Connect with Us

Fitorja e thellë e konservatorëve në Angli/ Tetë mesazhet e qarta për Shqipërinë

Politikë

Fitorja e thellë e konservatorëve në Angli/ Tetë mesazhet e qarta për Shqipërinë

Publikuar

-

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka komentuar fitoren e thellë të konservatorëve në Angli, për të cilën thotë se ka përcjellë disa mesazhe të qarta, edhe për Shqipërinë.

Në një postim në rrjettet sociale, Kulluri shkruan se “Fitorja e thelle e Konservatoreve ne Angli dha disa mesazhe te qarta:

1) Klasa punetore, shtresa e mesme dhe brezi i dyte i emigranteve votuan kunder establishmentit 30 vjecar politik dhe ekonomik liberal;

2) Politikanet qe u drejtohen njerezve nuk i mundin dot mediat dhe NGO liberale qe e etiketuan Johnsonin si “populist”, “fashist” e dokrra te tjera si keto;

3) Njerezit duan te punojne dhe jo te ushqehen me “ideologjizma” te tipit globalist, europianist, ambientalist etj.;

4) Kapitalizmi prodhues mundi libertarianet qe ushqehen me parate e njerezve ne fonde investimesh, pensionesh dhe aksionesh ne burse duke i shnderruar qytetaret ne konsumatore;

5) Anglise dhe vendeve te tjera duhet tu kthehet dinjiteti i humbur prej sovranitetit te deleguar ne Bruksel;

6) Komunistet dhe liberalet duke u bashkuar humben perballe nje te djathte konservatore, duke kerkuar kthimin tek vlerat e familjes, veteqeverisjes, komunitetet dhe identitetet lokale perballe “qytetarise abstrakte globale dhe europianiste;

LEXO EDHE:  Studentët shqiptarë në SHBA/ Flasin mbi zgjedhjet presidenciale në Amerikë

7) Levizjet politike qe dominojne perendimin nisin ne SHBA dhe perhapen ne evrope dhe jo anasjelltas;

8) Anglosaksonet refuzojne si gjithmone marksizmin; Ne vend te perfundimit: Shqiperia qe eshte kapur nga liberale-komunistet majtas e djathtas nuk ka rruge tjeter per te dale nga kriza pervecse duke orientuar te djathten nga konservatorizmi modern ne kushtet tona. “

Sipas Kullurit, “mbeshtetja tek ekonomia prodhuese vendase dhe e huaj perkunder oligarkise tregtare , decentralizimi i pushtetit ne respekt te sovranitetit te qytetareve dhe komuniteteve, kthimi tek vlerat e familjes dhe tradites perkunder “lirise individuale” te shfrenuar, perfaqesimi i shtreses se mesme dhe klases punetore ne vendimarrjen politike perkunder emerimeve te buratineve pa atribut politik, liri e fjales dhe opinionit perkunder kontrollit mediatik te kastes oligarkike etj.. Sa me shume te sundojne “ushtaret” e establishmentit ne Shqiperi, aq me shume do marrin valixhet per ne rruget botes si qytetare pa qytetari!”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Mos hapja e negociatave si shprehje kërcënuese”/ DW: BE rrezikon të humbasë Ballkanin

Publikuar

-

Nga

Viti 2019 nuk ishte një vit i mbarë për njerëzit në periferinë e Bashkimit Europian, në Europën Juglindore. Ndryshe nga sa premtoi, BE në samitin e tetorit nuk dha dritën jeshile për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa në një analizë për gjendjen në Ballkan me fillimin e këtij viti. Franca dhe vende të tjera dolën kundër tyre.

Rreziku i thyerjes së besimit

Në Serbi dhe Malin e Zi, dy vende që i kanë çelur ndërkohë negociatat, janë forcuar tendencat autoritare të forcave qeverisëse. Presioni ndaj intelektualëve dhe mediave kritike është rritur. Gjendja në Shqipëri nuk është më e mirë, një vend ky jo shembull demokracie, shkruan dpa. Në nëntor Shqipëria u trondit nga një tërmet i rëndë me dhjetëra viktima. Por „Jo-ja” e bisedimeve të anëtarësimit ishte shumë e rëndë. Në Maqedoni kjo solli zgjedhje të parakohshme që do të mbahen më 12 Prill.

Në rajonin e Ballkanit mosçelja e negociatave shihet si thyerje e besimit, si shprehje kërcënuese e „lodhjes nga zgjerimi” në vendet bazë të BE. Në një kohë që BE kishte vendosur në samitin e saj në Selanik në vitin 2003, se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë perspektivën e anëtarësimit. Por deri më tani, kësaj ia ka dalë vetëm Kroacia, që u anëtarësua në vitin 2013. Për vendet e tjera të Ballkanit perspektiva po sfumohet në horizont, shkruan dpa, madje ato rrezikojnë ta humbasin atë, por a po rrezikon edhe vetë BE humbjen e Ballkanit?

Sonja Biserko

Tentativat ruse, kineze dhe turke

Alternativa të tjera, si Rusia, Kina apo Turqia janë në pritje. „BE ka lënë një vakuum, të cilin Rusia e mbush me dëshirë”, thekson Sonja Biserko, që drejton në Beograd Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. „Kina vjen nga ana tjetër me shumë para, që ofrohen në formë të kredive, pa standarde dhe pa kritere.”

Kurse Moska i jep mbështetje sidomos Serbisë, që nuk do ta pranojë humbjen e Kosovës. Dihet, se Moska bllokon me veton e saj pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Kurse në Bosnje-Hercegovinë, Rusia mbështet burrin e fortë të serbëve boshnjakë, Milorad Dodik, shkruan dpa. Në këtë vend të shkatërruar nga lufta në vitet 1992-1995, Dodik paralizon zhvillimet me qëndrimet e tij separatiste. Pa harruar Malin e Zi, ku në tetor 2016, një puç i organizuar nga agjentë rusë, por i dështuar, do të duhej të pengonte anëtarësimin e vendit në NATO.

Qëllimi i Rusisë, thekson dpa, është që të krijojë në Ballkan një „brez të vendeve neutrale nga ana ushtarake”, ka thënë ambasadori rus në Shkup, siç duket edhe nga dokumente të brendshme të Ministrisë së Jashtme në Shkup nga viti 2017. Por Moska nuk mundi ta ndalë anëtarësimin e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Serbia e përjashton anëtarësimin pas bombardimeve të vitit 1999. Në Bosnje, Dodik përpiqet të pengojë çdo afrim me aleancën veriore-atlantike.

LEXO EDHE:  Selami: Të bëhet analizë e pastër për humbjen

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Patozit/ Do shkoj deri në Hagë për të vërtetuar se zgjedhjet u vodhën

Kina nga ana e saj me strategjinë e „Rrugës së Re të Mëndafshit” ndjek interesa ekonomike me konceptin e saj ndërkontinental. Ballkani ka rolin e një zone tranziti në këtë kontekst. Pekini ka arritur të marrë shumicën e aksioneve në portin e Pireut, dhe po modernizon hekurudhën mes Beogradit dhe Budapestit. Projektet financohen me kredi jo edhe aq të lira nga bankat shtetërore kineze. Firmat kineze i marrin në dorë ato, shpesh edhe me punëtorë „të importuar” nga Kina. Bilanci i krijimit të vlerës për këto vende kredimarrëse është i dobët. Mali i Zi rrezikon për shkak të një autostrade të financuar nga Kina të futet në borxhe të rrezikshme.

Florian Bieber

Edhe Turqia me presidentin e saj autokrat, Recep Tayyip Erdogan kërkon afrimin me aktorët e politikës myslimane, por jo vetëm me ta. Partia, SDA që kontrollon kryesisht pjesën boshnjake-myslimane e nderon Erdoganin si fatsjellës. Por edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka marrëdhënie të mira me Erdoganin. Interesat e Erdoganit janë kryesisht ekonomike: një treg për mallrat turke. Nga ana tjetër ai kërkon të rrisë edhe influencën gjeopolitike.

Vërtet po e bëjnë për vete Ballkanin Rusia, Kina dhe Turqia?

„Sigurisht entuziazmi në rajon për BE po ftohet dukshëm”, thotë Florian Bieber, Profesor në Institutin e Europës Juglindore në universitetin e Gracit. „Por duhet thënë edhe tjetra, se aktorë të jashtëm si Rusia e Kina nuk kanë shumë për të ofruar. Elitat shpesh të korruptuara dhe autoritare të Ballkanit do t’i pranonin projektet e tyre me dëshirë, jo vetëm që të pasurohen me to. „Por po të shikosh investimet e tyre, krahasuar me ato të BE atëherë ato nuk e kanë atë rëndësi”, thekson politologu, Florian Bieber për dpa.

Bieber përmend edhe një faktor tjetër për të theksuar rëndësinë e BE. Mjafton të pyesësh të rinjtë në Ballkan, se ku do donin të jetonin, thotë ai. „Ata nuk do të përmendin Pekinin, Stambollin apo Shën Peterburgun, por Berlinin ose Vjenën.”/DW

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Kajmaku mision i pamundur për policinë’/ Ironizon ish ministri i Ramës

Publikuar

-

Nga

Ish kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, vijon të jetë në arrati që prej nëntorit.

Megjithatë, nga arratia ai apeloi vendimin e Gjykatës se Apelit e cila la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” , duket se për policinë gjetja dhe kapja e tij, është mision i pamundur.

Lidhur mbi këtë fakt ka reaguar dhe ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i cili përmes ironisë, shkruan se mos vallë e kanë shpallur Gülenist dhe ja kanë çuar Erdoganit.

LEXO EDHE:  Pegida, protestë në Britani, Newcastle reagon me antidemostratë

LEXO EDHE:  Pegida, protestë në Britani, Newcastle reagon me antidemostratë

“Ore, kot të pyes e zunë gjë Kajmakun këta të Policisë që duan?

Ngaqë ka qenë pushim këto kohë pas Tërmetit e se kemi patur shumë mendjen…

Apo mos e kanë shpallur Gülenist dhe ja kanë çuar Erdoganit..!”, shkruan Manjani në reagimin e plotë të tij./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Xhelatët janë po njëlloj”/ Çfarë kishte paralajmëruar Artan Hoxha 3 vite më parë

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka rikujtuar një postim të tre viteve më parë ku jepte alternativat se kush do e qeversite vendin për 4 vitet e ardhshme.

Sipas Hoxhës, u realizua varjanti “b” që ai kishte renditur në postimin e tij të vitit 2017.

“Sapo kishte ardhur viti i ri 2017-te, dhe vendi ndodhej në një vit zgjedhjesh të përgjithshme…
Për fat të keq u realizua varianti “b”, Rama qeveris i vetëm….
Jo me kot kam futur në kllapa shprehjen (Edhe këtë kishim mangut)!!!!
Ja që bëri vaki!!!!”, shkruan Hoxha.

LEXO EDHE:  Anëtari i Këshillit Kombëtar paralajmëron Bashën/ Kreu i PD drejt shkarkimit ?

LEXO EDHE:  Pegida, protestë në Britani, Newcastle reagon me antidemostratë

Sipas tij, pas tri vitesh asgje nuk ka ndryshuar, për të mos thënë që është bërë dhe më keq.
XHELATET janë po njëlloj.

I vetmi ndryshim është se kush e ka spatën më të mprehtë, që të mos vuash shumë para se të të dalë shpirti”, përfundon Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE