Connect with Us

“Familja Pelivani në rrugë të hapur”/ PD thirrje Filos: Lëri tallavatë me drita dhe cirkun me ngjyra

Politikë

“Familja Pelivani në rrugë të hapur”/ PD thirrje Filos: Lëri tallavatë me drita dhe cirkun me ngjyra

Publikuar

-

sotiraq filo kryetar i bashkise korce

Nënkryetarja e PD të Korçës Ledina Alolli ka ngritur akuzat se Bashkia e Korcës po mban peng dëmshpërblimin për 288 familje të prekura nga tërmeti.

Ndonëse ka rreth gjysmë viti, Alolli thotë se përfundimi i proçesit të rikuperimit të dëmeve, duket ende larg.

“Pas muajsh të tërë,zvarritje,abuzime,selektime politike,neglizhencë, shpërfillje dhe mbyllje dere në fytyrë, nga zyrtarët e bashkisë sē Korçēs, sot, 288 familjet që u prekën nga tërmeti,nuk kanë marrë asnjë lek nga dëmshpërblimi i përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Ndërsa u refuzua shpallja e gjendjes së emergjencës,pas fatkeqësisë natyrore,që goditi juglindjen në 1 qershor,megjithë apelin e opozitës,qeveria dhe bashkia,vazhdojnë të mbajnë peng edhe atë pak dëmshpërblim,që zemërgjerët e pushtetit, ja servirën hallexhinjve si lëmoshë shpëtimtare”, u shpreh demokratja në një deklaratë për shtyp, ndërsa ngriti akuzat se familja Pelivani është lënë ditën e djeshme në rrugë të hapur.

“Si të mos mjaftonte tërmeti,që ju shkatërroi shtëpinë, dje,me një urdhër kriminal,është nxjerrë forcërisht nga shkolla e Floqit,ku strehoej prej qershorit, familja Pelivani, e cila së bashku me fëmijët e mitur e kanë gdhirë natën jashtë.

LEXO EDHE:  Bashkia Korçë bën punën e privatit/Ku shkojnë milionat e pastrimit?

Dega lokale e PD,i bën thirrje kreut të bashkisë Sotiraq Filo, të heqë dorë nga arroganca dhe dhuna e të fortit mbi njerëz në nevojë dhe të sigurojë menjëherë strehim për familjen Pelivani, ndryshe, të gjitha pasojat ligjore do të bien mbi ty!

Paradoksalisht,ata që duhet të japin llogari për situaten e krijuar me banorët e prekur nga tërmeti,po mundohen tja lenë në derë fajin njëri- tjetrit,me sulme fletërrufesh,porositur nga Peleshi dhe ekzekutuar nga Sotiraq Filo,i gatshëm në çdo rrethanë,t’i kthejë nderin shokut,që Rama e flaku pa u menduar dy here”, theksoi ajo, teksa i bëri thirrje kryebashkiakut të Korçës Sotiraq Filos sigurojë menjëherë strehim për familjen Pelivani.

“Zoti Filo!

Leri tallavatë me drita dhe cirkun me ngjyra dhe ktheje administratën në punë dhe shërbim,sepse vartësit e tu,ende nuk kanë plotësuar dosjet e 288 familjeve që presin të kompesohen për dëmet e tërmetit”, përfundoi Alolli./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Xhelatët janë po njëlloj”/ Çfarë kishte paralajmëruar Artan Hoxha 3 vite më parë

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka rikujtuar një postim të tre viteve më parë ku jepte alternativat se kush do e qeversite vendin për 4 vitet e ardhshme.

Sipas Hoxhës, u realizua varjanti “b” që ai kishte renditur në postimin e tij të vitit 2017.

“Sapo kishte ardhur viti i ri 2017-te, dhe vendi ndodhej në një vit zgjedhjesh të përgjithshme…
Për fat të keq u realizua varianti “b”, Rama qeveris i vetëm….
Jo me kot kam futur në kllapa shprehjen (Edhe këtë kishim mangut)!!!!
Ja që bëri vaki!!!!”, shkruan Hoxha.

LEXO EDHE:  Video-Policia e Korçës në aksion/ Pesë persona në pranga

LEXO EDHE:  Korça me aeroport/ Nis studimi i fizibilitetit, sa kushton dhe kush e kërkoi

Sipas tij, pas tri vitesh asgje nuk ka ndryshuar, për të mos thënë që është bërë dhe më keq.
XHELATET janë po njëlloj.

I vetmi ndryshim është se kush e ka spatën më të mprehtë, që të mos vuash shumë para se të të dalë shpirti”, përfundon Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ra tërmeti u bëre hoxhë, prift e rabin”/ Komentuesit nuk i ndahen Ramës: Po sillesh sikur jemi në Pakistan

Publikuar

-

Nga

Prej disa kohësh kryeministri Edi Rama publikon në profilin e tij fjalë të shenjta.

Edhe mëngjesin e sotëm ai shkruan: “Predikuesi më i mirë është zemra; Mësuesi më i mirë është koha; Libri më i mirë është bota; Shoku më i mirë është zoti”.

Por një numër i madh ndjekësish kanë “kryqëzuar” me komenrte kryeministrin teksa shprehen të zhgënjyer prej tij.

“Mesa duket po Ben prova për tu bërë hoxhë kur të lësh politikën. Shoku kryeminister beji punët pa u ndjerë se po na nxjerr citate si në kohën e enverit… Jemi në kohëra moderne dhe në mes të Europës kurse ti po sillesh sikur jemi në Pakistan”, shkruan një prej komentuesve.

LEXO EDHE:  Deputeti socialist jep shpresë për çdo shqiptar/ Asgjë nuk do të shikohet nga teserat e partisë

LEXO EDHE:  Furtunë ngaTask-Forca/ Hiqen mbi 60 leje drejtimi në Korçë

Një tjetër thotë: Nuk mbahet shteti me fjalë të thata kryeministër!.

“Ra tërmeti u bëre hoxhë, prift e rabin”, shkruan një tjetër komentues.
Kujtojmë që Rama “ritualin” e fjalëve të shenjta e ndjek që prej nëntorit, kur ndodhi tërmeti tragjik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama zbulon mesazhin e fundit me Bashën/ I kërkova bashkim

Publikuar

-

Nga

avokati zbulon marreveshjen

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar, për herë të parë, një mesazh që i ka dërguar kreut të PD-së, Lulzim Basha pas tërmetit të 26 nëntorit.

Rama tregoi se nuk kishte komunikuar me Bashën që prej kohës kur opozita ishte në parlament.
Me tej, kryeministri sqaroi se pas tërmetit i dërgoi mesazh Bashës ku i sugjeronte që të ishin bashkë.

LEXO EDHE:  Zbulohet Bashkia e tretë, ku LSI tradhëton PD-në

LEXO EDHE:  Korçë/Arrestohen tre doganierë

“Unë i kam çuar një mesazh në ditët pas tërmetit për t’i kërkuar…sugjeruar që të jemi bashkë, dhe kaq. Komunikimi i fundit me të ka qenë kur PD, ka qenë ende në parlament”, tha Rama i ftuar në emisionin ‘Java’ në RTSH./CNA.al

LEXO TE PLOTE