Connect with Us

Shkelje të rënda në Hipotekën e Beratit/ KLSH kallëzon punonjës dhe ish-drejtues

Lajme

Shkelje të rënda në Hipotekën e Beratit/ KLSH kallëzon punonjës dhe ish-drejtues

Publikuar

-

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në Berat, disa punonjës të Hipotekës mes tyre edhe ish-drejtues, në këtë qytet. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se punonjësit e Hipotekës në Berat të cilët janë kallëzuar nga KLSH, akuzohen për shkelje të rënda gjatë detyrës që ata ushtronin.

KLSH i ka konstatuar shkeljet e këtyre punonjësve gjatë një hetimi të bërë disa muaj më parë, ndërsa të kallëzuarit akuzohen për “shpërdorim detyre”. Kontrolli i KLSH-së është kryer në periudhën kur Hipoteka ka qenë e ndarë nga Aluizni. Ndërkohë KLSH ka dërguar dosjen me shkeljet që janë konstatuar për ish-drejtues e punonjës të hipotekës së Beratit.

LEXO EDHE:  Ekstradimi i Nazer Seitit/ Pranohet kërkesa e Prokurorisë

Lajmi është bërë i ditur nga burime të prokurorisë , ku disa ditë më parë KLSH ka kallëzuar në këtë institucion fillimin e hetimit për punonjësit që kanë kryer shkelje të rënda. Ende nuk dihen identiteti i punonjësve që KLSH ka konstatuar shkelje në ushtrimin e detyrës së tyre pranë Hipotekës Berat./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Shpejtësi “skëterrë” në Sauk-Mullet/ Policia u heq patentat 4 shoferëve

Publikuar

-

Nga

Vijon kontrolli me radar i rrugëve urbane e interurbane, për të parandaluar aksidentet rrugore qe vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara, veçanërisht në qendrat e banuara.

Në segmentin Sauk-Mullet në Tiranë, prej orëve të mbrëmjes së djeshme dhe deri në orën 01.00 të mëngjesit të sotëm është konstatuar një numër i vogël shkelësish mbi normat e lejuara te shpejtësisë, ku janë pezulluar vetëm 4 leje drejtimi për shpejtësi, 138 km/h deri në 155 km/h.

LEXO EDHE:  Rama jep lajmin e mirë nga Berati/ Do jetë një bum i madh për turizmin

LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/ Lulzim Basha ka ndryshuar dëshminë për 500 mijë dollarët rusë

“Mos shpejtoni se në rastin më të mirë do dorëzoni patentën tek Polici rrugor e në rastin më të keq do arrini aksidentin rrugor.
Mbrojeni jetën, jeta është e shtrenjtë, qarkulloni brenda rregullave që të arrini në destinacion shëndoshë e mirë e me patentën në xhep, pasi edhe ajo ju duhet për të mbajtur familjet tuaja.
Sa më pak shkelje aq më shumë siguri jete ka në rrugë”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Luana Vjollca pushime luksoze në Dubai/ Çmend fansat me pozat e fundit

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Luana Vjollca është duke shijuar disa ditë pushimesh në Dubai.

Në disa fotografi të publikuara së fundmi në rrjetet sociale, Luana shfaqet mjaft tërheqëse teksa darkon në një restorant.

Në këtë udhëtim, ajo shoqërohet nga motra e saj, Marina Vjollca, si dhe reperi, Getoar Selimi.

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ofronte ndërtime pa leje kundrejt pagesave/ Arrestohet biznesmeni në Elbasan

Publikuar

-

Nga

krimi i organizuar

Arrestohet pronari i një firme ndërtimi në Elbasan.

Sipas News 24, në pranga është vënë shtetasi Sulejman Shahini 44 vjeç, pasi u ofronte qytetarëve ndërtime pa leje kundrejt pagesës.
Raportohet se, 44-vjeçari kishte lidhje të forta edhe me zyrtare të INUV, në bashkinë e Elbasanit, nëpërmjet të cilëve u premtonte qytetareve ndërtimin e banesave apo bizneseve pa leje.

LEXO EDHE:  Shfrytëzonte për prostitucion një vajzë, arrestohet 26-vjeçari në Berat

LEXO EDHE:  Rama jep lajmin e mirë nga Berati/ Do jetë një bum i madh për turizmin

Ky “shërbim”, i ofruar nga 44 vjeçari, bëhej kundrejt shumave që variojnë nga 3 mijë deri në 5 mijë euro.

Shahini akuzohet për veprën penale “ndërtim i pa ligjshëm”, “Dhënie ndihme për ndërtim të pa ligjshëm” dhe , “Fshehje e të të ardhurave”. CNA.al

LEXO TE PLOTE