Connect with Us

Samit i BE për një Europë të gjelbër

Bota

Samit i BE për një Europë të gjelbër

Publikuar

-

Në samitin e BE-së krerët e shteteve dhe qeverive ranë në ujdi për një kontinent neutral në çështjen e klimës deri në vitin 2050, por pa Poloninë. Disa shtete duan rivlerësimin e energjisë atomike.

Për presidenten e re të Komisionit Europian, të sapo ngjitur në detyrë, Ursula von der Leyen mund të kishte qenë goditja e parë. Para gjithë botës ajo shpalli, se Europa do të jetë deri në vitin 2050 kontinenti i parë neutral për klimë, madje Von der Leyen e krahasoi neutralitetin në çështjen e klimës me zbritjen në Hënë. Neutralitet për klimën do të thotë që ose të gjitha emetimet ndotëse të mënjanohen, ose të mblidhen që të mos dëmtojnë mjedisin.

Por në samit Ursula von der Leyen kishte nevojë për ujdi të vendeve anëtare të VE. Polonia, Çekia dhe Hungaria ishin fillimisht kundër. Për të mos e rrezikuar iniciativën, BE bëri një kompromis me të tre këto vende. Qëllimi i neutralitetit deri në vitin 2050 mbetet, por Polonia fillimisht përjashtohet nga ky afat. Deri në verën e ardhshme, Polonia ka kohë të vendosë për këtë. Çekia merr të drejtën të ndërtojë centrale atomikë. Kancelarja Merkel kërkonte që në deklaratë të thuhet, se “nuk ka përçarje të Europës në pjesë të ndryshme, por një vend që ka nevojë për më shumë kohë.” Samiti pranoi edhe një propozim të presidentit francez, Emmanuel Macron. Ai kërkon, që mallrat e importit të prodhuara në vende që nuk marrin masa për mbrojtjen e klimës të kenë një doganë, që synon mbrojtjen e prodhuesve europianë. Po ashtu BE thekson, se vendet anëtare kanë të drejtën “të vendosin vetë për përzierjen e formave të prodhimit të energjisë dhe teknologjitë e përshtatshme.”

Brüssel EU Gipfel | Pressekonferenz Ursula von der Leyen (Getty Images/AFP/K. Tribouillard)Ursula von der Leyen dhe kreu i Këshillt të BE, Charles Michel, 13.12.2019

Projekti i madh i BE për një kontinent neutral për klimën mban emrin “Marrëveshja e Gjelbër”. “Ky do të ishte një sinjal i fuqishëm, që BE në këtë pikë merr përsipër rolin udhëheqës në botë”, u shkroi presidenti i ri i Këshillit të BE, Charles Michel krerëve të shteteve dhe qeverive të BE.

Edhe Kancelarja Merkel e vlerëson këtë nismë të re të BE. Sipas saj “Marrëveshja e Gjelbër” është një “ambicie shumë e madhe”, Por ajo “do të ishte edhe një shenjë e fortë, se Europa vërtet është kontinenti që në vitin 2050 kërkon të jetë neutrale në çështjet e klimës”, tha Merkel në Bruksel. Edhe kryeministrja e re finlandeze, Sanna Marinm me 34 vjeç, kryeministrja më e re e BE, thotë se gjenerata e re “pret nga ne që të veprojmë. Që të bëjmë më shumë.”

LEXO EDHE:  Emigranti shpëtoi një fëmijë, presidenti Macron i premton shtetësi franceze (Foto)

Grindje për financimin

Lidhur me koston e ndryshimi të jetës në Europë në favor të klimës, Komisioni Europian reagoi me propozimin për krijimin e një fondi kalimtar prej 100 miliardë eurosh. Aty planifikohen edhe fonde nga sipërmarrjet private, por ato duhet të binden njëherë për këtë bashkëpunim. Me fondin duhet të ndihmohen ato vende, që kanë një rrugë të gjatë përpara në përpilimin e një politike efektive për klimën. BE ende nuk ka bërë premtime, sepse buxheti i saj do të negociohet vitin e ardhshëm. Për disa vende ky fond duket si një premtim bosh. Po të kujtosh se me largimin e Britanisë së Madhe nga BE, në buxhet mungon një shumë e madhe, dihet se përplasjet janë të programuara. Si dhe a duan ta mbyllin vendet e tjera boshllëkun financiar që krijon largimi i britanikëve, kjo nuk është e qartë. Vendet që paguajnë më shumë si Gjermania duan ta kufizojnë buxhetin, vendet që marrin më shumë nga BE, si ato lindore duan të zgjerojnë mjetet financiare. “Nuk mund ta lejojmë që burokratët e Brukselit koston e luftës kundër ndryshimit të klimës t’ua vënë si barrë vendeve e njerëzve më të varfër”, tha kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Brüssel EU Gipfel | Angela Merkel (picture-alliance/AP/F. Seco)Merkel në samitin e Brukselit

Energjia atomike – energji e pastër?

Një temë e rëndësishme për “Marrëveshjen e Gjelbër” është roli që do të luajë në të ardhmen energjia atomike. Gjermania ka vendosur jo vetëm mospërdorimin në të ardhmen të furnizimit me qymyr, por do të çaktivizojë edhe centralet energjike atomike, megjithëse ato nuk emetojnë gaz karbonik, Co2. Franca, që prodhon shumë energji nga centralet atomikë, por edhe Çekia duan që BE të njohë shprehimisht energjinë atomike si jo të dëmshme për klimën.

Çekia ndjek një rrugë ndryshe nga Gjermania. Ky vend kërkon të reduktojë prodhimin e energjisë nga qymyri, por deri në vitin 2040 kërkon të rrisë pjesën e energjisë atomike në gjysmën e energjisë së prodhuar në tërësi. Kryeministri çek, Andrej Babis tha në Bruksel: “Nuk e kuptoj, pse shumë vende kanë probleme me energjinë atomiek. Tek kundërshtarët e kësaj energjie llogaritet edhe Austria. Por pa energjinë atomike çeke, “Vjena do të mbetej pa drita”, thotë me ironi, kryeministri çek. Debati për “Marrëveshjen e Gjelbër” sapo ka filluar./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Revolucion në Zvicër/ Nga 1 janari, udhëtimi nga shtëpia deri në zyrë llogaritet si orar pune

Publikuar

-

Nga

Nga 1 janari, udhëtimi nga shtëpia në zyrë, qoftë me tren apo autobuz, në Zvicër mund të konsiderohet orar zyrtar pune.

Mediat e huaja e kanë konsideruar këtë direktivë si një revolucion që iu njeh punonjësve publik të drejtën që koha e udhëtimit të konsiderohet pjesë e orarit zyrtar të punës.

Kjo risi buron nga një ndryshim në direktivën “Puna e lëvizshme në administratën federale”, e cila thotë se “performanca e punës gjatë udhëtimit në zyrë” mund të miratohet me kusht që lloji i punës, kohëzgjatja dhe kushtet të udhëtimit ta bëjnë këtë të mundur.

Kështu pra, më në fund pranohet se është punë edhe nëse i përgjigjeni një telefonate të shefit, dërgoni dhe merrni e-mail ose mesazhe përmes rrjeteve sociale me udhëzime, kujtesa dhe sqarime mbi angazhimet e ditës.

Deri më tani, në Zvicër, puna e bërë gjatë udhëtimit nuk konsiderohej pjesë e orarit të punës, edhe në disa raste të jashtëzakonshme, ishte konsideruar si e tillë. Kërkesa u paraqit vitin që shkoi nga katër sindikata, të cilat pretendonin fleksibilitet më të madh në formën e punës, shkruan gazeta Sinjali.

Direktiva e re është gjithashtu pasojë e evolucionit teknologjik, i cili me telefon, apo laptop falë internetit, lejon që të kryhet edhe jashtë zyrës një pjesë e detyrimeve të punës.

LEXO EDHE:  Tarifa 100% ndaj Serbisë/ BE ultimatum Haradinajt: Ke kohë deri të hënën

LEXO EDHE:  Gjyqtarët në “ethe”/ SHBA-BE, tjetër grup ekspertësh për zbardhjen e aferave

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Trump paralajmërim të fortë ndaj Iranit/ Kemi në shënjestër 52 site iraniane

Publikuar

-

Nga

presidenti i shba,donald trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar iranin pas vrasjes së gjeneralit ushtarak Qasem Soleimani.

Trump deklaron se nëse Irani do të sulmojnë qoftë dhe një amerikan apo një aset amerikan atëherë do të sulmojë 52 objekte të Iranit që përfaqësojnë 52 amerikanët e marrë peng nga Irani shumë vite më parë.

Presidenti amerikan thotë se SHBA nuk do më kërcënime dhe nëse Irani vret qoftë dhe një amerikan atëherë goditja do të jetë shumë e ashpër.

“Irani nuk ka qenë asgjë vetëm problem për shumë vite. Le të shërbejë kjo si paralajmërim. Nëse Irani vret qoftë një amerikan apo sulmon nje aset të amerikanëve, ne kemi në shënjestër 52 site iraniane që përfaqësojnë 52 amerikanët e marrë peng nga Irani shumë vite më përpara. Disa nga këto site janë tepër të rëndësishme për Iranin, kulturën iraniane. Irani vetë do të goditet shumë shpejt e shumë fuqishëm. SHBA nuk do më kërcënime!”, deklaron Trump./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Video-Australia nën “pushtetin” e zjarreve/ Zjarrfikësit kalojnë përmes flakëve

Publikuar

-

Nga

Australianët po përballen me një fillim të tmerrshëm për vitin e ri, pasi zjarre të fuqishmë kanë përfshirë prej ditësh vendin.

Mijëra njerëz janë këshilluar që të zhvendosen nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut.

Ekipet e zjarrfikësve të katër rajoneve janë përgatitur për rreziqet nga zjarret.

Në rrjet po qarkullon video e pamjeve dramatike që tregojnë zjarrfikësit që po kalojnë përmes një zjarri “të egër”./CNA.al

LEXO TE PLOTE