Connect with Us

Kërkoi azil politik në Zvicër/ Shtyhet emërimi i zëvendësit të Tufës

Lajme

Kërkoi azil politik në Zvicër/ Shtyhet emërimi i zëvendësit të Tufës

Publikuar

-

Pas largimit të Agron Tufës nga posti i tij si drejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, është zvhilluar mbledhja e bordit drejtues për të përcaktuar drejtorin e ardhshëm. Mirëpo, deri tani nuk kemi një emër konkret.

Çelo Hoxha, Erald Kapri, Marçelo Hila dhe Leka Ndoja janë kandidatët për postin drejtues të drejtorit të Institutit të Krimeve të Komunizmit. Bordi drejtues e shtyu vendimin për kandidaturat deri në datën 23 dhjetor, me arsyetimin se kishte mungesë dokumentacioni në dosjet e kandidatëve.

Mbledhja e bordit u zhvillua me dyer të mbyllura. Katër kandidatët duhet të jenë të pajisur me dy dokumente të rëndësishme, njëri lidhet me pastërtinë e figurës dhe tjetri lëshohet nga autoriteti i dosjeve.

Kryetari i bordit u shpreh se pas plotësimit të dosjes, kandidatët do të dëgjohen nga bordi dhe më pas do të përzgjidhet drejtori i rradhës.

LEXO EDHE:  “Persona me pushtet e sulmuan egërsisht”/ Avokati i Agron Tufës zbulon detajet tronditëse

Deri të mërkurën e ardhshme, mbetet mister se kush do të zëvendësojë Agron Tufën, në institucionin që ka qenë në qendër të sulmeve kohët e fundit.

Ish-Kreu i Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, shkrimtari dhe pedagogu Agron Tufa ka kërkuar azil politik në Zvicër, ku edhe është larguar bashkë me familjen e tij, pasi ka marrë kërcënime të vazhdueshme për punën që bënte./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Shahini jep dorëheqjen!”/ Protestë për dhunën që ushtrohet në institucionet arsimore

Publikuar

-

Nga

proteste, ministria e arsimit

Organizatat për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve ka protestuar sot para godinës së Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit mbi dhunën që ushtrohet në institucionet arsimore publike.

Përfaqësuesit e OSHC-ve, kërkuan ndër të tjera edhe dorëheqjen e Ministres së Arsimit Besa Shahini, pasi heshtja dhe mosreagimi i saj përbën një akt pranimi të këtyre ngjarjeve.

Drejtori Ekzekutiv i CRCA/ECPAT Shqipëri, Altin Hazizaj, ju drejtua institucionit më të lartë menaxhues të arsimit në Shqipëri, duke kërkuar: “Një proces të gjerë, urgjent dhe gjithëpërfshirës të vlerësimit psikologjik të mësuesve, edukatorëve dhe çdo personi tjetër që ka kontakt me fëmijët në mjediset e institucioneve arsimore publike në vend”.

Protestuesit kërkuan nga Ministria e Arsimit;

• Heqjen e liçensave dhe moslejimin e tyre në ushtrimin e profesionit të mësimdhënies
për gjithë jetën për çdo mësues, edukator dhe person ndihmës që ushtron dhunë të
vërtetuar ndaj fëmijjëve;

• Pezullim nga puna e të gjithë mësuesve, edukatorëve e punonjësve të tjerë që kanë
kontakt me fëmijët, dhe që janë në dijeni të dhunës së ushtruar e nuk e denoncojnë
atë. Mosdenoncimi i dhunës është KRIM!

LEXO EDHE:  Nga Bledi Mane/Agron fajin ta ka Nexhmija, jo kinematografia!

LEXO EDHE:  Agron Tufa sfidon Spartak Brahon/ I zbulon dokumentin e dhënies së dënimit me vdekje

• Ngritjen e mekanizmave të raportimit mbi dhunën në mjediset e shkollave, kopshteve e
çerdheve, dhe ndërgjegjësimi i punonjësve të arsimit për këto mekanizma;

• Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të hartojë urgjentisht Kodin e Sjelljes/ Etikës me Fëmijët.Të gjithë punonjësit e arsimit në Shqipëri, që janë në kontakt me fëmijët, të firmosin këtë Kod e bashkangjitur me kontratën e punës.

Vetëm disa ditë më parë, publiku shqiptar u njoh nëpërmjet një emisioni investigative, me dy forma të dhunës seksuale dhe fizike që ushtrojnë mësuesit dhe edukatorët ndaj fëmijëve dhe nxënësve në institucionet arsimore.

LEXO TE PLOTE

Lajme

NATO “zbarkon” në Tiranë/ Pranon ftesën për ministerialin e Mbrojtjes

Publikuar

-

Nga

NATO pranon ftesën për të mbajtur në Shqipëri Ministerialin e Mbrojtjes.

Kjo është hera e parë që një ministerial i mbrojtjes organizohet në Ballkanin Perëndimor, pasi prej më shumë se 10 vjetësh takimet janë zhvilluar vetëm në Belgjikë. NATO “zbarkon” në Tiranë në 17 dhe 18 Qershor.

Propozimi për të mbajtur ministrelin e Mbrotjes në Shqipër është dhënë nga ministrja Xhaçka ndërsa u miratua nga Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut në Bruksel.

LEXO EDHE:  Kërcënimet ndaj Agron Tufës/ Flet avokati: “Po përdoret e njejta gjuhë si në 97-ën”

LEXO EDHE:  Agron Tufa sfidon Spartak Brahon/ I zbulon dokumentin e dhënies së dënimit me vdekje

“Vendimi i Aleancës për tu takuar në Shqipëri është jo vetëm vlerësim maksimal për sigurinë që vendi ynë përcjell si një aleat i denjë, por edhe një mesazh i fortë i NATO për vëmendjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor e rolit të fortë që Shqipëria luan si faktor stabiliteti në rajon”, tha ministrja Xhaçka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Fiks Fare/ “Pikë bastesh” brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një tjetër problematikë në Burgun e Peqinit, i cili është i sigurisë së lartë. Burgu “drejtohet” nga të dënuarit, të cilët pasi dalin për xhiro në zonën e ish-bllokut në Tiranë, mund të bëjnë të njëjta aktivitete si në liri.

Megjithëse pas datës 1 janar 2019 hyri në fuqi vendimi për ndalimin e basteve sportive në të gjithë Shqipërinë, në këtë burg mund të luash në liri të plotë.

Kjo liri duket se i ka “rehabilituar” këta të dënuar, që veprojnë sikur të mos iu ishte hequr liria. Ndryshe nga mijëra lokale në Shqipëri që janë mbyllur, burgu është kthyer në një kazino të madhe, ku të dënuarit për krime të rënda argëtohen duke plotësuar skedina.
Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” mbërriti një informacion se në këtë burg, të dënuarit luajnë me baste sportive. Madje, gjithçka është e organizuar, ku të burgosurit kanë edhe kuota mujore. Ata paguajnë shitësin e dyqanit të burgut, i cili ka edhe një kompjuter ku hedh pikërisht bastet sportive. Më pas biletat ua dërgon të burgosurve në qeli. “Kemi kuotë mujore. Ne kemi disa karta banke dhe çdo muaj i kalojmë shitësit nga 40 apo 50 mijë lekë (te vjetra) për baste. I themi që kjo është për baste”,- thotë një i burgosur që telefonoi nga numri i kabinës së burgut.

Pas këtij informacioni, një i afërm i një të burgosuri përgatit një biletë me ndeshjet e kampionateve të futbollit në Europë. Ndeshjen Sauthempton kundër Lesterit, e vendos dysh, pra fiton Lesteri. Në Francë, luante Nantë me Monakon, ku parashikon se mund të ketë 3 ose më shumë gola. Në Gjermani luhej Mainzi kundër Këlnit, për të cilën vendos se do të ketë 2 deri në 3 gola. Në të njëjtën ditë luhej edhe ndeshja e Serisë A, Verona me Sasuolon, ku parashikon se fitonte Verona.

LEXO EDHE:  Kërcënimet ndaj Agron Tufës/ Flet avokati: “Po përdoret e njejta gjuhë si në 97-ën”

LEXO EDHE:  Largimi i Tufës/ Bardhyl Londo: I neveritur nga antikomunistët që në vend të gojës kanë organin e jashtëqitjes

Në Spanjë parashikoi se Vilareali do të fitonte kundër Alaveshit.
Këtë biletë qytetari e dërgon në burgun e Peqinit. Ai shkoi vetë ku para derës së burgut të Peqinit takoi shitësin që ka dyqan brenda dhe jashtë burgut.Qytetari i jep 5 mijë lekë të reja shitësit që i afërmi i tij brenda në burg të hedhë baste, ndërkohë që i kërkon që të vërë edhe vetë një skedinë me 1000 lekë të reja. Shitësi i thotë se hedh baste vetëm për të burgosurit, ndërsa pranon edhe ndeshjet që ka përgatitur qytetari. Pasi e shikon biletën, i thotë të afërmit të burgosurit se një nga ndeshjet që kishte përgatitur, ajo e Bundesligës mes Mainzit dhe Këlnit nuk mund ta hidhte 2 deri në 3 gola. Shitësi i sugjeroi ta vendoste 2 ose më shumë gola, pasi me atë parashikim që kishte bërë qytetari nuk mund të vendosej bast. Ai thotë se biletat i dërgon në qelitë e të burgosurve.

Disa ditë pas kësaj bisede, qytetari merr nga i burgosuri biletën e ndeshjeve që kishte parashikuar. Në këtë biletë, ai hodhi 1000 lekë të reja me koefiçent 20 dhe fitimi i mundshëm ishte rreth 200 mijë lekë të vjetra. Fatkeqësisht për të burgosurin, bileta nuk ishte fituese!
Ndërkohë, në redaksinë e emisionit Fiks Fare mbërritën edhe dhjetëra bileta të tjera, ku të burgosurit kishin harxhuar miliona lekë.

LEXO TE PLOTE