Connect with Us

Historitë shokuese të krimeve seksuale në Shqipëri/ 61 % kanë viktimë fëmijën

Sociale

Historitë shokuese të krimeve seksuale në Shqipëri/ 61 % kanë viktimë fëmijën

Publikuar

-

Për herë të parë në Shqipëri, u prezantua sot raporti 10-vjeçar mbi krimet seksuale kundër fëmijeve dhe grave. CRCA/ECPAT Shqipëri, së bashku me Qendrën për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve nga Dhuna  Seksuale në Shqipëri, sollën shifrat e krimeve seksuale që kryhen ndaj fëmijëve dhe grave, prej vitit 2008 e deri në vitin 2018. Ky Raport përfshin gjithashtu një krahasuese analizë të të dhënave statistikore për krimet seksuale të raportuara ndaj fëmijëve dhe grave. Të dhënat janë mbledhur falë bashkëpunimit me Policinë e Shtetit, Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Studimet shkencore prej vitesh tregojnë se në Shqipëri 1 në 10 fëmijë është viktimë e dhunës seksuale.

Ndërsa Vrojtimi më i fundit Kombëtar i UNDP dhe INSTAT “Dhuna ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri”, zbuloi se rreth 8.6% e vajzave dhe grave kanë përjetuar dhunë seksuale të paktën një herë në jetën e tyre.

Raporti “Krimet Seksuale kundër Fëmijëve dhe Grave në Shqipëri”, evidenton se 61% e viktimave të krimeve seksuale janë fëmijë ndërsa 39% janë të rritur. Mbi 83% e viktimave të krimeve seksuale në Shqipëri janë vajza nën moshën 18 vjeç.

“Sot është dita kur të gjithë së bashku duhet të kërkojmë një qasje tërësisht të re ndaj dhunës dhe krimeve seksuale. Të gjitha institucionet së bashku me shoqërinë civile, kemi nevojë të ulemi dhe të zbatojmë masa konkrete të mbrojtjes, trajtimit dhe rehabilitimit të viktimave të dhunës seksuale. Nuk duhet të ndodhë më që viktimat të lihen në harresë, siç na tregojnë të dhënat e Raportit”-tha Altin Hazizaj, Drejtor Ekzekutiv i CRCA/ECPAT Shqipëri.

Të dhënat mbi 10-vjeçare tregojnë një realitet tepër të hidhur për viktimat. Nga 559 fëmijë viktima të krimeve seksuale që janë paraqitur pranë Policisë, vetëm 88 prej tyre kanë patur mbështetjen e Prokurorisë për tíu ndjekur çështjen. Shifrat janë tepër shqetësuese edhe përsa i përket gjykimeve të autorëve të krimeve seksuale. Nga 917 autorë të ndjekur nga Policia e Shtetit, Prokuroria ka ndjekur penalisht vetëm 71% të tyre, ndërsa Gjykatat kanë dënuar vetëm 44% të autorëve të akuzuar. Këto shifra janë tepër larg mesatares së ndjekjes dhe dënimit të krimeve seksuale në Europë.

Ndër rekomandimet kryesore të propozuara gjatë takimit ishin:

Krijimi i një njësie të posatçme dhe të përbashkët ndërmjet porkurorisë dhe policies, për hetimin dhe ndjekjne penale të krimeve seskuale;

Krijimi i Regjistrit Kombëtar të Krimeve Seksuale në Shqipëri;

Informimi i fëmijëve në sistemin arsimor mbi integritetin trupor, dhunën dhe ngacmimin seksual, si dhe ku mund të bëhet denoncimi i tyre.

Prezantimi i Raportit mbi Krimet Seksuale kundër Fëmijëve dhe Grave në Shqipëri, vjen edhe si kontribut i CRCA/ECPAT Shqipëri në 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.

Ndërkohë po në të njëjtën ditë u prezantua hapja e Fushatës Kombëtare Online “1-10 fëmijë viktimë e dhunës seksuale! Denonco!”, një fushatë kjo që realizohet në Facebook, Instagram dhe Tëitter.

