Connect with Us

Killerat e Putinit/ Ja si agjentët rusë i eleminojnë armiqtë e Kremlinit

Blog

Killerat e Putinit/ Ja si agjentët rusë i eleminojnë armiqtë e Kremlinit

Publikuar

-

Në verën e vitit 2013, një vrasës në Moskë po ecte me një biçikletë në drejtim të viktimës së tij. Biznesmeni rus Albert Nazranov, e kuptoi se ishte në kurth, dhe mes të dyve pati një përleshje të shkurtër fizike. Vrasësi e qëlloi Nazranov në kokë, dhe në pjesën e sipërme të trupit nga një distancë e afërt.

Pastaj u largua me vrap. E gjithë skena mund të shihej nga pamjet e kamerave të sigurisë. Në verën e vitit 2019, një vrasës u nis sërish me një biçikletë drejt viktimës së tij, por këtë herë në Berlin. Ai qëlloi gjeorgjianin Zelimkan Kangoshvilian në kokë dhe në pjesën e sipërme të trupit nga një distancë të largët, përpara se të largohej me vrap.

Kështu e përshkruajnë skenën e ngjarjes dëshmitarët. Raportimet investigative nga “Der Spigel”, dhe uebsajtet e njohura “Bellingcat”, “Insider” dhe “Dossier Cnter”, po zbulojnë tani se këto vrasje jo vetëm që ishin shumë të ngjashme. Por ato ka shumë të ngjarë, të jenë kryer nga i njëjti person.

Një krahasim mjekoligjor i fotos së të 2 autorëve, zbulon shumë ngjashmëri. Burri që mbante një pasaportë që mbante emrin Vadim Sokolov në Berlin, ishte në të vërtetë rusi Vadim Krasikov, vrasësi që mendohet se ka kryer edhe atentatin në Moskë.

Prokurori i Përgjithshëm i Gjermanisë, Peter Frank, ka marrë vetë përsipër hetimin e vrasjes në Berlin, për shkak siç e pranon edhe vetë “të rëndësisë së veçantë”. Kryeprokurori gjerman, beson se autoritetet ruse e zbuluan qëllimisht identitetin e ri të Krasikov. Kjo për shkak se në vitin 2015, Moska refuzoi një urdhër-arresti ndërkombëtar për Krasikov.

Zyra e Kryeprokurorit Federal, akuzon qeverinë ruse ose një prej organeve të saj, si përgjegjëse për vrasjen e Kangoshvilit në mes të ditës në fund të muajit gusht të këtij viti, një akt i rëndë në territorin gjerman, kundër një njeriu që kishte ardhur këtu si sazilkërkues,

Një krim i ngjashëm në Britaninë e Madhe vitin e kaluar, shkaktoi një krizë diplomatike ndërkombëtare, kur agjentët e dyshuar të agjencisë ruse të inteligjencës ushtarake GRU, kryen një atentat ndaj ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij, duke përdorur armën kimike ruse, Noviçok.

Në kundërpërgjigje, 29 vende dëbuan 146 diplomatë rusë. Edhe Berlini, detyroi këtë herë largimin nga Gjermania të 4 diplomatëv rusë. Ministria e Jashtme, e justifikoi vendimin, duke thënë se bashkëpunimi nga ana e autoriteteve ruse për zbardhjen e këtij krimi, ka qenë “i pamjaftueshëm”.

Qeveria gjermane, dëshiron të presë ecurinë e hetimeve, përpara se të marrë në konsideratë mundësinë e veprime të mëtejshme ndëshkuese kundër Moskës. Zyrtarët gjermanë, janë ende të kujdesshëm në lidhje me krahasimin e rasteve Kangoshvili dhe Skripal. Por provat janë të forta, dhe ato duket se sugjerojnë që gjeorgjiani Kangoshvili u vra për arsye politike.

Ndërkohë Rusia, ashtu si në të kaluarën, i ka mohuar të gjitha akuzat. Hetuesit besojnë se gjeorgjiani përgjohej prej disa kohësh, dhe vrasësi e dinte rrugën që do të ndiqte viktima. Shumë turistë po shijonin diellin në parkun para Kafe Alverdes mesditën e 23 gushtit, kur një burrë u ndal aty me një biçikletë, dhe nisi befas të qëllojë me një armë me silenciator ndaj Kangoshvilit.

Vrasësi u largua me shpjetësi, në një moment u rrëzua duke u lënduar në këmbë, para se të hynte një rrugë anësore në jug. Ai eci për qindra metra në drejtim të bregut të lumit Shpre, ku ndërroi rrobat pas një shkurreje. Ai i paketoi rrobat e tij dhe pistoletën Glock 26 në një qese, dhe i hodhi ato në lumë nga Ura Lesing.

Po ashtu hodhi në lumë edhe biçikletën, dhe paruken që kishte vënë në kokë. E vazhdoi arratinë me një skuter elektronike “Volteboard”, të cilin rezulton se e kishte blerë. Autori i ngjarjes, do t’ja kishte hedhur me siguri paq, po të mos kishte qenë për 2 adoleshentë që u ndodhën rastësisht në bregun e lumit, duke parë të gjitha veprimet e tij.

Kur panë që burri transformoi me shpejtësi veshjen e tij, ata lajmëruan policinë, e cila e arrestoi vrasësin e dyshuar në një stacion treni aty pranë. Ai i mohoi akuzat e ngritura kundër tij, dhe ka qëndruar që nga ajo kohë gojëkyçur. Meqë viktima ishte një çeçen me pasaportë gjeorgjiane, hetuesit menduan se vrasja mund të lidhej me rivalitetin e bandave.

Por shumë shpejt, ata zbuluan shumë të dhëna, sipas të cilave Rusia e shihte atë si një armik. Kangoshvili vinte nga Lugina e Pankisit në Gjeorgji. Kur shpërtheu Lufta e Dytë e Çeçenisë në vitin 1999, shumë të rinj të zonës iu bashkuan luftimeve. Kangoshvili u bë një komandant i një njësie luftëtarësh, dhe kishte besimin e plotë të udhëheqësit të separatistit çeçen, Asllan Mashkadov, që u vra nga shërbimi sekret rus në vitin 2005.

LEXO EDHE:  “Public Enemy!” Përse SHBA e urren kaq shumë Putinin dhe Rusinë?!

Kangoshvili u rikthye nga lufta në 2004, dhe ndoshta ka qenë që nga ajo kohë nën mbikëqyrje. Ish-bashkëshortja e Kangoshvilit, Manana T. pohon se i ka parë spiunët që e ndiqnin. Pasi i ati i saj u rrëmbye, që të dy nuk ndiheshin më të sigurtë, ndaj u larguan për në kryeqytetin gjeorgjian Tbilisi.

Megjithatë, edhe atje vazhdonin të merrnin mesazhe paralajmëruese. Manana T. thotë se burri i saj ra pre e një atentati në qendër të Tbilisit në vitin 2015, duke mundur të mbijetojë. Arsyeja e eleminimit të Kangoshvilit, ka qenë me siguri roli i tij në Luftën Çeçene, por edhe fakti që ai më pas ka punuar për autoritetet gjeorgjiane të sigurisë.

Besohet se ai i kalonte informacione CIA-s në Shtetet e Bashkuara. Këtë e konfirmojnë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të inteligjencës nga Gjeorgjia, Ukraina dhe SHBA-ja. “Nëse amerikanët ose ne do të kishim nevojë për informacione nga diaspora çeçene në Turqi, Zelimkani ishte njeriu ynë”- konfirmoi për “Der Spiegel” një ish-zyrtar gjeorgjian.

“Puna e tij ka shpëtuar shumë jetë njerëzish”-tha një burim tjetër. Kangoshvili iku në vitin 2015 në Ukrainë, ku siguroi mbështetjen e qeverisë së Kievit. Në atë kohë, shumë “Kadirovci”, siç njihen luftëtarët famëkeqë të diktatorit çeçen Ramazan Kadirov, po luftonin në pjesën lindore të vendit.

Në fund të vitit 2016, Kangoshvili erdhi në Gjermani, ku u regjistrua pranë autoriteteve me një emër tjetër. Gjatë seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së tij për azil në qytetin Ajsenhutenshtad në shtetin e Brandenburgut, ai tha se kishte luftuar kundër trupave ruse, se i ishte bërë një atentat, dhe për këtë arsye po kërkonte azil.

Shërbimet sekrete hetuan pretendimet e tij, dhe i dërguan një letër paralajmëruese autoriteteve në Brandenburg dhe Berlin. Por pak muaj më vonë, autoritetet e refuzuan kërkesën e tij për azil, teksa policia e cilësoi atë si një kërcënim islamik. Ajo akuzë u bazua në një pretendim rus, sipas të cilit Kangoshvili i përkiste një grupi terrorist të quajtur “Emirati Kaukazian”.

Vetëm në qershor të këtij viti, zyrtarët në Berlin e hoqën Kangoshvili nga klasifikimi si një kërcënim islamik. Ai u vendos nën mbikëqyrje, por nuk u gjet asnjë provë se mund të përbënte ndonjë lloj kërcënimi. Por autoritetet gjermane, dështuan të parandalojnë vrasjen e tij.

Ndonëse hetuesit dyshuan që në fillim, se pas këtij krimi qëndronte Rusia, ata nuk kishin prova. Pika e kthesës erdhi rreth një muaj më parë, kur policia e Berlinit zbuloi në dosjet e Interpolit, një kërkesë esktradimi nga Moska. Burri në fjalë, dyshohet se kishte vrarë Vadim Kraskov në Moskë në vitin 2013.

Fotografia në dosje, ishte jashtëzakonisht e ngjashme me atë të të dyshuarit për vrasjen e Sokolov. Edhe krahasimet e fotove të realizuara nga “Der Spiegel” dhe “Bellingcat”, duke përdorur një softuer për njohjen e fytyrës, dhe 3 foto të ndryshme të Krasikov dhe një të Solokov, treguan një përputhje në nivelin 82-90 përqind.

Hetuesit gjermanë, dyshuan pse Rusia e kishte tërhequr kërkesën e saj për ekstradimin e Krasikov në verën e vitit 2015, pa asnjë arsye të dukshme, dhe vetëm 2 muaj para se të lëshohej një dokument identifikimi për herë të parë me emrin “Sokolov”. Kjo tregon se në këtë rast, kanë ndërhyrë agjensitë qeveritare.

Ndoshta një agjenci ruse e shërbimit sekret, donte të shpëtonte një atentator nga burgimi, në mënyrë që të mund ta përdorte atë për qëllimet e tyre. Në fillim të tetorit, “The Neë York Times” raportoi se shërbimet perëndimore të inteligjencës, besojnë se Njësia 29155 e shërbimit sekret ushtarak rus, GRU, është përgjegjëse për një seri vrasjesh në Evropë.

Edhe sipas investigimeve tona, rezulton se ekipi përbëhet nga rreth 20 ushtarë, dhe drejtohet nga gjeneral majori Andrei Averjanov. Dhe ky grup shërben si një mjetet për një fushatë me bazë të gjerë nga Kremlini, që synon të destabilizojë dhe dobësojë Evropën. Shumë të dhëna, të çojnë në përfundimin se ata janë vrasësit e Putinit./“Der Spiegel”- Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Cili është plani i Boris Xhonsonit për Ballkanin Perëndimor?

Publikuar

-

Nga

Nga Dilek Kutuk “Daily Sabah”

Boris Xhonson u bë udhëheqësi i ri i Britanisë së Madhe, në një mandat për të “kryer Brexit-in”, një slogan që shërbeu si ‘mantra’ e tij gjatë fushatës elektorale. Xhonson thirri zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pasi parlamenti britanik ishte i paaftë të marrte një vendim përfundimar mbi Brexit.
Partia e tij Konservatore, korri një fitore të madhe në Dhomën e Komunëve, 364 nga 650 vende në total, triumfi më i madh që nga koha e Margaret Theçërit. Ky rezultat, do ta nxjerrë përfundimisht Mbretërinë e Bashkuar nga BE, dhe kjo gjë do të sjellë ndryshime të mëdha, si në Britani ashte dhe Evropën kontinentale.

Viti 2020, që sapo ka hyrë, ka potencialin të sjellë shumë sfida në politikën evropiane. Dhe ku gjendet Ballkani Perëndimor në mesin e këtyre sfidave? Shumë analistë, kanë vënë re ndikimet e mundshme të Brexit-it në Ballkanin Perëndimor, por vetëm disa kanë folur mbi strategjinë e Xhonsonit përkundrejt rajonit.

Brexit nënkupton që strategjitë më të rëndësishme të politikës së jashtme të Xhonsonit, do të lidhen ngushtësisht me çështjet e brendshme të Mbretërisë së Bashkuar. Dhe deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ai do të jetë figura më e rëndësishme në politikën e jashtme në raport me Ballkanin Perëndimor.

Pas luftërave në ish-Jugosllavi, Britania e Madhe luajti një rol vendimtar në sigurinë dhe stabilizimin e rajonit. Sidomos në Bosnje, Londra bëri shumë përpjekje për të inkurajuar nënshkrimin e Marrëveshjes së Dejtonit midis palëve ndërluftuese. Po ashtu, ajo dërgoi trupat e saj në misionet paqeruajtëse të drejtuara nga NATO dhe BE në Bosnjë.

Për më tepër, Britania udhëhoqi edhe përpjekjet për ndërtimin e mbështetjes ndërkombëtare
për pavarësinë e Kosovës. Londra luajti gjithashtu një rol të madh në bisedimet për normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës, me shpresën e vendosjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit midis dy vendeve fqinje.

Kohët e fundit, kur diskutohej mbi çështjen e emigrimit masiv të refugjatët sirianë, Britania ishte një nga vendet që mblodhi disa herë e liderët e Ballkanin Perëndimor, pikërisht aty ku vala e refugjatëve nisi të shkaktojë një valë intolerance. Ish-kryeministrja Tereza Mej, priti samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër më 10 korrik 2018.

Ishte samiti i pestë në kuadër të “Procesit të Berlinit”, duke dhënë shpresë për forcim të marrëdhënieve midis 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Përmes këtij samiti, Londra dëshmoi mbështetjen dhe përfshirjen e saj të vazhdueshme në stabilitetin e rajonit, përtej daljes së saj nga BE.
Pra siç shihet, politika e jashtme e Britanisë së Madhe ka një prirje të veçantë për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Por ndikimi negativ i Brexit është i pashmangshëm. Atëherë çfarë do të ndryshojë për Ballkanin Perëndimor me Boris Xhonsonin në pushtet? A do interesohet ai vërtet për rajonin?
Sipas shumë ekspertëve, ai nuk ka plane në lidhje me rajonin. Në manifestin e tij elektoral, nuk kishte as dhe një paragraf mbi Ballkanin, dhe ai përqendrohej kryesisht tek Brexit. Në rrafshin ekonomik dhe strategjik, kontributi i Mbretërisë së Bashkuar në rajon ka të ngjarë të bjerë ndjeshëm.
Sipas Boris Xhonson, një Britani më e pavarur do të jetë më e fortë. Pikëpamja e tij e përgjithshme për BE-në dhe zgjerimin e saj, është se ajo po e humbet sharmin e vet. Për shembull, sipas një sondazhi të fundit të pranverës së vitit 2019 të Eurobarometrit, optimizmi ndaj zgjerimit të BE ishte më i vogël në Mbretërinë e Bashkuar (46 për qind), krahasuar me vendet e tjera anëtare të BE-së.

LEXO EDHE:  Konflikti me separatistët pro-rusë/Biden: Rusia të ulë tensionet, Ukraina të përmbahet

LEXO EDHE:  Bilancet tragjike nga tërmeti/ Putin i shpreh ngushëllimet Metës

Në mendjen e Boris Johnson, integrimi në BE nuk promovon as mirëkuptimin e ndërsjellë, dhe as moderimin, për shkak të faktit se Brukseli akomodon shumë dallime nën një ombrellë të vetme. Sipas tij, sot nuk ka “më shumë Evropë”, por një integrim ekonomik dhe politik më të detyrueshëm, që aktualisht nuk po funksionon.
Në thelb, kryeministri i ri e sheh BE-në si një projekt politik që tani po del jashtë kontrollit. Për më tepër, për sa i përket rritjes ekonomike, vendet e pavarura kanë ecur sipas Xhonsonit shumë më mirë gjatë 20 viteve të fundit. Dhe ai shpreson që Mbretëria e Bashkuar, të rritet shumë më tepër ekonomikisht, sesa mund të ishte brenda BE-së.

Dhe në këtë rast, duhet të kihet parasysh fakti që marrëdhëniet e drejtpërdrejta dhe lidhjet financiare të Ballkanit Perëndimor me Britaninë, janë shumë të zbehta. Në fakt, tregjet kryesore të eksportit dhe importit për Mbretërinë e Bashkuar përfshijnë Gjermaninë, Kinën, SHBA-në, Irlandën, Hollandën dhe Francën.
Ballkani nuk përfshihet në këtë kategori. Mbretëria e Bashkuar nuk ka një kërcënim indirekt nga Ballkani Perëndimor, për shkak se ajo nuk është destinacioni kryesor i valës së fundit të refugjatëve. Diaspora e Ballkanit në Mbretërinë e Bashkuar nuk është shumë e madhe, dhe kombi britanik nuk ka lidhje të forta kulturore me rajonin.

Ndaj, duke pasur parasysh rëndësinë e tij të kufizuar, strategjia e Xhonsonit ka të ngjarë të shohë përtej Ballkanit. Sigurisht, Ballkani mbetet një rajon qendror për sigurinë dhe stabilitetin evropian, dhe indirekt edhe për Mbretërinë e Bashkuar. BE-ja është goditur deri më tani nga një seri krizash, nga borxhi i eurozonës deri tek fluksi i refugjatëve.

Për këtë arsye, Britania duket se do të vazhdojë të ofrojë ndihmë në fusha të ndryshme si siguria, lufta kundër terrorizmit, politika e jashtme dhe ajo mbrojtjes, fusha që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor. Për më tepër, do të vazhdojë të bashkëpunojë në shkencë, teknologji dhe mjedis. Por në total, ndikimi i Mbretërisë së Bashkuar në rajon do të venitet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Kërkime dhe zbulime: Çfarë pritet nga shkenca në vitin 2020

Publikuar

-

Nga

Nga fushën e shkencës, 2020-ta premton të jetë një vit i rëndësishëm në shumë fronte. Ja cilat janë në mënyrë të përmbledhur disa prej tyre:

Shihemi në planetin Mars!

Në vitin 2020, në planetin e kuq do të zbarkojnë disa sonda hapësinore. Kështu në korrik NASA do të nisë misionin “Mars 2020”, që do të kërkojë gjurmët e jetës mikrobike dhe kushtet e dikurshme të jetës në këtë planet, si dhe testimin e disa teknologjive për të ardhmen e misioneve njerëzore.
Në këtë planet, pritet të zbarkojë vitin e ri edhe sonda “Rozalind Frenklin” e misionit ExoMars 2020 të Agjensisë Evropiane të Hapësirës. Ndërkohë në muajin korrik ose gusht, do të niset drejt Marsit sonda e parë kineze “Huoxing-1”. Dhe në fund, anija “Hope” e Emirateve të Bashkuara Arabe, do të niset nga Japonia në verën e vitit 2020. Ajo parshikohet të mbërrijë në Mars 9 muaj më vonë.

Gurët jashtëtokësorë

Në vitin 2020, njerëzimi do të grumbullojë mostra të tjerë shkëmborë nga trupa të ndryshëm qiellorë. Kina do të dërgojë misionin “Change-5” në Hënë, që do të kthehet me mostrat nga sateliti i Tokës pas më shumë se 4 dekadash. Ndërkohë anija hapësinore japoneze “Hayabusa 2”, është duke u rrikthyer në Tokë me mostrat e asteroidit “Ryugu”. Ndërsa sonda e NASA “OSIRIS-Rex”, duhet që në gjysmën e dytë të vitit 2020 të marrë mostra shkëmbore nga asteroidi “Bennu”.

Klima dhe biodiversiteti

2020-ta do të jetë një vit vendimtar për të ardhmen e planetit. COP26, samiti i ardhshëm mbi klimën i Kombeve të Bashkuara, do të zhvillohet në 9 nëntor 2020 në qytetin e Glasgout në Skoci. Para tij, vendet nënshkruese të Marrëveshjes së Parisit, të duhet të rishikojnë premtimet e tyre për një ulje të emetimeve të CO2, duke qëndruar brenda rritjes prej 2 gradë Celsius të ngrohjes globale në krahasim me epokën para-industriale.
Çështja e klimës, do të jetë një pjesë thelbësore e fushatës zgjedhore në SHBA, teksa zgjedhjet mbahen më 3 nëntor 2020. Pikërisht në të njëjtën ditë, SHBA mund të dalë përfundimisht
nga Marrëveshja e Parisit. Në tetor të vitit 2020, Kina do të organizojë samitin e OKB-së për biodiversitetin, me synim ngadalësimin e masakrës ndaj specieve të ndryshme. Në mesin e masave që do diskutohen, do të jetë zgjerimi i sipërfaqes së Tokës që konsiderohet zonë e mbrojtur, nga 15 për qind aktualisht në 30 për qind.

LEXO EDHE:  Ofensiva diplomatike e Putinit kundër IS-it

LEXO EDHE:  Konflikti me separatistët pro-rusë/Biden: Rusia të ulë tensionet, Ukraina të përmbahet

Lufta kundër epidemive

Viti 2020 mund të sjellë një progres të madh në luftën kundër infeksioneve të shkaktuara nga mushkonjat. Në Indonezi, një test i rëndësishëm kundër përhapjes së sëmundjeve vektoriale, do të zhvillojë fazën e tij përfundimtare. Një vaksinë që mund të sigurojë mbrojtje të plotë kundër malaries, do të testohet për herë të parë në kushte reale në vitin 2020, mbi 2.100 banorë të ishullit afrikan të Biokos, pranë bregut të Guinesë Ekuatoriale. Ndërkohë më 2020-ën, mund të rivihet nën kontroll epidemia e Ebolës në Afrikën Qendrore, ndërsa një vaksinë e re kundër tuberkulozit do të testohet në shkallë të gjerë.

Më shumë organe për transplant, do shpiket ilaçi kundër plakjes

Në frontin më eksperimental dhe më të diskutueshëm të mjekësisë, do të vihet re një përparim i madh në kërkimet, se si të “kultivohen” në trupat e kafshëve të tjera, organet e transplantimit për njerëzit. Në vitin 2020 shkencëtarët nga Universiteti i Tokios në Japoni, do të rrisin inde të marra nga qelizat burimore të njeriut në embrione miu, dhe më pas do t’i transplantojnë ato embrione hibride në kafshë surrogate.
Synimi i hulumtimit mbi këto hibridë njerëz-kafshë, që po shkaktojnë debate të mëdha etike, është rritja e disponueshmërisë së organeve që përdoren për transplant. Vitin që vjen do të dëgjojmë me siguri edhe për 2 ilaçe që ngadalësojnë plakjen, dhe që së shpejti do të jenë në fazën e fundit të testeve klinike.

Makinat e para elektrike me bateri litiumi

Sektori energjitik, do të bëjë një hap para në Lojërat Olimpike Tokio 2020, kur kompania “Toyota”, të prezantojë prototipin e parë të një makine me bateri, të përbërë nga jonet e litiumit në gjendje të ngurtë. Në këto bateri, elektroliti i lëngshëm zëvendësohet nga një material i ngurtë, që rrit sasinë e energjisë që mund të ruhet, autonominë e automjetit, dhe diapazonin e funksionimit të tij termik./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Qytetarët në Perëndim, kundër përdorimit në masë të kamerave të njohjes së fytyrës

Publikuar

-

Nga

Nga Janosch Delcker & Cristiano Lima “Politico.eu”

Teknologjia e skanimit dhe njohjes së fytyrës, po frymëzon një valë të madhe frike për shkeljen e privatësisë, teksa ky program ka nisur të përdoren gjerësisht në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Kështu ajo përdoret sot në vendkalimet kufitare, në automjetet e policisë, në stadiume, aeroporte dhe shkolla.

Por përpjekjet për të kontrolluar përhapjen e kësaj teknologjie, po hasin në rezistencën e qeverive në të dyja brigjet e Atlantikut. Arsyeja kryesore:qeveritë perëndimore po e përdorin këtë teknologji për të garantuar sigurinë publike, edhe pse e bëjnë këtë duke mbledhur të dhëna mbi jetën private të qytetarëve.

Në Uashington, impeachmenti ndaj presidentit amerikan Donald Trump, ka zbehur pritshmëritë për një nismë të Kongresit për të miratuar disa kufizime në përdorimin e kësaj teknologjie. Një qasje e njëjtë vërehet edhe në vendet evrpiane, që e kanë zakonisht shumë merak çështjen e privatësisë, siç është Gjermania.

Ata që mbrojnë rregullore më të rrepta mbi përdorimin e kësaj teknologjie, e tregojnë Kinën
si një shembull negativ të potencialit që ka kjo teknologji për t’u shndërruar në një makth për qytetarët. Dhe kjo pas raporteve mediatike, se autoritetet po e përdorin këtë teknologji për të gjurmuar pa dallim qytetarët në ambjente publike, për të identifikuar protestuesit pro-demokracisë në Hong Kong, dhe për të shtypur miliona ujgurë myslimane në provincën e Xinjiangut.

Sipas një studimi të vetë qeverisë amerikane, softueri aktual i njohjes së fytyrës e përjetëson paragjykimin racor, pasi është vënë re se ai identifikon në mënyrë të gabuar më shpesh njerëzit me ngjyrë, në krahasim me ata të bardhë. “Teknologjia e njohjës së fytyrës duhet të ndalet, përpara se të jetë vonë”- thotë për “Politico” Patrik Brejer, anëtar i Parlamentit Evropian.
“Ka dëshmi në rritje se SHBA-ja po e përdor gjithnjë e më shumë Inteligjencën Artficiale në mënyra represive dhe të dëmshme, që të kujtojnë modelin kinez”- thuhet ndërkohë në studimin e organizatës “AI Now”.

Senatori demokrat Ed Edej, që po përgatit një ligj të posaçëm për të kufizuar përdorimin e kësaj teknologjie, tha në qershor të këtij viti, se përdorimi i teknologjisë së njohjes së fytyrës, “paraqet një kërcënim të madh për privatësinë e amerikanëve. Megjithatë policia dhe forcat e sigurisë në të gjithë Perëndimin, janë duke e testuar me shpejtësi, apo përdorur de fakto këtë teknologji, si një mënyrë shumë më e lirë për të mbledhur të dhëna për grupe të mëdha njerëzish.

Kamerat e njohjes së fytyrës, që mund të identifikojnë njerëzit bazuar në tiparet e fytyrës së tyre, po shfaqen tashmë edhe në vendkalimet kufitare, në automjetet e policisë, në hyrje të stadiumeve dhe madje në disa shkolla të mesme në SHBA dhe në Evropë, ku ato përdoren për të identifikuar nxënësit.
Shembuj të tillë, i tejkalojnë kufizimet e kësaj teknologjie që janë miratuar në San Francisko, dhe disa qytete të tjera të SHBA-së. Ndërkohë, aktivistët e mbrojtjes së privatësisë janë duke nxjerrë një mësim goxha të mirë nga dështimi i qeverive, për të kontrolluar përhapjen e teknologjisë.

Ata thonë se tashmë po zhduken dallimet midis mënyrës se si qeveritë perëndimore dhe Kina i qasen mbikëqyrjes publike. Disa ligjvënës demokratë dhe republikanë në SHBA, thonë se çështja e fajësimit të Trump, ka lënë në plan të dytë çështjet e tjera.

LEXO EDHE:  Diplomatët rusë të dëbuar nga Greqia/ Zbulohet skenari i frikshëm

LEXO EDHE:  Konflikti me separatistët pro-rusë/Biden: Rusia të ulë tensionet, Ukraina të përmbahet

“Mjerisht, impeachment-i ka thithur të gjithë energjinë e mundshme”- shprehet senatori republikan Stefën Linç, që drejton Nënkomitetin e Sigurisë Kombëtare të Mbikëqyrjes, duke shtuar se ndikoi jo pak edhe vdekja e senatorit të njohur demokrat Elia Kamings.
Ndërkohë edhe në Bashkimin Evropian, thirrjet e liderëve kryeroë për veprime të shpejta, për disiplinimin e përdorimit të Inteligjencës Artificiale, nuk garantojnë të sjellin ndonjë kufizim detyrues në mbarë BE-në. Edhe kufizimi dikur i rreptë për mbledhjen e “të dhënave të ndjeshme”, në ligjin kryesor të privatësisë që ka aktualisht BE-ja, përmban një arsyetim të gjerë se përse autoritetet publike mund të mbledhin të dhëna biometrike të ndjeshme, nëse mund ta justifikojnë këtë gjë.

Teknologjia e njohjes së fytyrës, është shfaqur në vende të tilla si në stacionin kryesor të trenit në Berlin, ku një projekt eksperimental nga autoritetet, ka skanuar fytyrat e dhjetëra mijëra kalimtarëve. Gjithsesi, Brejer ka bindjen se Evropa do të ketë kufizime më të rrepta sesa SHBA në përdorimin e kësaj teknologjie.

Eurodeputeti thotë se Karta e të Drejtave Themelore të BE-së, e cila i jep çdo qytetari evropian “të drejtën e mbrojtjes së të dhënave të tij personale”, do t’i mbrojë evropianët nga përdorimi pa dallim i kamrave të njohjes së fytyrës, ndërsa Kushtetuta e SHBA nuk thotë asgjë për këtë gjë.
Ndërkohë vetë drejtuesit e industrisë së kësaj teknologjie, po shfrytëzojnë rastin për të diktuar rregullat globale mbi këtë fushë.

Shefi i politikave publike në “Amazon”, Majkëll Panke, u bëri thirrje ligjvënësve amerikanë të miratojnë një ligj që “mbron të drejtat civile, por lejon nga ana tjetër inovacionin e vazhdueshëm dhe zbatimin praktik të kësaj teknologjie” . Sot për sot, mjetet e skanimit të fytyrës po bëhen me shpejtësi mëse të zakonshme.

Kompani si Facebook, Apple dhe Google, kanë vendosur njohjen e fytyrës në pajisjet e tyre
më të njohura, për shembull si një mjet për zhbllokimin e telefonave. Ndërkohë tek autoritetet publike, oreksi për sistemet e njohjes së fytyrës, duket se nuk ka kufij.
Në të gjithë Shtetet e Bashkuara, agjensitë federale, shtetërore dhe vendore, kanë realizuar për vite me radhë të ashtuquajturat eksperimente. Administrata e Sigurisë së Transportit dhe Doganave, dhe ajo e Mbrojtjes së Kufijve, e përdorin njohjen e fytyrës në pika të caktura.

Në nivel shtetëror dhe lokal, departamentet e policisë në Florida, Kolorado dhe Oregon kanë filluar ta përvetësojnë këtë teknologji, ndërsa të tjerët janë duke e shqyrtuar si mundësi.
Situata nuk është më ndryshe në Evropë. Në Britani, dy njësi policore e kanë testuar teknologjinë e njohjes së fytyrës, për të identifikuar kalimtarët në kohë reale. Ndërkohë, Ministria e Brendshme në Hungari, po instalon 35.000 kamera në kryeqytetin Budapest dhe pjesën tjetër të vendit, për të regjistruar fytyrat e njerëzve dhe targat e makinave.
Njohja e fytyrës, është duke funksionuar në disa aeroporte evropiane nga Lisbona në Pragë. “Kjo praktikë është shqetësuese”-thotë Mathias Monroi, një aktivist gjerman i të drejtave civile.

“Një teknologji e tillë, mund ta bëjë së shpejti të pamundur të lëvizësh në mënyrë anonime në një hapësirë publike”- thekson ai. Në Bruksel, udhëheqësja e re e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, ka premtuar ta vërë nën kontroll këtë teknologji. Ekspertët janë në pritje se çfarë do të ndodhë./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE