LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kundërshtojnë me dhunë punonjësin e policisë/ E pësojnë keq dy të rinjtë

13 Dhjetor 2019, 08:27, Kronika CNA
Kundërshtojnë me dhunë punonjësin e policisë/ E

Dy të rinj kanë rënë në pranga në Tropojë, pasi akuzohen se kanë kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë, arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Mësohet se të arrestuarit janë shtetasit: J. O., 21 vjeç, banues në Bajram Curri dhe M. N., 21 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj, Tropojë.

Sipas uniformave blu, arrestimi i tyre u bë pasi, në bashkëpunim me njëri ? tjetrin, gjatë kohës që janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Tropojë pas përfshirjes në një konflikt me disa persona të tjerë, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”./ CNA.al

Lajmet e fundit nga