Connect with Us

Meta bën lëvizjen e radhës/ Emëron Këshilltarin për Emergjencat Civile

Politikë

Meta bën lëvizjen e radhës/ Emëron Këshilltarin për Emergjencat Civile

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka emëruar Shemsi Prençin Këshilltar për Emergjencat Civile.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vendosur të emërojë z.Shemsi Prençi Këshilltar të Posaçëm për Emergjencat Civile”, shkruan Blushi.

Shemsi Prençi ka mbajtur edhe postin e kreut të emergjencave civile në qeverinë Rama 1.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Publikuar

-

Nga

Në dy ditë rradhazi, CNA.al ka sjellë një investigim të plotë në lidhje me një transaksion shit-blerjesh në Shqipëri, të një kompanie në pronësi të pronarëve të Top Channel, Valtelina sh.p.k. e cila ka shitur 51% të kuotave tek një kompani blullgare, e quajtur EM Capital Group AD, një shumë prej rreth 2.2 milion dollarë.

Me dokumenta ekskluzive, CNA.al ( kliko këtu), tregoi se kompania bullgare kishte për pronarë tre persona, Klodian Zoton, Eva Blushin, bashkëshortja e drejtorit të Top Channel Ben Blushi, dhe Mirel (Klodian) Mërtirin.

Kjo kompani e krijuar në Bullgari është rasti që tregon qartë sesi drejtori i një televizioni, i quajtur Ben Blushi, një ish-politikan, lidhet direkt me pronarët e një kompanie të shumë akuzuar në Shqipëri, por edhe pronarja e Top Channel, Vjollca Hoxha e cila ka shitur aksionet tek kjo firmë.

Një konçesion, i cili është quajtur një aferë korruptive e qeverisë, kjo jo vetëm nga opozita, por edhe nga mediat. Raportimet e gazetarëve flasin për të paktën 47 milionë euro të paguara nga qeveria për kompaninë e inceneratroreve, ITS. Kjo kompani në Shqipëri është një subjekt, e cila përfaqësohet nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, ky i fundit perdor dhe emrin Klodian.

Skandali i Top Channel

Top Channel në gati dy vite, menjëherë sapo ka shkuar Ben Blushi drejtor ka marrë “shpatën” në mbrojtje të inceneratorëve dhe gjoja në emër të kauzave sociale dhe në mbrojtje të qytetarëve, ka përgatitur dhjetëra kronika në Porto Romano të Durrësit, të cilat në fakt kanë pasur një tjetër qëllim. Pra jo për qytetarët por për firmën që më pas do blinte jo pak por 2.2 milionë dollarë aksione nga pronarja e Top Channel në një tjetër kompani të saj.

Faktet flasin vetë. Kompania në Bullgari, EM Kapital Grup AD, në datën 25 nëntor ka ardhur në Tiranë nëpërmjet drejtorit të saj David Ujait dhe nëpërmjet një shumë prej 2.2 milion dollarësh ka blerë kompaninë Valtelina, një nga kompanitë lider në tregun e kafesë, e cila është edhe mbajtësja e emrit tregtar dhe Brandit Lori Kafe. E cila ka pasur për pronar të ndjerin Dritan Hoxha dhe më pas trashëgimtarët e tij.

Sipas të dhënave zyrtare dhe kontratës së shitjes të siguruar nga CNA.al ( kliko këtu) del se kompania bullgare me tre pronarë, dy ata të inceneratorëve dhe bashkëshorten e Ben Blushit, kanë blerë Lori Kafenë dhe në dokumentat e QKR-së, kontrata e shitjes paraqet të gjitha të dhënat për palën shitëse e cila është Vjollca Hoxha, Lorena Hoxha, Redia Hoxha dhe Sara Hoxha, në emër të të cilëve ka firmosur Vjollca Hoxha.

Ndërsa për kompaninë EM Capital Grup AD ka firmosur drejtori David Ujait.

Gjithçka është bërë në prani edhe të noteres Majlinda Demollari.

LEXO EDHE:  Presidenti i Gjermanisë uron Metën/Gjendeni përpara sfidash të mëdha

LEXO EDHE:  Ilir Meta president?/ Ja si përgjigjet Ditmir Bushati

Pra, pronarët e inceneratorëve krijojnë një kompani në Bullgari me bashkëshorten e Ben Blushit. Kompania vjen në Tiranë dhe blen 51% të aksioneve të Valtelina SHPK, e cila është në pronësi të Vjollca Hoxhës dhe trashëgimtarëve të Dritan Hoxhës, të cilët janë të njëjtët pronarë të Top Channel dhe të disa kompanive të tjera të trashëguara nga i ndjeri Dritan Hoxha.

Skema është e qartë. Nga kompania e inceneratorëve, nga Shqipëria shkohet në Bullgari. Në Bullgari kemi një kompani ku futet dhe gruaja e Ben Blushit, ky i fundit drejtor i Top Channel. Më pas gruaja e Ben Blushit, bashkë me dy pronarët e inceneratorëve, të koncesionit të aq akuzuar nga opozita dhe mediat, blejnë kompaninë që ka të njëjtët pronarë me Top Channel. Simbolin e Top Channel. Simbolin e kafesë, Lori Kafe.

Kjo është një skemë e qartë të cilën më sipër ua treguam me dokumenta dhe më poshtë po sjellim një foto, ku kemi ndërtuar në radhë personazhet e përfshira në të gjithë këtë histori. E cila duket se mban erë shumë të keqe.

Është rasti më flagrant, ku pronarët e një kompanie të shumë akuzuar, e cila merr para nga qeveria, dhe është quajtur një korrupsion i qeverisë, shkojnë dhe paguajnë pronarët e Top Channel. Jo direkt në televizion, por nëpërmjet një kompanie të dytë, që ata kanë në pronësi. Dhe është rasti kur Vjollca Hoxha, edhe pse ka firmosur shitjen e 51% të askioneve tek EM Capital Group AD, ka qëndruar vetë administratore e Valtelina shpk. Pra, kompanisë që ka Lori Kafe.

Megjithëse ka shitur shumicën e aksioneve, pra aksionet kontrolluese, Zonja Hoxha ka qëndruar vetë administratore.

Ky është një rast ku qartazi shteti shqiptar jep një koncesion inceneratorësh disa qindra milion euro. Më pas këta pronarë shkojnë dhe hapin një kompani me gruan e drejtorit të një televizioni dhe më pas gruaja e drejtorit të televizionit megjithë pronarët e inceneratorëve, nga Bullgaria vjen në Shqipëri, dhe blen një kompani e cila është në pronësi të të njëjtëve pronarë, që kanë Top Channel, ku është drejtor Ben Blushi.

Televizioni kombëtar Top Channel e ka “shpërblyer” gjithçka me propagandë ndaj qerverisë dhe bashkisë Tiranë. Një televizion, i cili në dy vite nuk ka bërë asgjë tjetër, veçse ka mbrojtur koncesionin e inceneratorëve, aq shumë i akuzuar jo vetëm nga mediat, por edhe nga opozita.

Iso edhe ndaj qeverisë që ka dhënë konçesionin, iso ndaj bashkisë Tiranë, që ka marrëdhënien zyrtare me firmën për inceneratorin dhe landfillin e Sharrës./ CNA.al

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Zbulohen fijet/ Si u përdor Top Channel për të mbrojtur aferën 330 mln euro të plehrave

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Komunizmi është tashmë midis nesh!”/ Manjani: Rilindja ja arriti qëllimit

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani mbështet deklaratën e avokatit Spartak Ngjela i cili thotë se: “Rama po e quan kapitalizmin si krim të organizuar. Fiks si në komunizëm.”

Sipas Manjanit “Rilindja ja arriti qëllimit, risolli midis nesh kulturën komuniste të luftës kundër kulakëve, borgjezëve dhe të gjithë atyre që punojnë për rehatinë personale…!!!

Ish ministri thekson se nuk mjatojnë të fortët, as politikanët, por cilido që ka një pasuri duhet ti japë llogari portalofonisë së organizuar e cila kërkon llogari, në emër të popullit. Manjani shprehet i sigurt se komunizmi është tashmë midis nesh..!

“Rilindja e Frontit dhe kontrollit punëtor. Jam dakort me Spartak Ngjelën, kur thotë se “Rama po e quan kapitalizmin si krim të organizuar. Fiks si në komunizëm..”
Pyetja me e përdorur masivisht në rrjete, media e portalofoni është: “ku i mori lekët filani/nia që ka blerë shtëpi”?
Ja arriti qëllimit Rilindja! Risolli midis nesh kulturën komuniste të luftës kundër kulakëve, borgjezëve dhe të gjithë atyre që punojnë për rehatinë personale…!!!
Portalofonia ngjajnë si këshillat e frontit. OFL si kontrolli punëtor e fshatar.
Nuk mjatojnë të fortët, as politikanët, por cilido që ka një pasuri duhet ti japë llogari portalofonisë së organizuar e cila kërkon llogari, në emër të popullit.
I kërkonin llogari, fjala vjen, një drejtoreshe banke “ku i gjete paratë që blen vilë”?!!! Kulmi! Vetëm opsioni që një drejtor banke ka aq para sa për të blerë një vilë nuk thuhet..!!!
Zonat rezidenciale të njohura në vend shpallen si vendstrehime borgjezësh dhe se duhen mallkuar, sharë e mundësisht sekuestruar nga OFL, SPAK e dreqi e di se kush!! Ka disa që këtë detyrë ja ngarkojnë edhe Ambasadës Amerikane!!!
Prona, paraja e liria e të drejtat nuk vlejnë..!
Dashakeqësi?! Jo thjesht ndaj personit, por duan ta kthejnë në sistem populist. Do ta përdorin derisa të kuptojnë se do u bjerë në kokë! Se një drejtues portali apo medie paska të drejtë të ketë shtëpi e vilë, kurse një drejtor banke jo!! Llogjika 0. Fiks si në komunizëm. Ndërkohë, nuk është krejt pa gjë kjo punë.
Njerëzit bërtasin: “borgjezët e ndyrë”, “gjakpirësit”, “kulakët”!!! Udhëheqja është e qetë se populli ka marrë inatë pasurinë dhe të pasurit, jo atë vetë (dmth udhëheqjen). Formulë e njohur që garanton sukses, për fat të keq! E varfëron aq keq popullin sa ky i fundit e kërkon të keqen tek cilido që ka shtëpi, makinë e rroba. Vetëm te qeveria që.e varfëroi jo! E ka ngrënë kaq thellë vërtetë ky popull?!
Mbetet për t’u parë. Shenjat nuk janë të mira… Komunizmi është tashmë midis nesh..”, shkruan Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha përfundon takimin me delegacionin e Venecias/ Kemi 2 rrugëdalje

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha ka përfunduar takimin me delegacionin e Komisionit të Venecias.

Basha u shpreh se gjatë takimit diksutuan për problematikën në vend, e cila sipas tij, është rënduar nga muaji në muaj.

Kreu i PD u shpreh se vendi është në kolaps total dhe jeta e qytetarëve shqiptarë është në rrezik.

“Vendi është në kolaps total, jeta e qytetarëve shqiptarë është e kërcënuar. Sot Republika e Shqipërisë nuk është e shqiptarëve. Gjithçka në këtë vend kontrollohet nga një grup njerëzish. Me Komisionin e Venecias disutuam problematikën dhe gjendjen e Shqipërisë që është rënduar nga muaji në muaj.
Dy janë rrugëdaljet, do të vazhdojmë me Shqipërinë e 12 pushtetarëve apo do kthejemë Shqipërinë shqiptarëve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”, tha Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE