Connect with Us

Rëndohet bilanci nga të shtënat me armë/ Humb jetën njëri prej të plagosurve

Kronika

Rëndohet bilanci nga të shtënat me armë/ Humb jetën njëri prej të plagosurve

Publikuar

-

Një person ka humbur jetën pak minuta më parë, si pasojë e plagosjes nga të shtënat me armë në fshatin Përparim të Peqinit.

Mësohet se ka humbur jetën rrugës për në spital 26-vjeçari A.Zylyfi, i cili nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Një makinë në ecje ka qëlluar drejt Zylyfit dhe të plagosurit tjetër e ky i fundit ka marrë një plumb në kokë dhe disa të tjerë në këmbë.

Ndërkohë raportohet se i plagosuri ndodhet në spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk bëhen me dije shkaqet dhe rrethanat e plota të të shtënave, ndërkohë policia është nisur drejt vendit të ngjarjes./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Dhunohet dhe grabitet 80-vjeçari në Memaliaj/ Hajdutët i marrin 12 milion lekë në shtëpi

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Memaliaj, ku një i moshuar është dhunuar dhe grabitur në shtëpinë e tij.

Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e 80-vjeçarit Hiqmet Ramadani, dhe pasi e kanë dhunuar fillimisht, më pas kanë i kanë grabitur 12 milionë lekë.

Ai është dërguar fillimisht në spitalin e Memaliajt ku ka marrë mjekim e parë dhe më pas është transportuar në spitalin Rajonal ‘Omer Nishani’, në Gjirokastër për ndihmë mjekësore më të specializuar./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Itali/ Shoferi i dehur merr përpara grupin e turistëve

Publikuar

-

Nga

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur rëndë sipasojë e një aksidenti që ndodhi gjatë natës në Lutago të Italisë.

Sipas mediave vendase, mësohet se një makinë që po lëvizte me shpejtësi të lartë goditi një grup turistash gjerman që po ecnin buzë rrugës.

Makina drejtohej nga një 28-vjeçar i cili, pas kontrollit ka rezultur se kishte konsumuar sasi të madhe alkooli.

Nga 11 të plagosurit, tre janë në gjendje të rëndë, mes tyre një grua. Kjo e fundit u transportua me helikopter natën drejt klinikës universitare të Innsbruck, Austri shkruajnë mediat vendase./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosën me thikë dy vëllezër/ Një i arrestuar, dy të tjerë në kërkim

Publikuar

-

Nga

Plagosin me thikë dy vëllezër, arrestohet një nga autorët e dyshuar të ngjarjes dhe dy të tjerë shpallen në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
A.N., 28 vjeç, banues në fshatin Shelli, Njësia Administrative Macukull, Bashkia Mat.
Si dhe bënë shpalljen në kërkim policor të shtetasve:
L. L., 26 vjeç dhe Xh. M, 24 vjeç, të dy banues në Burrel.

Ky shtetas në bashkëpunim me dy shtetasit e shpallur në kërkim, pas një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Kuvendi i Dukagjinit”, lagjia “Partizani”, Burrel, kanë plagosur me thikë dy vëllezërit A.Sh., 25 vjeç dhe A.Sh., 22 vjeç, banues në Burrel, të cilët ndodhen në Spital jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit për konfliktin që po ndodhte, kanë ndërhyrë menjëherë duke neutralizuar përshkallëzimin e mëtejshëm të konflikit, ku dy prej autorëve kanë mundur të largohen por janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për ndjekje të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”./CNA.al

LEXO TE PLOTE