2020, kur kompania “Toyota”, të prezantojë prototipin e parë të një makine me bateri, të përbërë nga jonet e litiumit në gjendje të ngurtë. Në këto bateri, elektroliti i lëngshëm zëvendësohet nga një material i ngurtë, që rrit sasinë e energjisë që mund të ruhet, autonominë e automjetit, dhe diapazonin e funksionimit të tij termik./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Qytetarët në Perëndim, kundër përdorimit në masë të kamerave të njohjes së fytyrës

Publikuar

-

Nga

Nga Janosch Delcker & Cristiano Lima “Politico.eu”

Teknologjia e skanimit dhe njohjes së fytyrës, po frymëzon një valë të madhe frike për shkeljen e privatësisë, teksa ky program ka nisur të përdoren gjerësisht në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Kështu ajo përdoret sot në vendkalimet kufitare, në automjetet e policisë, në stadiume, aeroporte dhe shkolla.

Por përpjekjet për të kontrolluar përhapjen e kësaj teknologjie, po hasin në rezistencën e qeverive në të dyja brigjet e Atlantikut. Arsyeja kryesore:qeveritë perëndimore po e përdorin këtë teknologji për të garantuar sigurinë publike, edhe pse e bëjnë këtë duke mbledhur të dhëna mbi jetën private të qytetarëve.

Në Uashington, impeachmenti ndaj presidentit amerikan Donald Trump, ka zbehur pritshmëritë për një nismë të Kongresit për të miratuar disa kufizime në përdorimin e kësaj teknologjie. Një qasje e njëjtë vërehet edhe në vendet evrpiane, që e kanë zakonisht shumë merak çështjen e privatësisë, siç është Gjermania.

Ata që mbrojnë rregullore më të rrepta mbi përdorimin e kësaj teknologjie, e tregojnë Kinën
si një shembull negativ të potencialit që ka kjo teknologji për t’u shndërruar në një makth për qytetarët. Dhe kjo pas raporteve mediatike, se autoritetet po e përdorin këtë teknologji për të gjurmuar pa dallim qytetarët në ambjente publike, për të identifikuar protestuesit pro-demokracisë në Hong Kong, dhe për të shtypur miliona ujgurë myslimane në provincën e Xinjiangut.

Sipas një studimi të vetë qeverisë amerikane, softueri aktual i njohjes së fytyrës e përjetëson paragjykimin racor, pasi është vënë re se ai identifikon në mënyrë të gabuar më shpesh njerëzit me ngjyrë, në krahasim me ata të bardhë. “Teknologjia e njohjës së fytyrës duhet të ndalet, përpara se të jetë vonë”- thotë për “Politico” Patrik Brejer, anëtar i Parlamentit Evropian.
“Ka dëshmi në rritje se SHBA-ja po e përdor gjithnjë e më shumë Inteligjencën Artficiale në mënyra represive dhe të dëmshme, që të kujtojnë modelin kinez”- thuhet ndërkohë në studimin e organizatës “AI Now”.

Senatori demokrat Ed Edej, që po përgatit një ligj të posaçëm për të kufizuar përdorimin e kësaj teknologjie, tha në qershor të këtij viti, se përdorimi i teknologjisë së njohjes së fytyrës, “paraqet një kërcënim të madh për privatësinë e amerikanëve. Megjithatë policia dhe forcat e sigurisë në të gjithë Perëndimin, janë duke e testuar me shpejtësi, apo përdorur de fakto këtë teknologji, si një mënyrë shumë më e lirë për të mbledhur të dhëna për grupe të mëdha njerëzish.

Kamerat e njohjes së fytyrës, që mund të identifikojnë njerëzit bazuar në tiparet e fytyrës së tyre, po shfaqen tashmë edhe në vendkalimet kufitare, në automjetet e policisë, në hyrje të stadiumeve dhe madje në disa shkolla të mesme në SHBA dhe në Evropë, ku ato përdoren për të identifikuar nxënësit.
Shembuj të tillë, i tejkalojnë kufizimet e kësaj teknologjie që janë miratuar në San Francisko, dhe disa qytete të tjera të SHBA-së. Ndërkohë, aktivistët e mbrojtjes së privatësisë janë duke nxjerrë një mësim goxha të mirë nga dështimi i qeverive, për të kontrolluar përhapjen e teknologjisë.

Ata thonë se tashmë po zhduken dallimet midis mënyrës se si qeveritë perëndimore dhe Kina i qasen mbikëqyrjes publike. Disa ligjvënës demokratë dhe republikanë në SHBA, thonë se çështja e fajësimit të Trump, ka lënë në plan të dytë çështjet e tjera.

LEXO EDHE:  Rusia, gati armatimi i Iranit, modernizohet sistemi i raketave

LEXO EDHE:  Rusia, gati armatimi i Iranit, modernizohet sistemi i raketave

“Mjerisht, impeachment-i ka thithur të gjithë energjinë e mundshme”- shprehet senatori republikan Stefën Linç, që drejton Nënkomitetin e Sigurisë Kombëtare të Mbikëqyrjes, duke shtuar se ndikoi jo pak edhe vdekja e senatorit të njohur demokrat Elia Kamings.
Ndërkohë edhe në Bashkimin Evropian, thirrjet e liderëve kryeroë për veprime të shpejta, për disiplinimin e përdorimit të Inteligjencës Artificiale, nuk garantojnë të sjellin ndonjë kufizim detyrues në mbarë BE-në. Edhe kufizimi dikur i rreptë për mbledhjen e “të dhënave të ndjeshme”, në ligjin kryesor të privatësisë që ka aktualisht BE-ja, përmban një arsyetim të gjerë se përse autoritetet publike mund të mbledhin të dhëna biometrike të ndjeshme, nëse mund ta justifikojnë këtë gjë.

Teknologjia e njohjes së fytyrës, është shfaqur në vende të tilla si në stacionin kryesor të trenit në Berlin, ku një projekt eksperimental nga autoritetet, ka skanuar fytyrat e dhjetëra mijëra kalimtarëve. Gjithsesi, Brejer ka bindjen se Evropa do të ketë kufizime më të rrepta sesa SHBA në përdorimin e kësaj teknologjie.

Eurodeputeti thotë se Karta e të Drejtave Themelore të BE-së, e cila i jep çdo qytetari evropian “të drejtën e mbrojtjes së të dhënave të tij personale”, do t’i mbrojë evropianët nga përdorimi pa dallim i kamrave të njohjes së fytyrës, ndërsa Kushtetuta e SHBA nuk thotë asgjë për këtë gjë.
Ndërkohë vetë drejtuesit e industrisë së kësaj teknologjie, po shfrytëzojnë rastin për të diktuar rregullat globale mbi këtë fushë.

Shefi i politikave publike në “Amazon”, Majkëll Panke, u bëri thirrje ligjvënësve amerikanë të miratojnë një ligj që “mbron të drejtat civile, por lejon nga ana tjetër inovacionin e vazhdueshëm dhe zbatimin praktik të kësaj teknologjie” . Sot për sot, mjetet e skanimit të fytyrës po bëhen me shpejtësi mëse të zakonshme.

Kompani si Facebook, Apple dhe Google, kanë vendosur njohjen e fytyrës në pajisjet e tyre
më të njohura, për shembull si një mjet për zhbllokimin e telefonave. Ndërkohë tek autoritetet publike, oreksi për sistemet e njohjes së fytyrës, duket se nuk ka kufij.
Në të gjithë Shtetet e Bashkuara, agjensitë federale, shtetërore dhe vendore, kanë realizuar për vite me radhë të ashtuquajturat eksperimente. Administrata e Sigurisë së Transportit dhe Doganave, dhe ajo e Mbrojtjes së Kufijve, e përdorin njohjen e fytyrës në pika të caktura.

Në nivel shtetëror dhe lokal, departamentet e policisë në Florida, Kolorado dhe Oregon kanë filluar ta përvetësojnë këtë teknologji, ndërsa të tjerët janë duke e shqyrtuar si mundësi.
Situata nuk është më ndryshe në Evropë. Në Britani, dy njësi policore e kanë testuar teknologjinë e njohjes së fytyrës, për të identifikuar kalimtarët në kohë reale. Ndërkohë, Ministria e Brendshme në Hungari, po instalon 35.000 kamera në kryeqytetin Budapest dhe pjesën tjetër të vendit, për të regjistruar fytyrat e njerëzve dhe targat e makinave.
Njohja e fytyrës, është duke funksionuar në disa aeroporte evropiane nga Lisbona në Pragë. “Kjo praktikë është shqetësuese”-thotë Mathias Monroi, një aktivist gjerman i të drejtave civile.

“Një teknologji e tillë, mund ta bëjë së shpejti të pamundur të lëvizësh në mënyrë anonime në një hapësirë publike”- thekson ai. Në Bruksel, udhëheqësja e re e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, ka premtuar ta vërë nën kontroll këtë teknologji. Ekspertët janë në pritje se çfarë do të ndodhë./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Kush është Forca Kuds, njësia elitare ushtarake e Iranit?

Publikuar

-

Nga

Nga Frank Miles “Fox News”

Forca Kuds, të cilën SHBA-ja e ka klasifikuar si një organizatë terroriste, ka kryer prej dekadash punët e pista në prapaskenë për llogari të Iranit, duke luajtur lojën “përça e sundo”.

Krahu paramilitar i trupave elitë të Korpusit Islamik të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC), ka ndërtuar një rrjet të gjerë në Irak, vendin e shkatërruar nga lufta, duke rekrutuar mijëra irakenë dhe duke mbështetur jo vetëm militantët shiitë atje, por edhe shiitët që janë aleatë me Uashingtonin në Afganistan.

Forca Kuds dhe elementë të tjerë, veprojnë fshehtas ose nganjëherë edhe hapur jashtë Iranit, duke bashkëpunuar me Hezbollahun në Liban, militantët shiitë në Irak, dhe shiitët në Afganistan. Ali Alfoneh, studiues me origjinë iraniane në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, e cilëson strategjinë e Forcës Kuds, si pasqyrim të një prirje më të gjerë në shoqërinë iraniane:shndërrimin e saj të ngadaltë nga një teokraci radikale islamike, në një diktaturë ushtarake, me IRGC që po merr një pushtet gjithnjë e më të madh.

“Kjo është një organizatë e angazhuar në përhapjen e terrorit sektar në Irak. Dhe tani, ajo është forca së cilës qeveria irakiene i është drejtuar për ndihmë, në mënyrë që të çlirojë Tikritin nga terroristët e Shtetit Islamik”- u shpreh Alfoneh për “Fox Neës” në vitin 2015 . “Pra kemi të bëjme me një organizatë terroriste, që po e ndihmon qeverinë e Irakut të shkatërrojë një organizatë tjetër terroriste”.

Thuhet se Forcat Kuds, kanë në përbërje mbi 15.000 trupa. Presidenti amerikan Donald Trump, urdhëroi të premten sulmin ajror që vrau udhëheqësin e Forcës Kuds, gjeneralin iranian Kasëm Sulejmani. Ky lajm, u konfirmua zyrtarisht nga Pentagoni.
S

ulejmani ka qenë “truri” i ushtrisë iraniane. Ai kishte drejtuar për një kohë të gjatë shërbimin e inteligjencës, që është etiketuar sërish nga SHBA-ja që nga viti 2007 si një grup terrorist. Kjo njësi llogaritet të ketë në shërbim mbi 20.000 njerëz.
I konsideruar si një nga njerëzit më të pushtetshëm në Iran, ai thirrej shpesh si “komandanti hije” ose si “mjeshtër i spiunazhit”. “Ai është individi më përgjegjës për destabilizimin dhe thellimin e tensioneve sektare, që Irani ka mbjellë në mbarë Lindjen e Mesme. Sulejmani cilësohej nga kundërshtarët e tij si një strateg i shkëlqyer, për shkak të hartimit të doktrinës asimetrike të luftës”-tha në majin e vitit 2019 Xhordan Stekler, analist në grupimin “United Against Nuclear Iran” (UANI).

LEXO EDHE:  Zemërimi i Khanëve/ Bota nën thundrën e mongolëve

LEXO EDHE:  Si eksploratori norvegjez Roald Amundsen, e fitoi garën për “pushtimin” e Polit të Jugut

“Pavarësisht se është kërcënuar shpesh nga kundërshtarët e tij, Sulejmani ka përdorur taktika brutale, përfshirë sulme terroriste, operacione të fshehta, dhe ka financuar milicitë e huaja, për të minuar sovranitetin e shteteve fqinje, dhe për të zgjeruar ndikimin ushtarak dhe diplomatik të Iranit”- shtoi ai.
Forca Kuds u shpall një Organizatë Terroriste e Huaj (FTO) nga Shtetet e Bashkuara në prillin e vitit të shkuar.

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, e kanë akuzuar Forcën Kuds për ndihmën në armë dhe mbështetje tjetër materiale ndaj presidentin sirian Bashar Al-Asad, për të shtypur kryengritjen në Siri.
Analistët ushtarakë, thonë se Garda Revolucionare e Iranit, filloi dërgimin e luftëtarëve jashtë vendit që gjatë Luftës Iran-Irak në vitet 1980-1988, “për të eksportuar idealet e revolucionit në të gjithë Lindjen e Mesme”. Në Afganistan, Forca Kuds mbështeti Aleancën Veriore Anti-Talibane, duke filluar nga mesi i viteve 1990.
Në vitin 2001, ajo ndau të dhëna të klasifikuara me Shtetet e Bashkuara për të rrëzuar talebanët.

Sulejmani thuhet të jetë shprehur në atë kohë, se “ndoshta ka ardhur koha të rimendojmë marrëdhëniet tona me amerikanët”. Por marrëdhëniet mes dy vendeve, u përkeqësuan sërish në vitin 2002.

Zyrtarët amerikanë akuzuan atëherë Forcat Kuds, për armatimin dhe trajnimin e talebanëve, si një mënyrë për të kundërshtuar ndikimin e SHBA-së pranë kufijve të Iranit. “Ajo për të cilën është shumë e specializuar Forca Kuds, janë operacionet sekrete”- u shpreh në vitin 2007 Mahan Abedin, një ekspert mbi Iranin, dhe drejtor i kërkimeve në Qendrën për Studimin e Terrorizmit në Londër.
Force Kuds, që do të thotë thotë “Jeruzalem” në gjuhën perse dhe atë arabe, është njësia ushtarake më elitare e Iranit.

Gjatë 2 dekadave të fundit, trupat e kësaj njësie besohet se kanë ndihmuar në armatosjen dhe trajnimin e grupit gueril Hezbollah në Liban, luftëtarët e ISIS në Bosnje dhe Afganistan, madje edhe trupat sudaneze që luftojnë sot në Sudanin e Jugut.
Forca Kuds është pjesë e Gardës Revolucionare të Iranit, dhe raporton direkt tek Udhëheqësi Suprem i Iranit.

Ajo ka si mision mbrojtjen e qeverinë islamike të Iranit. Forca Kuds, e formuar për herë të parë në vitet 1980 dhe me ushtarakët e përzgjedhur të Gardës, është dega e saj e veçantë për operacionet që zhvillohen jashtë Iranit./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE