Connect with Us

“Rama lë familjet në rrugë dhe mbulon krimet ndërtimore”/ Ish Deputeti bën publik rastin tragjik

Politikë

“Rama lë familjet në rrugë dhe mbulon krimet ndërtimore”/ Ish Deputeti bën publik rastin tragjik

Publikuar

-

boci zbulon arsyet

Ish deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boci, në saj të “denoncimeve” dhe kontrolleve që PD po bën përgjatë procesit të vlerësimit dhe rikupetimit të pasojave pas termetit, ka ndarë në rrjetet sociale rastin e një familje të prekur nga fatkeqësia natyrore, të cilën Qeveria e ka lënë në harresë.

Bëhët fjalë për familjen Kaja, në zonën e plazhit të Durrësit. Zonja e shtëpisë jeton vetëm me të birin paraplegjik i cili veç të tjerave, ka nevojë për kujdes të veçantë. Mirëpo pas termetit tragjik shtëpia për të cilën Sadije Kaja u shpreh se e ka blerë me borxh është rrënuar, duke lënë nënë e bir në mëshirë të fatit.

Ish deputeti tha se Rama në vend që të merret me rastet që janë vërtetë urgjente, shemb ndërtesa për të mbuluar krimet ndërtimore për të cilat ka dhënë leje.

LEXO EDHE:  Humb jetën zv.ministri/ Rama: Tragjedi e madhe

“Me bashkëshortin e larguar nga kjo jetë vite me parë dhe me djalin paraplegjik, ajo nuk di tashmë ku të fusë kokën. Tërmeti e ka nxjerrë jashtë shtëpisë së blerë me borxhe, në një prej pallateve të dëmtuara rëndë në zonën e plazhit, e askush nga pushteti nuk i ka ofruar zgjidhje.Mes lotësh tregon dramën e vet dhe foton e të birit, i cili ka nevojë për ambient të dedikuar e kujdes permanent. Ndërkohë afër saj, deputeti i PS Sadri Abazi i patrazuar, hiqte katet shtesë të Hotelit luksoz për të fshehur krimin ndërtimor”, shkruan Boci./CNA.al

Fotot e familjes Kaja, të publikuara në rrjetin social të Luciano Bocit:

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Xhelatët janë po njëlloj”/ Çfarë kishte paralajmëruar Artan Hoxha 3 vite më parë

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka rikujtuar një postim të tre viteve më parë ku jepte alternativat se kush do e qeversite vendin për 4 vitet e ardhshme.

Sipas Hoxhës, u realizua varjanti “b” që ai kishte renditur në postimin e tij të vitit 2017.

“Sapo kishte ardhur viti i ri 2017-te, dhe vendi ndodhej në një vit zgjedhjesh të përgjithshme…
Për fat të keq u realizua varianti “b”, Rama qeveris i vetëm….
Jo me kot kam futur në kllapa shprehjen (Edhe këtë kishim mangut)!!!!
Ja që bëri vaki!!!!”, shkruan Hoxha.

LEXO EDHE:  Kapitulluan dhe u arratisën/ Rama nuk i ndahet Opozitës

LEXO EDHE:  “PS protestonte me maska për lirinë e fjalës”/Manjani: 10 vite më vonë rrasin brenda ata që guxojnë të mendojnë

Sipas tij, pas tri vitesh asgje nuk ka ndryshuar, për të mos thënë që është bërë dhe më keq.
XHELATET janë po njëlloj.

I vetmi ndryshim është se kush e ka spatën më të mprehtë, që të mos vuash shumë para se të të dalë shpirti”, përfundon Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ra tërmeti u bëre hoxhë, prift e rabin”/ Komentuesit nuk i ndahen Ramës: Po sillesh sikur jemi në Pakistan

Publikuar

-

Nga

Prej disa kohësh kryeministri Edi Rama publikon në profilin e tij fjalë të shenjta.

Edhe mëngjesin e sotëm ai shkruan: “Predikuesi më i mirë është zemra; Mësuesi më i mirë është koha; Libri më i mirë është bota; Shoku më i mirë është zoti”.

Por një numër i madh ndjekësish kanë “kryqëzuar” me komenrte kryeministrin teksa shprehen të zhgënjyer prej tij.

“Mesa duket po Ben prova për tu bërë hoxhë kur të lësh politikën. Shoku kryeminister beji punët pa u ndjerë se po na nxjerr citate si në kohën e enverit… Jemi në kohëra moderne dhe në mes të Europës kurse ti po sillesh sikur jemi në Pakistan”, shkruan një prej komentuesve.

LEXO EDHE:  Pse e ka humbur qetësinë Edi Rama/Kryeministri bisedë kokë më kokë me Majkon

LEXO EDHE:  Kapitulluan dhe u arratisën/ Rama nuk i ndahet Opozitës

Një tjetër thotë: Nuk mbahet shteti me fjalë të thata kryeministër!.

“Ra tërmeti u bëre hoxhë, prift e rabin”, shkruan një tjetër komentues.
Kujtojmë që Rama “ritualin” e fjalëve të shenjta e ndjek që prej nëntorit, kur ndodhi tërmeti tragjik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama zbulon mesazhin e fundit me Bashën/ I kërkova bashkim

Publikuar

-

Nga

avokati zbulon marreveshjen

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar, për herë të parë, një mesazh që i ka dërguar kreut të PD-së, Lulzim Basha pas tërmetit të 26 nëntorit.

Rama tregoi se nuk kishte komunikuar me Bashën që prej kohës kur opozita ishte në parlament.
Me tej, kryeministri sqaroi se pas tërmetit i dërgoi mesazh Bashës ku i sugjeronte që të ishin bashkë.

LEXO EDHE:  “PS protestonte me maska për lirinë e fjalës”/Manjani: 10 vite më vonë rrasin brenda ata që guxojnë të mendojnë

LEXO EDHE:  Arta Dade zbulon si erdhi Edi Rama në krye të PS-së

“Unë i kam çuar një mesazh në ditët pas tërmetit për t’i kërkuar…sugjeruar që të jemi bashkë, dhe kaq. Komunikimi i fundit me të ka qenë kur PD, ka qenë ende në parlament”, tha Rama i ftuar në emisionin ‘Java’ në RTSH./CNA.al

LEXO TE PLOTE