Connect with Us

Po dergjej e sëmurë në çadrën e ftohtë/ Vjen lajmi i mirë për vogëlushen 4-vjeçare

Sociale

Po dergjej e sëmurë në çadrën e ftohtë/ Vjen lajmi i mirë për vogëlushen 4-vjeçare

Publikuar

-

Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj një ditë më parë publikoi në rrjetet sociale disa foto, në lidhje me situatën e rëndë të banorëve në çadra, në fshatin Bubq.

Në foto ishte edhe një vogëlushe 4-vjeçare, e cila sipas tij edhe pse e sëmurë me temperature të lartë, dhe dergjej në një çadër të ftohtë, ngritur mbi truall balte, pa asnjë përkujdesje shëndetësore.

Por sot ka ardhur një lajm i mirë përvogëlushn.

Në një tjetër postim, ish-deputeti Shehaj shkruan se Rosalinda, vogëlushja e sëmurë 4 vjeçare, nuk do të flejë më në çadrën e ftohtë.

Ish-deputeti bën të ditur se për familjen e Rosalinden dhe familjen e saj është siguruar një kontenier, por ai thekson se në Bubq, ka dhjetëra familje të tjera me fëmijë dhe të moshuar të sëmurë që nuk mund të qëndrojnë dot më në çadra

LEXO EDHE:  Aplikacioni qe ju kujton se keni harruar çadrën diku

“Në Bubq, ka dhjetëra familje të tjera me fëmijë dhe të moshuar të sëmurë që nuk mund të qëndrojnë dot më në çadra. Një kontenier i tillë, për qendrim të përkohshëm, kushton rreth 1500 euro. Kushdo që mund të ndihmojë, si fillim, familjen e Qamil Korrikut me katër fëmijë të mitur apo familjen e Shefqet Xhaferrit me dy fëmijë të mitur, le të më shkruajë mua, Aulon Bej Kalaja ose Titi Seranaj.”-shkruan Agron Shehaj./ CNA.al

“4 vjeçarja dergjet e sëmurë në çadër”/ Shehaj ngre alarmin: Jemi prag të katastrofës njerëzore

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Nisin reshjet e borës në Korçë/ Probleme në disa akse

Publikuar

-

Nga

Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje dëbore që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Zonat me reshjet intensive janë aksi Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë dhe pjesa e Qarrit ka deri sasia e borës ka arritur 7 cm dhe kalohet vetëm me zinxhirë.

Në Qarr ka probleme pasi është bllokuar rruga nga automjetet që kanë mbetur në rrugë, pasi nuk kishin zinxhirë.

LEXO EDHE:  Aplikacioni qe ju kujton se keni harruar çadrën diku

LEXO EDHE:   Basha rikthehet tek premtimet e çadrës/ President nga populli,  Parlament me 100 vende

Ndërkaq, sipas  Sherbimit Meteorologji, në vijim moti do të vij duke u përkeqësuar. Reshje dëbore priten në veri, verilindje, jug dhe juglindje, ndërsa në bregdetin jugor reshje shiu të dobëta. Ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie e cila do të jetë e ndjeshme në orët e pasdites e të mbrëmjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ulen ndjeshëm temperaturat/ E diela pritet të shoqërohet nga bora

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme, moti në vend parashikohet me vranësira mesatare e të dendura përgjatë lindjes. Gjatë ditës do të bëhen të pranishme reshje të lehta bore në veri, verilindje, jug dhe juglindje, ndërsa në bregdetin jugor reshje shiu të dobëta.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri, e prej orëve të mesditës fiton shpejtësi e vrullshme dhe me rrahje në të gjithë bregdetin, zonat e ulëta e lugina.

Në brigjet e Jonit do të ketë stuhi ere dhe kjo situatë, do të sjellë shtim të dallgëzimit të forcës 6-7 ballë.
Kujdes i veçantë duhet të tregohet nga ngricat që do të jenë të pranishme në të gjithë vendin në mëngjes e kryesisht në mbrëmje.

LEXO EDHE:  Aplikacioni qe ju kujton se keni harruar çadrën diku

LEXO EDHE:  Zbulohet deputeti që Basha nuk lejoi të përballej me Patozin në "Të paekspozuarit"

Temperaturat, do të pësojnë rënie e cila do të jetë e ndjeshme në orët e pasdites e të mbrëmjes, më konkretisht në:
zonat malore -6ºC deri në 0ºC
zonat e ulëta -2ºC deri në 10ºC
zonat bregdetare -1ºC deri në 11ºC.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 5 janar 2020

Publikuar

-

Nga

Dashi
21 Mars – 19 Prill
Nëse keni një lidhje te qëndrueshme, ne vend qe te mendoni për aventura te rrezikshme, kushtojani çdo çast personit qe keni ne krah dhe keni për t’u ndier shume mire. Beqaret do kenë mundësi për takime mjaft emocionuese. Ne planin financiar do e pranoni qe ndodheni ne një situate delikate dhe do mundoheni ta përmirësoni sa me shpejt gjendjen.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Çiftet do afrohen edhe me tepër sot me atë qe kane ne krah dhe do mund te flasin për çdo gjë pa dorashka. Gjithçka do shkoje me se miri. Beqaret do jene shume te acaruar me disa çështje dhe nuk do e kenë aspak mendjen te mendojnë për dashurinë. Financat do jene përgjithësisht te qëndrueshme. Nuk do keni për çfarë te qaheni ne këtë sektor.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Mos bëni premtime qe nuk mund t’i mbani gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sepse do e zhgënjeni tej mase partnerin. Me mire merrini gjerat shtruar dhe lërjani gjithçka kohës. Beqaret do kalojnë një dite pozitive, me flirti, emocione dhe mbase ndonjë aventure. Financat duhen pasur me ne vëmendje. Po bëtë gabime do përballeni me shume vështirësi.

Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Dita për ata qe janë ne një lidhje do jete pozitive dhe aspak e mërzitshme. Secili prej jush do respektoje mendimet dhe dëshirat e tjetrit dhe do merreni vesh për mrekulli. Beqareve me ne fund mund t’iu konkretizohen disa nga ëndrrat me te bukura te dashurisë dhe do ndihen te përkëdhelur nga yjet. Financat do jene te qëndrueshme, Mundohuni sa me pare te shlyeni borxhet.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Pas një periudhe te gjate me probleme, me ne fund do arrini t’i zgjidhni ato një nga një. Si ju edhe partneri do toleroni ne mënyrë qe te behet me e mira. Fale mbështetjes se Merkurit edhe beqaret do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe do ndihen me te plotësuar. Financat nuk do jene aspak te qëndrueshme duke qene se nuk do arrini dot t’iu vini fre shpenzimeve.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Qielli i dashurisë do jete i zymte dhe plot me re gjate kësaj dite. Do keni edhe përballje te forta me atë qe keni ne krah. Gjithsesi për këto çështje nuk duhet te flisni me miqtë, por duhet te mundoheni t’i zgjidhni ne çift. Beqaret do kenë mundësi pa fund, por do hezitojnë te marrin vendime. Ne planin financiar duhet sa me shume maturi qe te mos keni vështirësi.

LEXO EDHE:  Basha me familjet e prekura nga tërmeti në Manëz/ Jetojnë në çadra në kushte mizerabël

LEXO EDHE:  Bojkotoi protestën e opozitës/ Zbulohet ku ndodhet Agron Shehaj

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Dite mjaft premtuese kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Venusi dhe jo vetëm ai do jene planetët qe do ju mbështesin dhe do ua qartësojnë me se miri mendimet. Priten çaste fantastike. Për beqaret, jeta sentimentale do ketë ndryshime pozitive. Përfitoni nga çdo mundësi qe do iu jepet. Për mirëqenien financiare duhet patjetër te flisni me ndonjë specialist.

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Do kërkoni shume ndryshime sot ne jetën tuaj ne çift ndërkohë qe partneri nuk do jete ne humorin e duhur për t’ua plotësuar çdo dëshirë. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe te presin qe gjithçka te ece siç është programuar nga yjet. Buxhetin do e menaxhoni me maturi dhe kujdes. Fatmirësisht nuk do ketë asnjë problem apo vështirësi.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Do afroheni me shume me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do e keni me te lehte për te folur me te. bashkëpunimi dhe mirëqenia do mbizotërojnë ne çdo moment. Beqaret do gjejnë personin për te cilin kane ëndërruar gjithë këtë kohe. Financat do jene te mira, por gjendja e mëvonshme do varet nga mënyra sesi ju do silleni dhe sa do shpenzoni.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Dite goxha e animuar kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni ndjesi te reja dhe do dashuroheni si kurrë me pare me atë qe keni ne krah. Për beqaret do filloje një tape e re edhe me e bukur sesa ajo çka qene. Me shume gjase do krijoni një lidhje serioze. Te ardhurat do jene te mira. Do jeni shume te kujdesshëm me shpenzimet qe do kryeni.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Dite plot diell dhe shkëlqim kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ja kaloni mire me atë qe keni ne krah. Edhe çiftet qe kane pasur probleme do i zgjidhin ato një e nga një. Beqaret do afrohen edhe me shume me një person qe e kane njohur para disa kohesh. Shume shpejt mund te merren edhe vendime te rëndësishme. Ekuilibri financiar do ketë goxha tronditje.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Dite e mbushur me turbullira kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ju duhet pak mund dhe durim për te vendosur një gjendje te qëndrueshme. Beqaret do realizojnë disa takime, por me pas nuk do dine se çfarë hapash te hedhin. Me financat gjithçka do shkoje për mrekulli. Gjendja do jete aq e qëndrueshme sa do arrini te kryeni edhe ndonjë investim.

LEXO TE PLOTE