LEXO EDHE:  Çështja detare me Greqinë/ Mbyllet në Athinë raundi i tretë i bisedimeve

Historitë që publikohen më poshtë sjellë në pikënisje, janë histori personale të dy vajzave të ngacmuara, shfrytëzuara dhe dhunuara seksualisht përgjatë viteve të fundit. Në 10 vitet e fundit në vendin tonë, krimet seksuale kundër fëmijëve janë kthyer në një prej problemeve kryesore për shoqërinë shqiptare.

Ana është një vajzë e vogël që jeton me familjen e saj në një qytet të largët të Shqipërisë.

Ajo çdo ditë për moshën që ka dëshiron vetëm të qeshë, luajë, dëgjojë përralla dhe të kërkojnë mbrojtjen e përqafimin prindëror.

Dita –ditës, Ana frikohet kur qëndron pranë babait të saj dhe shfaqet e trembur prej tij.

Një natë, pas një temperature të lartë, Ana nis të thërrasë: “Babi mos, të lutem, mos mi hiq të mbathurat”, “Babi jo, babi jo”.

Nga këto fjalë, nëna e vajzës, nis ta pyesë se pse Ana, kërkonte të largohej nga babai dhe kish frikë prej tij?!

“Babi, nuk është i keq, por gjithmonë kur më puth e më prek me gisht këtu, mua më dhemb shumë”- shprehte vajza e vogël.

Nëna e Anës, sot jeton në një qytet tjetër dhe është ndarë nga bashkëshorti, ndërsa vajza është në moshën e shkollës.

Kjo histori është tërësisht e vërtetë. Faktet janë marrë nga deponimet e nënës së vajzës.

Bora, është një vajzë adoleshente që sapo mbushi 15 vjeç, vendosi si gjithë bashkëmoshataret e saj të hapë një profil në facobook. Çdo ditë ajo postonte foto të saj dhe të shoqeve kudo, në shkollë, rrugë, shtëpi apo edhe lokal.

Ndjehej mirë me të gjitha komplimentat që merrte dhe mundohej të kishte sa më shume ndjekës në adresën e saj. Pranon si miq edhe një djalë të huaj për të dhe çdo ditë ndjehej e kënaqur, pasi ai vlerësontë e kërkonte çdo ditë foto të saj.

Pas disa kohësh, djali nuk përgjigjet më në adresën e tij, ndërsa Bora njoftohet se ishte kthyer tashmë në imazhin e një prej adresave pornografike të internetit. Nis makthi i përditshëm, jo vetëm i fyerjeve që ajo përjeton, por edhe përbuzjes dhe pafuqisë për të ndryshuar profilin e saj.

Shqetësimi u kthye në makth, kur dita-ditës, i vinin mesazhe nga faqja pornografike dhe në të shfaqej imazhi i vajzes së mitur.

E trembur, por edhe e pasigurtë se si mund të zgjidhte këtë situatë, ajo i drejothet së bashku me prindërit, Platformës ISIGURT.AL, ekspertët e së cilës, në bashkëpunim me Youtube, arritën të fshijnë gjithçka dhe të mbyllin llogarinë e hapur në emër të Borës.

Sot vajza, është larguar nga qyteti ku jetonte.

Kjo histori është e vërtetë.

Emri i vajzës është ndryshuar.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Lule për Shën Valentin/ Sa shpenzojnë shqiptarët për buqetat

Publikuar

-

Nga

Lulet janë simboli i ditës së të dashuruarve, Shën Valentinit. Vitet e fundit shqiptarët, kryesisht burrat, gjithnjë e më shumë po përzgjedhin buqetat me lule si dhuratë.

Tashmë në Shqipëri importohen gati tre herë më shumë lule në krahasim me vitin 2013. Të dhënat nga Dogana treguan se gjatë 2019-s janë importuar lule me vlerë gati 1 miliard lekë, duke shënuar rritje me 4% në krahasim me një vit më parë.

Megjithatë rekordi i luleve të importuara u shënua në vitin 2017, me një vlerë prej 1.07 miliardë lekë.

Tregu i pushtuar nga lulet holandeze

Holanda është tregu kryesor që furnizon me lule tregun shqiptar të luleve. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2019 janë importuar nga Holanda mbi 331 milionë lekë lule dhe bimë, duke u përgjigjur kështu për një të tretën e importeve në vend.

Në vend të dytë për nga sasia e importuar renditet Italia, me një diferencë të ngushtë me Holandën. Sipas të dhënave të INSTAT nga vendi ynë fqinj janë importuar 314 milionë lekë lule, apo 31% e totalit të importeve.

Vendi i treti i origjinës për nga sasia e importuar është Greqia, me 105 milionë lekë.

LEXO EDHE:  Nga liberalizimi i vizave e deri më sot, jemi në regres”/ Manjani fajëson veten

LEXO EDHE:  SHBA sjell autoblinda në Shqipëri/Çfarë po ndodh?!

Kërcejnë importet e luleve nga Amerika Latine

Viti 2019 ka shënuar një rritje të lartë të luleve të importuara nga Kolumbia. Në vitin që lamë pas, tregtarët shqiptarë sollën nga vendi i largët latin lule me vlerë 38 milionë lekë, trefishuar në krahasim me një vit më parë.

Në vitin 2018 importet e luleve dhe bimëve nga Kolumbia kishin një vlerë prej 13 milionë lekësh.

Edhe Ekuadori, tjetër vend i Amerikës Latine, ishte një ndër vendet kryesore të origjinës së luleve dhe bimëve të importuara me vlerë prej 25 milionë lekë, importet prej të cilit janë rritur ndjeshëm prej viti 2016, në të cilin janë importuar vetëm 8 milionë lekë lule dhe bimë./Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kapriçot e motit/ Mos dilni pa çadër nga shtëpia

Publikuar

-

Nga

Për ditën e sotme, pritet që moti të jetë i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme dhe lokalisht të herëpashershme me intensitet mesatar deri dhe të lartë (reshjet me intensitet deri të lartë në qarqet Shkodër, Berat, Elbasan, Vlorë e Gjirokastër).

Sipas SHMU, në zonën e Alpeve si dhe lartësitë mbi 700-800 metër në verilindje dhe juglindje reshjet e shiut pas orëve të mesditës kthehen në reshje dëbore. Pas orëve të pasdites bie itensiteti i reshjeve dhe bëhen të herëpashershme dhe të dobta.

Temperaturat në vlerat minimale parashikohen nga 4ºC në zonat malore deri në 12ºC në ato bregdetare ndërsa në vlerat e mesditës ato parashikohen nga 6ºC në zonat malore deri në 15ºC në ato bregdetare.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 14 shkurt 2020

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill

Nen ndikimin e madh te Venusit sot do mundoheni te vendosni bashkëpunimin ne çift dhe keni për t’ia dale mbanë. Marrëdhënia mes jush do filloje te zbukurohet pas mesditës. Beqaret pa kërkuar shume do arrijnë ta gjejnë princin e tyre te kaltër dhe do fillojnë një histori te bukur dashurie. Plutoni do jete i pozicionuar keq tek financat dhe mund te sjelle goxha tronditje.

DEMI 21. prill – 21. maj

Ju që jeni ne çift do jeni shume romantike gjate kësaj dite dhe do mundoheni ta bëni çdo moment sa me emocionues. Do kujdeseni edhe për detajet me te vogla qe personi ne krah te ndihet si ne ëndërr. Beqaret do kenë njohje interesante, por me mire te mos nxitohen. Me financat do jeni mjaft inteligjente dhe do dini t’i mbani gjithë kohës nen kontroll.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Jeta juaj ne çift do jete me e privilegjuar se kurrë me pare. Do keni një bashkëpunim te adhurueshëm me partnerin dhe mund te përgatisni edhe dhurata te veçanta. Beqaret do jene sharmante dhe do bëjnë disa persona për vete. Tashme ata do jene me te bindur për hapat qe duhet te hedhin. Ne planin financiar nuk do keni për çfarë te ankoheni sepse situatën do e keni nen kontroll.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Dite shume e qete dhe pa probleme do jete kjo e sotmja për çiftet. Jeta e tyre do marre rrjedhën normale dhe për asnjë moment nuk do ndodhin probleme. Beqaret me mire le te presin edhe pak kohe sepse mund te gjejnë persona me më shume vlera. Me shpenzimet duhet te bëni pak me shume kujdes dhe nuk keni për te pasur asnjë problem. Një shpërblim nga puna do iu ndihmoje pamase.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Dite shume entuziaste do jete kjo për ju qe keni një lidhje. Jupiteri do iu beje edhe me tolerante dhe te kuptueshëm me njeri-tjetrin. Beqaret mund te fillojnë një aventure te këndshme. Ata duhet te jetojnë momentin dhe nuk duhet te mendojnë se çfarë do ndodhe me pas. Ne planin financiar mos i shtyni për nesër marrjet e masave sepse mund te jete vone.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Nëse keni një lidhje te gjate, as mos mendoni për aventura te tjera sepse do shkatërroni gjithçka dhe nuk do keni me mundësi te riktheheni me partneren. Beqaret do i kenë idetë shume me te qarta dhe nuk do hedhin hapa pa qene plotësisht te bindur. Gjendja e financave nuk do jete e shkëlqyer, por do keni mjaftueshëm para sa për te kryer shpenzimet e domosdoshme.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Marrëdhënia ne çift duket se do përmirësohet gjate kësaj dite. Do jeni me te gatshëm për ta dëgjuar atë qe keni ne krah dhe pse jo për te ndrequr edhe disa gabime qe keni bere. Beqaret nuk do i ndaloje askush te shprehin ndjenjat kështu qe nuk kane pse ta frenojnë veten. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë dhe situata do këtë përmirësime te jashtëzakonshme.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Sot do e keni me te vështirë te shpreheni dhe ndonjëherë do e vini partnerin ne dyshim për ndjenjat qe keni. Ne shumicën e kohës, mes ju te dyve, do mbizotërojë qetësia dhe klima do jete disi e ftohte. Ju beqaret do jeni gati për te vepruar dhe do merrni vendime qe do ua ndryshojnë tërësisht rrjedhën. Me shpenzimet tregohuni vetëm pak me te matur dhe gjithçka do ju ece mire.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Jeta juaj ne çift ka shume mundësi te marre drejtimin e duhur sot. Jupiteri do ju nxite t’i shprehni me shume ndjenjat dhe te bëni përpjekje për te zgjidhur edhe disa mosmarrëveshje te vogla qe ju kane dale. Beqaret nga ana tjetër, te nxitur nga Venusi, do hidhen ne krahët e personit qe ka kohe qe i josh. Për financat nuk do keni ankesa sepse gjendja do jete vërtet e mire.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Ka mundësi te jeni shume xheloze gjate kësaj dite dhe kjo mund te sjelle probleme te njëpasnjëshme. Po kërkuat ta mbani te kufizuar partnerin keni për te pasur probleme shume serioze edhe me vone. Beqareve nuk do ju ndodhe asgjë e jashtëzakonshme dhe do vazhdojnë te mbeten me te njëjtin status. Ne planin financiar vështirësitë do jene akoma me te mëdha.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Nëse jeni në një lidhje sot do merrni vesh shume mire me partnerin, megjithatë mos prisni ndonjë pasion shumë të madh. Për shkak të Venusit, beqarët nuk do jenë me shumë fat në dashuri dhe do ndihen me të vërtetë keq. Buxhetin do dini si ta organizoni dhe si ta menaxhoni gjithë kohë kështu që për asnjë moment nuk do ju dalin vështirësi e probleme.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Nëse jeni në një lidhje çastet e lumtura kanë për të qenë të shumta sot. Do programoni edhe gjëra të veçanta që do ua ngrenë zemrën peshë. Ju beqarët do e lini veten të lirë, do mbyllni sytë dhe do pranoni çdo ftesë që do ju bëhet. Buxheti do ketë disa tronditje të vogla për shkak të një investimi që do bëni për shtëpinë, por situata nuk ka për të qenë alarmante.

LEXO TE PLOTE