Connect with Us

Sa para ekzistojnë gjithësej në botë?

Politikë

Sa para ekzistojnë gjithësej në botë?

Publikuar

-

Ca njerëz kanë shumë pak para. Të tjerët kanë më shumë, sesa shpresojnë t’i shpenzojnë. Por askush, madje as njeriu më i pasur sot në botë, Xhef Bezos, nuk i ka të gjitha paratë e botës. Po sa i pasur do të ishte një person, nëse do të kishte të gjitha paratë që ekzistojnë sot në botë?

Në botë ka shumë shumë para “të fshehura”

Sipas  ”Business Insider”, Banka e Zgjidhjeve Ndërkombëtare vlerësoi në vitin 2017, se shuma totale e të gjithë parave të botës është rreth 5 trilionë dollarë, ose 5000 miliardë dollarë.  Rezerva Federale e SHBA-së, vlerëson se shuma prej 1740.000.000.000 dollarë është në monedhën amerikane, çka e bën këtë monedhë me të fortën në botë, sa i përket qëndrueshmërisë dhe vlerës.

A është shifra 5 trilionë dollarë një shifër e madhe?

Sigurisht që po. Por nëse e pyet CIA-n, ajo është vetëm maja e ajsbergut, pasi është vetëm  monedha fizike në qarkullim. Ekziston një koncept i quajtur “paraja e gjerë”, që përfshin jo vetëm paratë e gatshme, por edhe llogari bankare në forma dixhitale të monedhës, që gjithsesi janë lehtësisht të arritshme dhe të pranueshme si para. Nëse llogariten të gjitha, totali i monedhës globale mendohet të jetë mbi 80 trilionë dollarë.

Pse fitimi i një lotarie, mund t’ju zhysë në telashe

Në pamje të parë, lotaria është një ide emocionuese. Por shpesh realiteti i fitimit të miliona dollarëve në lotari, nuk është aq i lumtur sa mund të duket. Shumë para, janë baraz me shumë interes nga njerëzit e tjerë. Të gjithë duan një pjesë të tortës, dhe kush mund t’i bëjë me faj? Paraja është ajo gjëja e veçantë, për të cilën askush nuk flet, por që të gjithë mendojnë për të.  Kur një qytetar i zakonshëm bëhet befas milioner, ka një nivel rreziku që shoqërohet me pasurinë e tij.

Raporti ynë me paranë është stresues

Mbajtja e një marrëdhënie të shëndetshme më paranë, është mjaft e vështirë. Dikush fiton në mënyrë të pashmangshme më shumë para se tjetri. Ose ka shumë para të trashëguara, dhe kjo krijon një çekuilibër të fortë të pushtetit. Kjo mund të bëjë që personi me më pak para, të ndihet i nënvlerësuar.

Tani imagjinojeni që njëri prej të dyve, të fitojë miliona dollarë në një llotari. Nëse nuk janë të martuar, çiftet që ndajnë financat përballen me gjyqe për ndarjen e pasurisë. Tingëllon e shkëlqyer, apo jo? Në fakt jo dhe aq. “The New York Times flet për “mallkimin e llotarisë”, dhe problemet që janë prekur shumë çifte.

Për shembull, një muaj pas martesës së tyre, Dejvid dhe Viktoria Xhons fituan 3 milionë dollarë në një lotari. Kjo çoi në një mbimbingarkesë të madhe emocionale, një tradhëti bashkëshortore, dhe në fund fitimi i lotarisë u “shkatërroi jetën të dyve”. Në vitin 2009, Les dhe Samantha Skeding fituan 59 milionë dollarë, dhe u divorcuan menjëherë. Në vitin 2012, Adrian dhe Xhillian Bejford fituan 193 milionë dollarë, dhe u ndanë një vit më vonë.

LEXO EDHE:  “Sindroma e tërheqjes”/ Pse Amerika nuk mund të braktisë angazhimet e saj nëpër botë

Paraja është një mundësi, për të bërë gjëra të këqija

Sa më shumë para që ka dikush, aq më shumë rrezikon të zhytet në telashe serioze. Britaniku Majkëll Kerroll fitoi në vitin 2002 15 milionë dollarë në një lotari, dhe i harxhoi të gjitha në  festa, kokainë, makina dhe prostituta. Ai u dënua më vonë për posedim droge, dhe përfundoi në burg.

Në të njëjtin vit, Xhek Uitejker fitoi 315 milionë dollarë, dhe shkonte çdo natë në klube striptizmi, duke shpenzuar shuma të mëdha parash. Një ditë, një hajdut i vodhi 545.000 dollarë ndërsa ishte ulur në një parking. Disa vjet më vonë, vajza dhe mbesa e tij, vdiqën nga mbidoza e drogës .

Ndërkohë, lista e fituesve të lotarive që janë sulmuar ose vrarë menjëherë sapo kanë marrë në dorëzim paratë e fitura, është e pafundme.  Në vitin 2016, disa njerëz në Xhorxhia u akuzuan për vrasjen e fituesit të lotarisë Kreigori Bërsh. Dy muaj pasi fitoi mbi 400.000 dollarë, 7 persona dyshohet se hynë në shtëpinë e tij, dhe e qëlluan për vdekje.

Dëshmitarë të ngjarjes ishin fëmijët dhe e dashura e tij. Në vitin 2012, Uroj Khan, vdiq në mënyrë misterioze nga helmimi me cianid, një ditë pasi kishte marrë paratë e fituara në një lotari. Abraham Shekspir fitoi 31 milionë dollarë në fillim të viteve 2000, dhe u zhduk pa lënë gjurmë disa vjet më vonë. Një grua që ishte “miqësuar” me të, u dënua për vrasjen e tij.

Uilliam Post fitoi 16.2 milionë dollarë në vitin 1988, dhe vëllai i tij punësoi një vrasës profesionist për ta vrarë atë. Atentati dështoi, por jeta e tij vazhdoi të shënjohej nga tragjeditë.

Në të gjitha këto raste, paraja i bëri që njerëzit të silleshin në mënyrë joracionale.

Paratë nuk mund ta blejnë lumturinë

Paratë mund të blejnë shumë gjëra. Ato mund të ndikojë pozitivisht në nivelet e lumturisë për një fare kohë, por nuk mund të garantojnë një lumturi të përhershme. Sa për fituesit e lotarisë, ata kanë rrezik të jenë më të mjerë, se sa ishin përpara se të fitonin. Dona Mikin fitoi 34.5 milionë dollarë në 2007, dhe nisi të kishte shumë probleme psikologjike.

“Frika ime e parë ishte se do të paragjykoheshim. Unë i thoja vetes, se njerëzit nuk do të më njihnin mua apo familjen time për atë që ne jemi vërtetë. Atë kohë m’u dikur sikur jeta ime u ‘rrëmbye’ nga lotaria”- kujton ajo. Don Meknej është një këshilltar financiar për fituesit e lotarive. Ai bie dakord mbi problemet që hap paraja tek shumë njerëz. “Njerëzit kryejnë vetëvrasje. Ata i harxhojnë shpesh të gjitha paratë. Kjo ndodh pasi ata nuk janë gati për aq shumë para”- deklaron ai./ Grunge.com-Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Fatjonat” e Kuvendit që besojnë te ringjallja

Publikuar

-

Nga

"Fatjonat" e Kuvendit qe besojne te ringjallja

Lajmi sot është rihyrja e PD dhe LSI në Kuvend.

Të dalë nga dera kryesore e Selisë së Kuvendit, grupet parlamentare të PD dhe LSI sot deklaruan që po rikthehen nga dritarja.

Listat e Monës dhe Luli Bashës që u bënë objekt dhe target sulmesh nga ata që i pollën, sot u ndreqën.

Sot PD dhe LSI, dmth Luli Basha dhe Mona u rimishëruan te “Fatjonat”.

Tek ata që mirë ose keq arritën të bindin gjithë shqiptarët për nevojën e hapjes së listave.

Dhe që tamam atë ditë, deklarojnë vetë, me vullnet të lirë se hapja e listave është kundra integrimit.

Nuk kuptohet dot se pas cilit berihaj po turren kësaj radhe “Fatjonat” e Kuvendit, por ajo që duket qartë që kauzat e përfaqësuara nga Murrizi, Hajdari dhe të tjerë deputetë të opozitës në Kuvend, për “Fatjonat” ishin thjesht berihaji i radhës.

Sidoqoftë dihej që një ditë, të paktën 6 muaj para datës së zgjedhjeve, PD dhe LSI do duhet të akaparonin ndonje tip me status deputet.

LEXO EDHE:  SHBA, demokratët po e ndihmojnë Donald Trumpin të rizgjidhet sërish president

LEXO EDHE:  Rusët po i kthejnë shpinën Vladimir Putinit

U duhej patjetër të paktën një deputet që të përfaqesonte siglën LSI dhe PD në Kuvend.

Ndryshe do duhet të bënin xhiron e Gjergji Bojaxhiut dhe të mblidhnin firmat e mbështetësve.

Por PD dhe LSI nuk guxojnë.

Kerkuan referendum për ndryshimin e sistemit, kur mundet që duke mbledhur firmat e mbeshtetësve të kishin bërë secili referendumin e vet përpara popullit.

Por PD dhe LSI nuk guxojnë.

Ndaj u duhen “Fatjonat”.

Mos kujtoni se u futën për ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

U duhen për të ringjallur veten.

Dhe si çdo sekt, për të mbajtur gjallë vetveten i duhen ca si “Fatjonat” që besojne te ringjallja për vete.

Procesi ka nisur!

“Fatjonat” sapo deklaruan që do të refuzojnë ushqimin.

Për të fituar ringjalljen.

Ua kane premtuar Luli Basha dhe Mona.

U qoftë e lehtë rruga! /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gabimet në politikë dhe drejtuesi ‘de facto’ i LSI/ Kryemadhi nuk ia fal vetes që Rama u bë Kryeministër

Publikuar

-

Nga

Gabimet në politikë dhe drejtuesi 'de facto' i LSI/ Kryemadhi nuk ia fal vetes që Rama u bë Kryeministër

“Si ka funksionuar më mirë LSI gjatë kohës që drejtonte Ilir Meta apo Monika Kryemadhi”? I pyetur nga Roland Qafoku në emisionin Hard Talk,  vetë  Kryemadhi i dha përgjigje kësaj pyetjeje.

“Unë bëj garë politike dhe gara politike nuk ka të bëjë as me Ilir Metën dhe as me Monikën.  Kjo është gara politike e LSI-së dhe Monikës, nëse ne arrijmë qëllimin tonë objektiv për të kthyer ata 600 mijë të rinj dhe të reja që kanë ikur në tre vjet. Ajo që është akoma më e rëndësishme dhe ne ja ku e kemi sonte këtu, për t’a kthyer Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve. Sepse unë mendoj që shtëpia është vendi më i rëndësishëm që shqiptarët kanë, është vendi më i shenjtë që shqiptarët kanë. Shtëpia dhe familja janë kisha dhe xhamia e çdo shqiptari.

LEXO EDHE:  A po bën bota përparim në luftën kundër kancerit?

LEXO EDHE:  Liderët botërorë, reagim kaotik ndaj koronavirusit

Monika Kryemadhi gjithashtu iu përgjigj edhe pyetjes se cili është gabimi i saj. Të bësh Edi Ramën kryeministër. E kanë bërë votat e LSI-së në 2013. Dhe përveç kësaj të qënurit luajal në ekstrem ndaj Edi Ramës, është po përsëri… Nuk mund t’i qëndrosh luajal një njeriu që nuk është besnik”, tha ajo. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kërkoi më shumë pushime për administratën/ Arben Malaj i del në mbrojtje Beqjës

Publikuar

-

Nga

Kërkoi më shumë pushime për administratën/ Arben Malaj i del në mbrojtje Beqjës

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj gjatë fjalës së tij sot në Kuvend  propozoi që gjatë verës, qeveria të vendosë që 2 ose 3 fundjava të lerë pushim administratën të premten dhe të hënën, përveç fundjavës.

Kjo sipas tij do të ndihmonte në rimëkëmbejen e ekonomisë. Këtë  ide të tij, duket se e mbështet dhe ish ministri Arban Malaj.

Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Malaj e quan këtë një propozim racional duke thënë se shtimi i ditëve pushim duhet të ndodhë jo vetëm për administratën por për të gjithë sektorët privatë dhe publik.

Kjo do të lehtësonte krizën ekonomike të krijuar si pasojë e pandemisë, duke nxitur turizmin vendas dhe do të rriste njëkohësisht dhe kohezionin social në familje, shkruan Malaj.

“Nje ide racionale qe duhet mbeshtetur. Paqartesite dhe pasigurite por rriten me progresion gjeometrik. Risku i rimbylljes dhe mos hapja e kufijve nga vendet e BE po bllokon turistet e huaj, do ta bejne krizen me te thelle, me te rende dhe me te gjate. Nje nga politikat kunderciklike eshte lehtesimi dhe nxitja e turizmit vendas.

Zgjatja e diteve nga turizmi vendas dhe rritja e numrit te turisteve vendas kerkon politika lehtesuese si propozimi i kolegut Beqja. Ndoshta mund te ishte me racionale te lejohej fillimi i punes diten e hene deri ne oren 11.00 dhe mbylljen e punes ditet e premte ne oren 14.00 Kjo edhe per faktin qe pjese e rritjes se turizmit duhet te jene te gjithe shqiptaret dhe jo vetem punonjesit e administrates publike. Per te ruajtur ekonomine nga krizat vende te ndryshme japin para ne dore tek cdo individi ne vendin e tyre qe te mund ti perdorin sa me pare per konsum sepse keshtu ndihmohet ringritja e ekonomise.

LEXO EDHE:  Nuk mund ta shndërrojmë Kinën në “shpëtimtaren” e madhe të botës

LEXO EDHE:  Liderët botërorë, reagim kaotik ndaj koronavirusit

Ne nuk e kemi te plote kete mundesi pasi kemi borxh te larte dhe stabilitet te kercenuar te financave publike. Idene e pare e shkurtimit te oreve ose diteve te punes e ka dhene Kemal Dervish ish shefi i UNDP dhe tashme studjues ne nje prej qendrave kerkimore shkencore me te mira ne bote. Ne pergjigje te rritjes se papunesise deri ne 25% dhe 50% per te rrinjte per shkak te krizes globale 2008. Kemal Dervish propozoj qe per te ulur papunesine mund te rriten ditet e pushimit, duke ju rritur mundesine punonjesve te qendrojne dhe investojne per mire rritjen e femijeve te tyre. Rekomandimi parashikonte qe edhe pse do te shkurtoheshin oret dhe/ose ditet e punes konsumi do te rritej sepse studmet tregojne se ne dite pushimi konsumatoret shpenzojne me shume se gjate diteve te punes. Perfitimi afatgjate do te ishte mire-dukimi i femijeve dhe rritja e kohezionit socal. Pandemite do behen me te shpeshta, vet-izolimet do te imponohen here pas here, por pandemia po na “ndihmon” te jemi novatore si te harmonzojme mbrojtjen nga pendemia dhe si te ngadalesojme renien e ekonomise dhe lehtesojme ringritjen e saj, Nje lutje publike per te gjithe, te respektojme strikt vendosjen e maskes ne ambientet e mbyllura dhe kur nuk respektohet distancimi social. Kjo na ndihmojne te largojme pandemine nga ne, familjet tona , nga fqinjet apo koleget tane. Kjo na ndihmon te shpetojme jete njerezish. te shpetojme dhjetra mije te papune dhe te pa afte. Keshtu shpetojme familjet nga borxhet e rritura per shkak te renies se te ardhura nga puna apo nga bizneset e tyre indiduale, familjare apo biznese te vogla, te mesme dhe te medha.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE