Connect with Us

Marsida Qatja më e lumtur se kurrë/ Lë pas vrasjen tragjike dhe kthehet me burrin

Lajme

Marsida Qatja më e lumtur se kurrë/ Lë pas vrasjen tragjike dhe kthehet me burrin

Publikuar

-

Marsida Qatja e cila dy muaj më parë ishte në qendër të mediave pas ngjarjes që ndodhi në shtëpinë e saj në Kavajë, ku mbeti i vrarë 42-vjeçari Dritan Haxholli, duket se është rikuperuar nga vrasja për të cilën ajo u quajt “molla e sherrit” midis Bledar Toçit dhe viktimës. Për Dritan Haxhollin u përfol se kishte një lidhje dashurie me Marsidën.

Këtë herë Qatja kthehet “për mirë” në vëmendjen e mediave, pasi në rrjetet e saj sociale shfaqet e përqafuar me bashkëshortin dhe babain e fëmijës së saj, i cili përgjatë ngjarjes tragjike midis dy burrave në shtëpinë e Marsidës, ndodhej në burg në Gjermani.

LEXO EDHE:  Foto/ Plas humori në rrjet me “memet” për Salianjin e Ahmetajn

Mesa duket, ajo është rikthyer me bashkëshortin, duke lënë pas ngjarjen që u bë publike në mbarë Shqipërinë dhe duke mos u vënë veshin fjalëve të “botës”.

Poshtë fotos së publikuar në rrjetet sociale të 30-vjeçares shkruhet: “është vetëm një lumturi të duash dhe të duan”, duke lënë të kuptohet se dashuria midis çiftit nuk ka ndërmend të shuhet pavarësisht gjithçkaje./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Shpejtësi “skëterrë” në Sauk-Mullet/ Policia u heq patentat 4 shoferëve

Publikuar

-

Nga

Vijon kontrolli me radar i rrugëve urbane e interurbane, për të parandaluar aksidentet rrugore qe vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara, veçanërisht në qendrat e banuara.

Në segmentin Sauk-Mullet në Tiranë, prej orëve të mbrëmjes së djeshme dhe deri në orën 01.00 të mëngjesit të sotëm është konstatuar një numër i vogël shkelësish mbi normat e lejuara te shpejtësisë, ku janë pezulluar vetëm 4 leje drejtimi për shpejtësi, 138 km/h deri në 155 km/h.

LEXO EDHE:  Kim Kardashian sex bomb në fotot e reja

LEXO EDHE:  Sqarimi i kryeministrisë/Ja pse mungoi Rama në foton zyrtare në samitin e kartës së Adriatikut

“Mos shpejtoni se në rastin më të mirë do dorëzoni patentën tek Polici rrugor e në rastin më të keq do arrini aksidentin rrugor.
Mbrojeni jetën, jeta është e shtrenjtë, qarkulloni brenda rregullave që të arrini në destinacion shëndoshë e mirë e me patentën në xhep, pasi edhe ajo ju duhet për të mbajtur familjet tuaja.
Sa më pak shkelje aq më shumë siguri jete ka në rrugë”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Luana Vjollca pushime luksoze në Dubai/ Çmend fansat me pozat e fundit

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Luana Vjollca është duke shijuar disa ditë pushimesh në Dubai.

Në disa fotografi të publikuara së fundmi në rrjetet sociale, Luana shfaqet mjaft tërheqëse teksa darkon në një restorant.

Në këtë udhëtim, ajo shoqërohet nga motra e saj, Marina Vjollca, si dhe reperi, Getoar Selimi.

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ofronte ndërtime pa leje kundrejt pagesave/ Arrestohet biznesmeni në Elbasan

Publikuar

-

Nga

krimi i organizuar

Arrestohet pronari i një firme ndërtimi në Elbasan.

Sipas News 24, në pranga është vënë shtetasi Sulejman Shahini 44 vjeç, pasi u ofronte qytetarëve ndërtime pa leje kundrejt pagesës.
Raportohet se, 44-vjeçari kishte lidhje të forta edhe me zyrtare të INUV, në bashkinë e Elbasanit, nëpërmjet të cilëve u premtonte qytetareve ndërtimin e banesave apo bizneseve pa leje.

LEXO EDHE:  Kim Kardashian sex bomb në fotot e reja

LEXO EDHE:  Tentoi të fuste drogë në burg/ Kapet “mat” punonjësi i policisë

Ky “shërbim”, i ofruar nga 44 vjeçari, bëhej kundrejt shumave që variojnë nga 3 mijë deri në 5 mijë euro.

Shahini akuzohet për veprën penale “ndërtim i pa ligjshëm”, “Dhënie ndihme për ndërtim të pa ligjshëm” dhe , “Fshehje e të të ardhurave”. CNA.al

LEXO TE PLOTE